BOTA

“Krijon drithërima!" Shqetësimet rreth marrëdhënies Musk-Putin, ish-shefi në kabinetin e CIA-s: Rusia ka shërbime sigurie oportuniste që do të përfitojnë nga çdo mundësi

M.B. Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 07:54

“Krijon drithërima!" Shqetësimet rreth

SHBA- Njoftimet se miliarderi Elon Musk ka biseduar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir Putin po bëjnë ende jehonë ndër zyrtarët dhe ish-zyrtarët amerikanë, gati pothuajse një javë pasi u bë i ditur fillimisht lajmi për këto biseda.

Musk, i cili zotëron kompaninë e prodhimit të makinave elektrike Tesla dhe platformën e mediave sociale X, zotëron gjithashtu kompaninë komerciale të fluturimeve hapësinore SpaceX, që ka kontrata të shumta me qeverinë amerikane, me projekte për Departamentin e Mbrojtjes dhe agjencinë amerikane të hapësirës NASA.

Një pjesë e kësaj pune është aq konfidenciale saqë Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë zotit Musk çertifikatë sigurie të nivelit të lartë për shkak të njohurive të tij për programet, duke ngritur shqetësime mes disave se informacionet dhe aftësitë tepër sekrete të Shteteve të Bashkuara mund të jenë në rrezik.

Dhe sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe rusë që folën për gazetën The Wall Street Journal, shqetësime të tilla mund të jenë të justifikuara.

Gjatë njërës prej bisedave, thanë zyrtarët, Presidenti rus Putin dyshohet se i kërkoi zotit Musk të mos aktivizonte mbi Tajvanin, si një favor për Kinën, shërbimin Starlink, një filial i kompanisë SpaceX që ofron lidhje satelitore interneti.

"Unë mendoj se kjo duhet të hetohet", tha administratori i NASA-s Bill Nelson në Samitin Botëror të Ekonomisë ‘Semafor’ të premten e kaluar, një ditë pasi gazeta publikoi artikullin e saj.

"Nuk e di nëse kjo histori është e vërtetë", tha zoti Nelson, duke shtuar, se nëse është, "mendoj se kjo do të ishte shqetësuese, veçanërisht për NASA-n, për Departamentin e Mbrojtjes, për disa nga agjencitë e zbulimit".

Rusia dhe zoti Musk mohojnë të ketë patur telefonata të shpeshta

Musk ka mohuar më parë të ketë patur telefonata të shpeshta me Presidentin rus Putin. Në vitin 2022, zoti Musk tha se kishte folur me udhëheqësin rus vetëm një herë, por gazeta The Wall Street Journal tha se ka patur biseda të përsëritura që atëherë.

Musk nuk ka komentuar dhe nuk i është përgjigjur në rrjetin X artikullit të gazetës. Rusia gjithashtu ka mohuar se ka patur biseda të shpeshta mes Presidentit Putin dhe zotit Musk. Dhe Pentagoni deri më tani ka refuzuar të përgënjeshtrojë apo të konfirmojë akuzat.

"E kemi parë raportimin nga The Wall Street Journal, por nuk mund të konfirmojmë vërtetësinë e këtyre njoftimeve", i tha Zërit të Amerikës zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Sue Gough në një email të premten vonë.

"[Ne] do t'ju drejtonim tek zoti Musk për të folur për komunikimet e tij private", tha zonja Gough, duke shtuar se me ligj departamenti nuk komenton detajet ose statusin e çertifikatës së sigurisë të asnjë personi.

“Ne presim që të gjithë ata që kanë marrë një çertifikatë sigurie, përfshirë kontraktorët, të ndjekin procedurat e përcaktuara për raportimin e kontakteve me të huajt”, tha ajo.

Ish-zyrtarët e zbulimit amerikan që folën për Zërin e Amerikës thanë se bisedat e raportuara, që kur u konfirmuan nga organizata të tjera amerikane të lajmeve duke cituar burimet e tyre konfidenciale, ngrenë pikëpyetje të rëndësishme.

"Nuk ka dyshim se Rusia po kultivon shumë kanale të mundshme ndikimi në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera perëndimore", tha Paul Pillar, një ish-oficer i lartë i CIA-s, që tani jep mësim në Universitetin Georgetown.

“Rusia do ta konsideronte një sipërmarrës të pasur dhe me ndikim si zotin Musk, si një kanal potencialisht shumë të dobishëm dhe kështu një marrëdhënie që ia vlen të ushqehet”, shtoi ai.

Larry Pfeiffer, ish-shef kabineti në CIA dhe ish-drejtues i lartë i në qendrën operacionale në Shtëpinë e Bardhë, është gjithashtu i kujdesshëm.

“Krijon drithërima”, i tha ai Zërit të Amerikës.

“Nëse njoftimet për bisedat e përsëritura të Musk-ut me Vladimir Putinin janë të vërteta, unë patjetër do të kisha disa shqetësime”, tha zoti Pfeiffer. “Rusia nën Putinin do të kultivojë mbështetje kudo që mundet nëpërmjet blerjes, mashtrimit, apo shtrëngimit”.

“Putini ka shërbime sigurie oportuniste që do të përfitojnë nga çdo mundësi për t'i bërë udhëheqësit e biznesit të huaj të ndikojnë në qeveritë e tyre për t'u lidhur me interesat ruse”, tha ai.

Shqetësimet nuk do të thonë shkelje

Ish-zyrtarët si Pillar dhe Pfeiffer, megjithatë, paralajmërojnë se ka dallim midis shqetësimeve dhe shkeljeve reale.

Ish-zyrtarë të tjerë vënë në dukje se edhe nëse zoti Musk përfshihet në biseda që mund të mos priten mirë nga disa në qeveri, thjesht t’i bësh ato biseda nuk është domosdoshmërisht e paligjshme.

"Amerikanëve u lejohet në thelb të flasin me kë të duan", tha një ish-prokuror për çështje të sigurisë kombëtare, i cili foli për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. "Nuk ka asnjë kufizim thelbësor".

Dhe në rastin e një individi të profilit të lartë që mbikëqyr kompani me shtrirje globale, bisedat me zyrtarë të huaj mund të jenë të pashmangshme.

“Për një sipërmarrës, mund të ketë arsye komerciale legjitime për t’i patur këto komunikime”, tha ish-prokurori. “Në rastet kur sipërmarrësi i bën këto komunikime, ndoshta për arsye politike, apo edhe në formën e një diplomacie paraprake, kjo bëhet ndoshta më shqetësuese nga perspektiva e kundërzbulimit”.

Gjithashtu mund të mos ketë ndonjë problem ligjor nëse zoti Musk nuk i bën të ditura vullnetarisht bisedat me udhëheqësit e huaj. Fshehja e bisedave të tilla kur pyetet për to, megjithatë, mund të shkelë në terren penal. Megjithatë, duke pasur parasysh vlerën që Shtetet e Bashkuara marrin nga kompanitë e zotit Musk, zyrtarët amerikanë mund të ndihen sikur kanë pak mundësi.

“Është një nga ato gjëra të padrejta në jetë që nëse qeveria ka një nevojë unike për ju, mund t’ia hidhni megjithëse keni bërë më shumë gjëra dhe prapë të merrni një çertifikatë sigurie”, tha ish-prokurori. "Dikush që ka vlerë unike do të pranohet më shumë"./ VOA

elon musk

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë