BOTA

Votuesit në Gjeorgji, mes Rusisë dhe BE-së

E.D Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 15:25

Votuesit në Gjeorgji, mes Rusisë dhe BE-së

GJEORGJI- Për disa gjeorgjianë që mbështetën partinë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në zgjedhjet e diskutueshme parlamentare të së shtunës, aspirata për t’u drejtuar nga Perëndimi deri në anëtarësim në Bashkimin Evropian duhej të viheshin në balancë me realitetin e ashpër të nevojës për të ruajtur paqen me Rusinë.

Opozita dhe vëzhguesit e huaj i kishin cilësuar zgjedhjet si një pike kthese që mund të përcaktonte nëse Gjeorgjia do të ecte përpara në drejtim të Evropës, apo do të bënte një hap pas, duke anuar nga Rusia, mes luftës në Ukrainë.

Partia në pushtet, e cila shihet si besnike ndaj themeluesit të saj, miliarderit Bidzina Ivanishvili, thotë se dëshiron që një ditë Gjerogjia të anëtarësohet në BE, por se duhet shmangë gjithashtu përballjen me Rusinë e Presidentit Vladimir Putin, pasi kjo mund të çonte në shkatërrim të republikës së Kaukazit Jugor, njësoj siç ndodhi me Ukrainën.

"Këto 12 vjet kemi patur paqe në Gjeorgji", thotë Sergo, një banor i kryeqytetit Tbilisi, i cili ka votuar për partinë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në të gjitha zgjedhjet, që kur partia erdhi në pushtet në vitin 2012.

‘Ëndrra Gjeorgjiane’ fitoi 54 për qind të votave të shtunën, tha komisioni i zgjedhjeve, ndërsa partitë e opozitës dhe presidentja e vendit ngritën akuza për vjedhje të votave dhe Perëndimi bëri thirrje për të hetuar denoncimet për parregullsi të procesit.

Grupet e vëzhguesve, duke përfshirë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thanë se shkeljet e dyshuara , përfshirë mbushjen e kutive të votimit, blerjen e votës frikësimi i votuesve dhe dhunën, mund të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara u shprehën se zgjedhjet nuk u zhvilluan në kushte të barabarta, por nuk thanë se ato ishin vjedhur nga ‘Ëndrra Gjeorgjiane’. Rusia akuzoi Perëndimin për ndërhyrje në proces.

Gjithsesi, përtej retorikës, rezultati përbën një sfidë për ambiciet e Tbilisit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa anketimet tregojnë se shumica dërrmuese e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin.

Brukseli ka ngrirë aplikimin e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE, mes shqetësimeve për dobësim të demokracisë nën drejtimin e ‘Endrrës Gjerogjiane’ dhe asaj që e cilëson si retorikë pro-ruse.

Mbështetësit e partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ thonë se ndërsa duan të bashkohen me Evropën, nuk duan të sakrifikojnë vlerat tradicionale të Gjeorgjisë, familjes dhe kishës.

Aspirtata për anëtarësim në Bashkimit Europian

Të dhënat zyrtare, që opozita thotë se janë të paligjshme, tregojnë se partia në pushtet siguroi fitore deri në 90 për qind në zonat rurale, edhe pse pati rezultat të dobët në Tbilisi dhe qytetet të tjera. Ghia Abashidze, analist politik pranë ‘Ëndrrës Gjerogjiane’, thotë se përkrahja erdhi si rezultat i ruajtjes prej kësaj partie, të paqes dhe vlerave tradicionale në vend.

Parlamenti gjeorgjian miratoi këtë vit një ligj që dobëson të drejtat e komunitetit LGBT dhe paradat e këtij komuniteti janë sulmuar nga turma të dhunshme në vitet e kaluara. Kjo mbetet një çështje e ndjeshme në Gjeorgjinë konservatore.

Analisti Abashidze thotë se ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj integrimit në BE, por parapëlqen më shumë disa nga anëtarët e bllokut si Hungaria.

Kryeministri hungarez Viktor Orban udhëtoi në Tbilisi të hënën dhe i vlerësoi zgjedhjet si të lira.

Sipas zotit Abashidze, Hungaria, e cila gjithashtu është akuzuar për dobësim të demokracisë, ndan të njëjtat vlera themelore të partisë në pushtet në Gjeorgji: "familjes, traditave, sovranitetit, paqes".

Në Isani, një lagje e klasës punëtore në Tbilisi dhe një nga të paktat në kryeqytet ku ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mori më shumë vota se katër partitë kryesore të opozitës së bashku, Sergo, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, e mbështeti këtë ide.

“Ne duam të shkojmë në Bashkimin Evropian me zakonet tona, traditat tona, me mendësinë tonë”, thotë 56-vjeçari, ndërsa u jepte klientëve bukën e sapo pjekur në furrën e tij. Ai tha se besonte se komuniteti LGBT duhet të marrë trajtim mjekësor dhe të shkojë në kishë në mënyrë që të bëhen "njerëz normalë".

Në dallim, mbështetësit e opozitës thonë se qëndrimet e partisë në pushtet për politikën e jashtme dhe çështjet sociale janë të papajtueshme me ato të Evropës dhe paqja me Rusinë varet nga rreshtimi i Gjeorgjisë në krah të Perëndimit.

Në protestën e së hënës ku morën pjesë mijëra vetë për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve, Salome Gasviani tha se opozita po luftonte për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e Gjeorgjisë.

"Ne jemi këtu për të thënë me zë të lartë se Gjeorgjia është një vend shumë evropian dhe e ardhmja jonë është në BE, në Perëndim", tha ajo.

Rusia, e cila sundoi Gjeorgjinë për rreth 200 vjet, fitoi një luftë të shkurtër kundër vendit në vitin 2008 dhe kujtimet e tankeve ruse në rrugët e Tbilisit janë ende të freskëta për shumë njerëz.

Gjatë fushatës, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ luajti “kartën” e frikës së luftës, duke vendosur postera që tregonin qytetet e shkatërruara të Ukrainës krahas qyteteve piktoreske gjeorgjiane, për të vënë në dukje rrezikun.

“Kryesorja është se që nuk kemi luftë”, tha para votimit 69-vjeçari Otar Shaverdashvili, një tjetër banor në Isani."Më kujtohet shumë mirë lufta e fundit. Askush nuk dëshiron një luftë tjetër".

Kornely Kakachia, kreu i Institutit Gjeorgjian për Politika, tha se opozita ishte përpjekur të zbuste frikën se një ndryshim i qeverisë mund të rrezikonte që Gjeorgjia të përfshihej në luftën në Ukrainë.

"Nëse dikush ju kërkon të zgjidhni midis luftës dhe Bashkimit Evropian dhe ju keni këtë lloj zgjedhjeje, atëherë sigurisht që njerëzit do të zgjedhin status quo-në," tha ai./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë