millan radoicic
KOSOVË- Emri i ish-politikanit serb të Kosovës, njëherësh të akuzuarit kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, Millan Radoiçiç, është i njohur për shumë qytetarë të Gjakovës. Që nga viti 1999, emri i tij është përmendur në mesin e familjeve gjakovare, të cilave iu vranë familjarë në kohën e luftës, thotë Luljeta Sharani nga Gjakova.
Sharani, së cilës më 10 maj 1999 iu vranë burri, dy djemtë dhe dy kunetërit, thotë se emrat e serbëve që morën pjesë në dëbimin dhe vrasjen e civilëve shqiptarë janë dërguar prej kohësh në Prokurori.
“Është folur jo vetëm emri i Millan Radoiçiçit, por i të gjithë të tjerëve që kanë marrë pjesë në vrasje”, thotë Sharani.
Nën dyshimet për përfshirje në krime lufte në periudhën 1998-1999, së fundi Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi fletarrestime për Millan Radoiçiçin dhe 19 persona të tjerë. Radoiçiç dhe të tjerët akuzohen se, në bashkëkryerje, ndërmorën veprime kriminale që çuan në torturimin dhe vrasjen e 106 civilëve shqiptarë.
Disa familjarë të viktimave, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se “dihen” emrat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Serbisë dhe të civilëve serbë që morën pjesë në vrasjet në rajonin e Gjakovës.
Në majin e vitit 1999, Ngadhnim Bicurri ishte 17 vjeç. Ai është në mesin e pak të mbijetuarve të aksioneve të forcave serbe, të kryera nga 7 deri më 10 maj 1999. Bicurri thotë se pa me sytë e tij personat që ia çuan në ekzekutim babanë, Feratin 47-vjeçar, dhe dy xhaxhallarët, Esatin 49-vjeçar dhe Nexhdetin 37-vjeçar.
“Emrat nuk ua kam ditur, por i kam mësuar pasi ka ndodhur rasti”, tregon Bicurri. Si Bicurri, ashtu edhe Sharani, thonë se personalisht nuk e kanë parë Millan Radoiçiçin, por konfirmuan se kanë dëgjuar emrin e tij si pjesëmarrës në tortura, dëbime dhe vrasje të shqiptarëve.
Akuzat me të cilat ngarkohen Radoiçiç dhe të tjerët
Grupi i të dyshuarve përbëhet nga 20 persona, në mesin e tyre pjesëtarë të forcave ushtarake e policore, si dhe serbë jashtë këtyre strukturave shtetërore. Pjesë e këtij grupi, sipas Prokurorisë së Kosovës, janë: Millovan Kovaçeviç, Radomir Çoliç, Millosh Gjoshan, Predrag Ristiç, Sërgjan Kërstiç, Lubisha Obradoviç, Zhivko Sariç, Spaso Sariç, Llazar Drashkoviç, Zvonko Ristiç, Darko Gligorijeviç, Çedomir Bozoviç, Vlladimir Bozhoviç, Robert Dobrunaj, Radomir Rakoviç, Lubisha Rakoviç, Millosh Shqepanoviç, Millan Radoiçiç, Svetisllav Glligorijeviç dhe Tomica Avramoviç.
Prokuroria dyshon se ky grup nxori me forcë civilët, “duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptar”. Këto veprime kriminale, grupi dyshohet se i kreu në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur “Ura e Taliçit” në Gjakovë, nga 7 maj e deri më 10 maj të vitit 1999. Shumica e trupave të të vrarëve në periudhën mes 7 dhe 10 majit 1999 u gjetën pas luftës, në afërsi të Beogradit, në Batajnicë të Serbisë.
Grupi akuzohet edhe për vepra të tjera penale, përfshirë arrestimin dhe burgosjen e më shumë se 300 civilëve shqiptarë, të cilët dyshohet se “u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin trajtim njerëzor”. Veprat për të cilat akuzohen Radoiçiç dhe të tjerët, sipas Kodit Penal, janë të dënueshme nga 5 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm. Deri më tani, nuk dihen përgjegjësitë individuale të të dyshuarve për të cilët janë lëshuar fletarrestime. Në të njëjtën kohë, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka njoftuar për ngritje të aktakuzës.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për detajet e vendimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve ndaj të akuzuarve, dhe nëse ka pasur ndonjë kontakt me Prishtinën në lidhje me këtë rast. Publikimin e fletarrestimeve në këtë kohë e cilëson të pakuptimtë drejtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.
Me ketë veprim, thotë ai, u është dhënë më shumë hapësirë të dyshuarave të shmangin drejtësinë, derisa shpreh habi për vonesën në hetimin e këtij rasti.
“Është pak për t’u habitur pse më herët nuk është përgatitur lënda. Nuk është hulumtuar. Ne e dimë që njëri prej tyre [Millan Radoiçiç], vite më parë ka qenë prezent në Kosovë. Ka lëvizur nëpër Kosovë dhe ka mundur të arrestohej”, shprehet Blakaj.
“Ne dimë që Radoiçiç ka qenë i përfshirë në politikë. Ka qenë edhe në Prishtinë. Pra, ka mundur lehtësisht të arrestohej”, thekson Blakaj. Krahas këtij fletarrestimi, Radoiçiç kërkohet nga institucionet e Kosovës edhe për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës, e mori vetë Radoiçiç.
Ani pse besojnë se hetimi i këtij grupi nisi me shumë vonesë, familjarët e viktimave urojnë të ketë drejtësi. Shpresën thonë të mos e kenë humbur ende.
“Unë trupin e babës e kam marrë copa-copa. Unë ende trupin e babës e kam të varrosur pa kokë. Por, shpresojmë në drejtësi. Më mirë vonë se kurrë”, shprehet Ngadhnim Bicurri.
Trupi i babait dhe dy xhaxhallarëve të Bicurrit u gjetën pas luftës, në varrezën masive në afërsi të kryeqytetit serb, në Batajnicë. Në të njëjtin vend u gjetën edhe trupat e gjashtë familjarëve të Luljeta Sharanit, e cila uron që të arrestohen dhe dënohen të gjithë të dyshuarit për këto vrasje.
“Tepër vonë i ka rënë ndër mend Prokurorisë se çfarë duhet të bëjnë. I vetmi ngushëllim i yni është drejtësia”, shprehet Sharani./REL
millan radoicic lufta ne kosove
Artikuj te sugjeruar
BOTA
3 Maj17:33
Nga marrëveshja për mineralet tek armëpushim 30-ditor, Zelenskyy zbulon se çfarë diskutoi me Trump në Vatikan
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se biseda e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Vatikan&...
r.ll
BOTA
3 Maj17:30
"Frika vjen duke u rritur"/ BBC: Si po përgatiten qytetarët e zakonshëm për një pushtim të mundshëm rus?
foto ilustruese
POLONI- Në një poligon stërvitjeje ushtarake pranë qytetit të Wroclaw, qytetarë polakë të zakonsh&...
BOTA
3 Maj17:21
Pamjet bëhet virale në rrjet, australianët i drejtohen kutive të votimit me rroba plazhi (FOTO)
AUSTRALI- Disa foto që kanë qarkulluar në interenet, ku tregojnë australianët duke votuar, por të veshur vetëm me rrob...
r.ll
BOTA
3 Maj16:12
Zgjedhjet në Australi/ Albanese fiton mandatin e dytë si kryeministër me shumicë dërrmuese votash, Dutton pranon humbjen e partisë së tij
anthony albanese
AUSTRALI- Anthony Albanese i Partisë Laburista, kryeministri i Australisë, ka fituar zgjedhjet me një shumicë dë...
r.ll
BOTA
3 Maj16:00
U sëmur gjatë vizitës në SHBA dhe u kthye menjëherë në Serbi, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më...
r.ll
BOTA
3 Maj16:00
Gazetaria nën rrethim: Realiteti vdekjeprurës i raportimit nga vijat e frontit në Ukrainë
foto ilustruese
UKRAINË- Vira Hyrych kishte punuar si producente për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë deri më 28 pr...
BOTA
3 Maj15:41
Konklavi për zgjedhjen e Papës së rinë Vatikan/ Kardinalët nxitin debate për pasardhësin e kreut të Kishës
ROMË- Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do të zhvillohet t&...
BOTA
3 Maj15:20
Zelenskyy: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duk...
n.f
BOTA
3 Maj14:59
Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, 38-vjeçares i shpërthen bomba në dorë, humb jetën në spital në Selanik
SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në erë me një ...