BOTA

Kosova përfaqësohet për herë të parë si palë e barabartë në CEFTA

n.f Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 15:33

Kosova përfaqësohet për herë të parë si palë

KOSOVË- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi rajonal për vitin 2025. Këtë radhë, pas Samitit të Berlinit, Kosova u përfaqësua në CEFTA si palë e barabartë, pa praninë e UNMIK-ut. Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi rajonal në vitin 2025.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,  ka thënë se për herë të parë, Kosova përfaqësohet në CEFTA si palë e barabartë, pa praninë e UNMIK-ut, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe forcimit të rolit në proceset ekonomike rajonale.

“Po ju ftojmë për takimin special që këtë vit kryesohet nga Kosova, për herë të parë nga institucionet dhe zëri i saj dhe pa përfaqësimin e UMNIK-ut. Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar në tetor të vitit të kaluar kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta dhe përkushtimin të Kosovës për të rregulluar statusin, që atëherë në takimet të komuniteteve Kosova përfaqësohet nga institucionet e saj”.

Tutje ajo shtoi se ky është gjithashtu një vit i veçantë, pasi Kosova mban kryesinë e CEFTA-s, duke udhëhequr agjendën rajonale për lehtësimin e tregtisë dhe integrimin ekonomik.

“Ky vit është i veçantë sepse kryesojmë procesin e CEFTA nga Kosova por edhe sepse po fillojmë një fazë të re drejtë tregut të përbashkët rajonal. Kosova ishte nikoqir i këtij takimi speciale të Komunitetet të CEFTA-s, që shënon fillimin zyrtarë të kryesimit tonë. Kosova do të ketë një kryesim aktiv me synim arritjen e zbatimit të suksesshëm të vendimit të CEFTA-së të miratuara vitin e kaluar dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe të sigurojmë zbatimin e masave të CEFTA-së në kuadër të planit të veprimit të tregut rajonal. Kosova ka marrë katër vendim që i morëm në këtë takim special”.

Ndërkaq, David Hudson nga Komisioni Evropian, që ishte pjesë e takimit të vendeve të CEFTA-s, tha se ky mekanizëm synon të sjell benefite te bizneset dhe konsumatorët vendorë. Ai e mirëpriti edhe dakordimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara drejt tregut të përbashkët rajonal

“Kemi arritur disa progrese në këtë vit. Kjo është me rëndësi pasi CEFTA nuk është një marrëveshje burokrate por një marrëveshje që sjell benefite te bizneset dhe konsumatorët tonë. Mënyra e bashkëpunimit në kuadër të CEFTA-s orientohen në mënyrën e bashkëpunimit të BE-së, ku i njëjti duhet të jetë konstruktiv. Ne shpresojmë që duke integruar ekonominë rajonale dhe pastaj në atë të BE-së të dyfishohen të ardhurat për person të shteteve anëtare. Sot ka qenë shkalla e parë për të arritur këtë dhe shpresojmë që të arrihet edhe të tjera”.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, janë miratuar katër vendime të rëndësishme, të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit. Gjithashtu, janë prezantuar prioritetet e kryesimit të Kosovës, të cilat përfshijnë iniciativa kyçe për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe lehtësimin e zhvillimit ekonomik.

Kosova ishte përfaqësuar në CEFTA – marrëveshjen që synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve – përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.

Mirëpo, Kosova që nga tetori i vitit 2024 përfaqësohet nga institucionet e saj, pa prezencën e UNMIK. Shtetet anëtare të CEFTA-s janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia. Rumania, Bullgaria dhe Kroacia u tërhoqën nga CEFTA pas anëtarësimit të tyre në BE./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë