BOTA

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz: Pa ne asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë!

n.f Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 17:00

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz: Pa ne asgjë nuk do të ecë

GJERMANI- Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Mbrojtja, ruajtja e bazës industriale në Gjermani, besimi i Evropës qenë disa nga temat. Auron Dodi ndoqi aktivitetin.

Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz u prit me interes, pas debatit të nxehtë në Bundestag javën e kaluar, për mocionet e CDU-së për migrimin. 

Merz i krahasoi zgjedhjet e vitit 2025 me zgjedhjet e vitit 1949 (pas luftës), të vitit 1953 (për ekonominë), të vitit 1972 (fitorja e socialdemokratit Willy Brandt), 1990 (ribashkimi i Gjermanisë). Zgjedhjet e 23 shkurtit i quajti vërtet "zgjedhje për fatin", përballë "zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë."

"Përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme"

Elementi i parë ku u ndal Merz qe siguria, mbrojtja. CDU-ja kërkon në programin e saj që minimumi i shpenzimeve për mbrojtjen të jetë 2% të PBB. "Vendimtare është që ne të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta bëjmë këtë mundësisht me të tjerë, si p.sh. me fqinjët evropianë", tha ai.

"Kjo do të na kërkojë përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme"e përgatiti Merz publikun. Rëndësi për të ka "që të kemi mjetet" financiare dhe që ato të përdoren "me efikasitet." "Evropa ka 17 tipe të ndryshëm tankesh", SHBA ka vetëm 2, kujtoi Merz. "Ne duhet të thjeshtojmë, të standardizojmë dhe të rritim numrin e porosive".

"Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve”
Merz la të kuptohet se një politikë ndryshe me të nuk do të thotë izolim nacional, ndonëse u shpreh përnjë "Gjermanitë fortë". Ai quajti "një nga pikat qendrore të politikës" vitet e ardhshme që Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve te ajo.

Këtë Merz e merr si mesazh nga koha e ribashkimit të Gjermanisë. Në vitet 1989-1994 ai kishte përjetuar si eurodeputet i Parlamentit Evropian reagimet e fqinjëve për ribashkimin e Gjermanisë. "Francezët na besuan, sepse i besuan Helmut Kohlit", tha Merz. Ai kërkoi që Gjermania të përcjellë "një sinjal të qartë" te partnerët, si në traditën e Republikës së Bonnit.

"Është gjë që nuk shkon, që ne të kemi një distancë të tillë me fqinjin tonë në Perëndim...dhe në Lindje"."Ndryshe nga mbajtësi aktual i postit, unë do t'i kushtoj një pjesë të konsiderueshme të kohës sime rivendosjes së marrëdhënieve më të mira me fqinjët tanë evropianë, veçanërisht, por jo vetëm, me Francën dhe Poloninë", u zotua Merz.

"Pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë në Evropë"


Njëkohësisht, Merz kujtoi se "ne e dimë, të paktën që nga Bismarku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë". Kjo nuk është arrogancë gjermane, tha ai. "Ne jemi vendi më i populluar, ekonomikisht jemi ende vendi më i fuqishëm. Jemi aq shumë në qendër të Evropës, saqë pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë".

Fuqinë ekonomike të Gjermanisë, Merz e ilustroi kur shpjegoi synimin e CDU/CSU, për një rritje 2% të ekonomisë gjermane. "Kjo përfaqëson 90 miliardë euro rendiment ekonomik" më shumë se tani, kujtoi ai.

Ekonomia - më e rëndësishmja për CDU


CDU/CSU shihet në Gjermani tradicionalisht e lidhur me një politikë të fortë ekonomike. Firmat konsulente i kanë rekomanduar Merzit tani që të përqendrohet në këtë kompetencë, që nuk shihet se e kanë partitë e tjera. Ndaj temën e migrimit ai vetëm sa e preku në fund.

Përfytyrimi bazë i politikës ekonomike të CDU/CSU-së, sipas Merz, është krijimi i kushteve kuadër më të mira për të gjithë, jo subvencione të mëdha për pak (si p.sh. për teknologjitë e gjelbra).

Ndryshimi "brutal" i SHBA nga Trump, tha Merz, në këtë kuadër mund të tërheqë shkencëtarë në Evropë. "Të parët po vijnë në Gjermani", dhe thonë liritë dhe klima politike që keni janë ndoshta më të mira për ne.

"50 termocentrale të reja me gaz"


"Ky vend duhet të mbetet vend industrial", deklaroi Merz. 300.000 vende pune humbën në tri vitet e kaluara në industri, kujtoi ai. Në këtë kuadër tha se ne duam që pas 10 vjetësh nga automjetet të mos dalë më dioksid karboni CO2. "Por se çfarë teknike motorike ka automjeti, këtë politika nuk mund ta thotë", tha Merz. Me këtë ai theksoi mbështetjen e partisë së tij për motorin me djegie të brendshme.

Pasi kritikoi si absurde mbylljen e centraleve bërthamore në Gjermani, Merz u ndal te termocentralet me gaz. CDU/CSU mbështesin ndërtimin e shpejtë të 50 termocentraleve me gaz në Gjermani - duke i shpallur ato "me interes mbizotërues publik".

"Shfrytëzim i të dhënave", më shumë se "mbrojtje e të dhënave"


Produktivitetin në Gjermani, CDU/CSU do ta nxisë duke ulur tatimin për ndërmarrjet. Ai do të jetë 25% "një normë tatimore konkurruese". Për të nxitur digjitalizimin, partia e tij do të ngrejë një ministri të posaçme.

Si një burim suksesi për Inteligjencën Artificiale (AI) në Gjermani, Merz sheh shfrytëzimin e bazës së të dhënave, që kanë sipërmarrjen. Dhe përqendrimin "te shfrytëzimi i të dhënave", më shumë se te "mbrojtja e të dhënave", këshillë që Merz e kishte marrë për Gjermaninë nga shefi i Microsoftit.

Më shumë punë përballë punës inteligjente


Merz kërkoi ndryshim të qëndrimit ndaj punës e që Gjermania "të përveshë krahët për punë". Puna nuk duhet parë si "ndërprerje e pakëndshme e kohës së lirë", tha ai. Me "ekuilibrin punë-jetë(work-life) dhe me javë pune katërditëshe" ai tha se nuk mund të ruhet mirëqënia e Gjermanisë.

Migrimi - temë dytësore në fjalim


Sondazhet e deritashme nuk i dëshmojnë CDU/CSU përfitim nga debati i javës së kaluar në Bundestag për migrimin. Sondazhe të reja të rëndësishme do të publikohen deri të premten.

Sidoqoftë, Merz tha në Bonn kalimthi se me temën e migrimit ishte marrë kundër dëshirës. Por i detyruar nga atentatet në Aschaffenburg, Magdeburg e Solingen; nga fakti që problemi i migrimit duhet zgjidhur; nga fakti se për tre vjet nën qeverinë "semafori" AfD-ja e kishte dyfishuar mbështetjen nga 10% në 20 %.

"Unë nuk do të zgjas kurrë dorën për të bashkëpunuar me AfD-në apo për të formuar një qeveri”, tha Merz.

"Çdo votë për AfD, të nesërmen e zgjedhjeve pa vlerë" praktike

Kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz kujtoi se çdo votë për AfD-në, që të nesërmen e zgjedhjeve, do të jetë pa vlerë. Kjo pasi asnjë parti gjermane, as CDU/CSU, nuk duan të kenë të bëjnë me AfD. Ndaj kërkoi votën për partinë e tij.

Jashtë sallës së aktivitetit të CDU-së, në një të ftohtë të acartë rreth 1500 vetë protestonin. Kundër së djathtës, ekstremizmit të djathtë. Dhe kundër CDU-së që pranoi votat e AfD-së për planin pesë-pikësh në Bundestag./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë