BOTA

Kostoja e kultivimit: Bujqit e Kosovës ndiejnë peshën e taksës

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2024, 16:03
Kostoja e kultivimit: Bujqit e Kosovës ndiejnë peshën e
Foto ilustruese

KOSOVË- “Është e papërballueshme. Na duhen lehtësira e jo ngarkesa të tilla financiare”, thotë bujku Valon Vehapi. Prej vitesh, ai kultivon mbi 150 hektarë tokë me prodhime të ndryshme bujqësore në komunën e Lipjanit - pjesa qendrore e Kosovës.

Por, nisur nga ky vit, ka edhe kosto shtesë: pagesën e tatimit për tokën bujqësore. Kjo taksë ka nisur të aplikohet në bazë të Ligjit për Tatim në Pronën e Paluajtshme, i cili është ndryshuar dhe plotësuar nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2023.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës siguron se disa bujq do të kenë lehtësime, por nga organizatat që i mbështesin bujqit, thonë se taksa do t’i dëmtojë dhe do t’i demotivojë ata për të punuar tokat. E pyetur nga REL-i se si është duke shkuar procesi i pagesës - afati për të cilën përfundon më 30 shtator - kjo ministri nuk u përgjigj.

Me ligj, ata që nuk e paguajnë tatimin, ndëshkohen me gjobë prej 10% të vlerës së tatimit të papaguar. Tatimi për tokat bujqësore përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës - përkatësisht çmimi për metër katror - me normën tatimore.

Në përgjigjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se “norma tatimore për vitin 2024 ndryshon nëpër komuna nga 0.10% deri në 0.15% - varësisht zonës, kategorisë së tokës dhe vlerës së tregut”.

Vehapi, mbi 140 hektarë të tokave që i shfrytëzon, i ka me qira dhe për ta paguan nga 80 deri në 300 euro për hektar, varësisht vlerës së pronës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se pronarët e tokave ia kanë dorëzuar atij faturat e tatimit.

“Nga një faturë i kam paguar 70 euro për një hektar. Faturat e tjera kanë qenë me vlera më të ulëta”, thotë Vehapi.

Bashkim Zejnullahu, udhëheqës i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se hapësira e tokës së punueshme në Kosovë edhe ashtu është e pamjaftueshme - taksa, sipas tij, do t’i shtyjë buqit të heqin dorë nga punimi i tokës.

Nga kulmi i inflacionit në vitin 2022 e këndej, bujqit janë përballur me sfida të vazhdueshme, që kanë nisur me shtrenjtimin e naftës dhe të produkteve të tjera për prodhim dhe kanë vazhduar me mungesën gjithnjë e më të madhe të punëtorëve.

Në veprimtarinë e tyre shpesh kanë luajtur rol edhe kushtet klimatike, që i kanë zvogëluar të korrat. Qeveria e Kosovës, nga viti 2022, ndan subvencione për bujqit, por ata, prapëseprapë, nuk arrijnë t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve të Kosovës, sidomos për grurë.

Zejnullahu pret që, sivjet, të ketë edhe më pak prodhime të grurit dhe çmimet e këtij produkti të jenë më të larta. Ai nuk është kundër tatimit, por thotë se “nuk është dashur të ngarkohet bujku që e punon tokën, por ai që nuk e punon”.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se vendi ka mbi 512 mijë hektarë tokë të përshtatshme për bujqësi, por për qëllime të ndryshme shfrytëzohen mbi 420 mijë hektarë.

Sipas ASK-së, rreth 189 mijë hektarë shfrytëzohen për rritjen e kulturave bujqësore, mbi 217 mijë hektarë hyjnë në kategorinë e livadheve dhe kullotave, ndërsa sipërfaqet e tjera janë plantacione për pemë, perime dhe kopshte.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar, që do të thotë se importon më shumë sesa eksporton, përfshirë këtu edhe prodhime bujqësore.

Vendi nuk i plotëson as nevojat e popullatës për grurë dhe importon nga fqinjët ose vendet e Bashkimit Evropian. Prodhimi vendor i grurit, ndër vite, është rreth 300 mijë tonë, kurse nevojiten mbi 410 mijë tonë. Saktësisht një vit më parë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar për reduktim të sipërfaqes së tokës së punuar në Rahovec - komunë ku, sipas të dhënave zyrtare, afro 65 për qind e popullatës e sigurojnë ekzistencën nga aktivitetet bujqësore.

Afrim Limani, drejtor për buxhet dhe financa në Komunën e Rahovecit, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se tatimi në toka bujqësore ka nisur të paguhet, por “jo në masë”. Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, thotë se tatimi për tokat bujqësore është dashur të shtyhet derisa të ketë një qëndrueshmëri në këtë sektor.

“...sepse kjo më pas ndikon me import marramendës, pasi fermerët përballen me konkurrencë të fuqishme, nëse nuk i mbështet dikasteri përkatës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës konfirmon se ka nisur të pranojë tashmë disa ankesa nga bujqit.

“Kjo nuk është në rregull”, thotë udhëheqësi i kësaj shoqate, Tahir Tahiri, duke shtuar se, së shpejti, do të mbahet mbledhja e kryesisë së sindikatave dhe ankesat e bujqve do të adresohen tek autoritetet përgjegjëse.

Duke e paraqitur si një lloj lehtësimi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve thotë se tokat bujqësore në vlerë deri në 50 mijë euro, nuk do t’i nënshtrohen tatimit në pronë.

“Fermeri vendos vetë se cilën njësi bujqësore që arrin vlerën deri në 50 mijë euro, dëshiron ta lirojë nga tatimi. Kërkesa për lirim bëhet në komunën përkatëse, ku gjendet parcela”, sqaron ministria.

Vehapi, i cili kultivon kryesisht grurë, thotë se kjo është e pamjaftueshme, pasi, siç shprehet, çdo hektar toke që e punon në komunën e tij, llogaritet mbi 50 mijë euro. Derisa fushata e korrje-shirjeve pritet të nisë në më pak se dy muaj, Vehapi thotë se është duke u hamendur nëse, vitin e ardhshëm, do të vazhdojë ta mbjellë sipërfaqen e njëjtë të tokës, apo do ta zvogëlojë atë.

Marrë nga REL

bujqesi takse kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë