BOTA

Përleshje e dhunshme mes forcave qeveritare dhe besnikëve të Assadit në Siri, mbi 70 persona të vrarë

E.D Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 13:16

Përleshje e dhunshme mes forcave qeveritare dhe besnikëve të

SIRI- Forcat e lidhura me sundimtarët e rinj të Sirisë janë përfshirë në luftime të ashpra me luftëtarët besnikë të presidentit të rrëzuar, Bashar al-Assad, në një zonë bregdetare të vendit. Kjo është përplasja më e rëndë në Siri që nga dhjetori, kur rebelët rrëzuan Assadin dhe vendosën një qeveri kalimtare islamike. Një grup monitorues i luftës, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se më shumë se 70 persona janë vrarë.

BBC shkruan se përplasjet filluan kur forcat qeveritare ranë në pritë gjatë një operacioni të sigurisë në Latakia. Forca shtesë janë dërguar, dhe video të postuara online tregojnë të shtëna me armë në disa zona. Rajoni bregdetar është zemra e pakicës Alawite dhe një bastion i familjes Assad, e cila i përket këtij sekti. Ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të premten se 71 persona ishin vrarë, përfshirë 35 anëtarë të forcave qeveritare, 32 luftëtarë të lidhur me ushtrinë e regjimit të mëparshëm dhe katër civilë.

Përplasjet lanë dhjetëra të tjerë të plagosur, tha grupi për të drejtat e njeriut. Luftëtarë të armatosur, disa prej regjimit të mëparshëm, u kishin zënë pritë forcave ushtarake, pikave të kontrollit dhe selive përgjatë vijës bregdetare, sipas organizatës. Luftëtarë vendas morën nën kontroll zona ushtarake dhe u strehuan në zonat malore të Latakias për të nisur sulme, ndërsa të tjerë u fshehën në qytetin Jableh. Anëtarë të ushtrisë së regjimit të mëparshëm janë vendosur në disa qytete dhe fshatra bregdetare, ndërsa forcat ushtarake janë zënë në pritë në autostrada.

Vonë të enjten, agjencia e lajmeve Step, me bazë në Siri, raportoi se forcat e lidhura me qeverinë kishin vrarë “rreth 70” luftëtarë të regjimit të mëparshëm, ndërsa më shumë se 25 të tjerë u kapën në Jableh dhe zonat përreth. Gjithashtu BBC raporton edhe për përplasje në qytetet Homs dhe Alepo. Të shtëna armësh në rrugët rezidenciale të Homsit mund të dëgjoheshin në video.  Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë, kolonel Hassan Abdul Ghani, i dërgoi një paralajmërim besnikëve të Assaddit që po luftojnë në Latakia përmes medias shtetërore.

“Mijëra kanë zgjedhur të dorëzojnë armët dhe të kthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa disa këmbëngulin të arratisen dhe të vdesin duke mbrojtur vrasës dhe kriminelë. Zgjedhja është e qartë: dorëzoni armët ose përballuni me fatin tuaj të pashmangshëm,” tha ai.

Rajoni është bërë një sfidë e madhe sigurie për presidentin e përkohshëm Ahmed al-Sharaa. Aktivistët Alawitë thanë se komuniteti i tyre është përballur me dhunë dhe sulme që nga rrëzimi i Assaddit, veçanërisht në zonat rurale të Homsit dhe Latakias. Ai gjithashtu po përballet me rezistencë në jug, ku ka pasur përplasje me forcat Druze ditët e fundit.

Më herët këtë javë, ministri i Jashtëm i Sirisë i tha organizatës ndërkombëtare për mbikëqyrjen e armëve kimike se qeveria e re ishte e përkushtuar për të shkatërruar çdo stok të mbetur të prodhuar gjatë regjimit të Assaddit. Qeveria e Assaddit mohoi ndonjëherë përdorimin e armëve kimike gjatë luftës civile 14-vjeçare, por aktivistët e akuzuan atë për dhjetëra sulme kimike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë