BOTA

Kosova nis vitin me thellim të deficitit tregtar

n.f Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 14:56

Kosova nis vitin me thellim të deficitit tregtar

KOSOVË- Deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm në muajin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e fundit zbulojnë sërish një dallim të madh mes eksportit dhe importit të mallrave.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2025. Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 29,6% në muajin janar 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 414,1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 319,6 milionë euro në vitin 2024.

Eksporti i mallrave në muajin janar 2025 kishte vlerën 59,7 milionë euro, ndërsa importi 473,8 milionë euro, që është një rënie prej (-1,1%) për eksport, si dhe një rritje prej 24,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 14,0% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11,5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,6% e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili.

Tregtia e jashtme e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar kryesisht drejt Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit. Eksportet në BE arritën në 22,5 milionë euro, me një rritje prej 22,3 për qind. Partnerët kryesorë ishin Gjermania, Italia dhe Holanda.

Në anën tjetër, importet nga BE-ja arritën në 204,5 milionë euro , me një rritje prej 24,4 për qind. Gjermania mbetet furnizuesi kryesor, e ndjekur nga Italia dhe Greqia. Sa i përket tregtisë me vendet e CEFTA-s, eksportet arritën në 24,1 milionë euro, me një rritje prej 10,8 për qind.

Importet nga CEFTA arritën në 83,6 milionë euro, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin furnizuesit kryesorë. Në tregtinë me vendet e tjera të botës, eksportet arritën në 13,1 milionë euro, ku Zvicra dhe ShBA-ja ishin destinacionet kryesore. Importet nga vendet jashtë BE-së dhe CEFTA-s arritën në 185,7 milionë euro, ku Turqia dhe Kina kryesuan listën.

Importet e Kosovës me vendet e BE-së

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204,5 milion Euro, ose 43,2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24,4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,1%), Italia (6,1%), Greqia (4,5%), etj.

Importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 83,6 milion Euro, ose 17,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 45,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (7,7%), Shqipëria (6,2%), Serbia (3,0%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 185,7 milion Euro, ose 39,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12,9%) dhe Kina (12,1%).

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,5 milionë euro, ose rreth 37,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,8%), Italia (4,0), Holanda (3,9%), etj.

 Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24,1 milionë euro, ose 40,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 10,8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (15,5%), Shqipëria (14,5%), Serbia (4,5%), Mali i Zi (4,4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 13,1 milion Euro, ose 21,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,8%) dhe SHBA (2,8%). /Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë