BOTA

Kriza e fundit në Bosnje-Hercegovinë dhe kërcënimet e Dodik, DW: Çfarë qëndrimi mbajnë kroatët dhe Kroacia zyrtare?

r.ll Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 09:04
Kriza e fundit në Bosnje-Hercegovinë dhe kërcënimet e Dodik,
foto ilustruese

SARAJEVË- Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë është tensionuar shumë së fundmi për shkak të përpjekjeve të Milorad Dodikut, liderit të serbëve atje, për të vënë në dyshim institucionet qendrore të këtij vendi dhe autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Por nga perspektiva e kroatëve të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe e vetë Republikëssë Kroacisë, kjo mosmarrëveshje shihet në një këndvështrim të veçantë.

Para së gjithash, sepse Dodik u bëri thirrje atyre të rezistojnë dhe të ringjallin të ashtuquajturin projekt separatist, Herceg-Bosna nga vitet 1990. Për më tepër, një sfidë e tillë mund të jetë delikate duke pasur parasysh dallimet në qasjen e udhëheqjes shtetërore kroate ndaj B-H.

Pak ditë pas fillimit të krizës mes entitetit të Republika Srpska dhe autoriteteve të B-H, nuk duket sikur përfaqësuesit kroatë në atë vend janë të interesuar për një aventurë sipas sugjerimeve të Dodikut.Udhëheqësi i tyre Dragan Çoviq mbetet joformalisht i afërt me Milorad Dodikun, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq po vepron në mënyrë legaliste dhe të rezervuar ndërsa presidenti kroat Zoran Milanoviq nuk e ka komentuar këtë çështje.

"Para disa ditësh, mes rrëmujës për këtë temë, sapo po vrapoja pranë vilës së Çoviqit, sepse atje shkoj zakonisht. Pashë një turmë të pazakontë dhe nuk e dija që Dodik kishte ardhur për ta vizituar, e kuptova më vonë. Por Çoviqi nuk i ofroi më shumë se një mikpritje”, thotë Dragan Markovina, historian dhe komentator politik.

Kërcënim me armë bosh

"Kjo është mjaft e qartë," vazhdon ai, "kështu që ata nuk janë qartë të gatshëm t'i bashkohen atij për të minuar B-H. Milanoviq me siguri do të ishte i lumtur ta mbështeste atë, siç bëri para vendimit të gjykatës, por tani vlerëson se nuk ia vlen”.

Por çështja mbetet se sa reale është mundësia që Dodik të realizojë planin e tij, nëse vendos të shkojë deri në fund. "Nëse do të më kishit pyetur një ditë pas vendimit të gjykatës, me siguri do të kisha thënë, i impresionuar nga performanca e tij, se kisha frikë nga gjendja. Por tani e shoh që nuk do të ndodhë gjë, se është kërcënim me ‘armë bosh'. Ai është kryesisht i shqetësuar për veten e tij dhe mund të ndërmarrë ndonjë veprim, por as opozita në RS nuk po i jep mbështetje për ndonjë aksion madhor. Prandaj, Dodik nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për shkëputje, megjithëse mund të shkaktojë ndonjë incident të kufizuar. Mendoj se potenciali i tij nuk është më i madh se kaq," beson Markovina.

Funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e B-H në sprovë

Markovina vlerëson se incidente të tilla do të ishin problem edhe për Kroacinë, jo vetëm për shkak të kufirit jashtëzakonisht të gjatë që ndan me pjesën e RS të B-H. Por ai është i bindur se mes kroatëve tëB-H ka disponim për një përshkallëzim të gjendjes.

Studiuesi i shkencave politike, kroati Davor Gjenero ka frikë se rebelimi i Milorad Dodikut do të ketë pasoja negative për sovranitetin dhe unitetin, si dhe funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e B-H.

"Sepse edhe nëse Marrëveshja e Dejtonit do të anulohej, B-H mund të organizohet në përputhje me Marrëveshjen e mëparshme të Uashingtonit dhe si një shtet i vetëm do të shtrihej edhe në territorin e entitetit serb. Nëse do të mbetej funksionale", thotë ai.

Sarajeva është kryeqyteti i kroatëve në B-H

"Rreziku i dytë për B-H rrjedh nga fakti se qeveria aktuale kroate nuk mban qëndrimin ndaj kroatëve të B-H si dikur presidenti kroat Stipe Mesiq." Plenkoviq mban qëndrim të tillë, por ai nuk guxon t'u përcjellë me kaq forcë kroatëve në B-H se Sarajeva është kryeqyteti i tyre, ndërsa Zagrebi mund të ndihmojë vetëm në forcimin e një klime më të mirë politike.

Ajo që njerëzit në Sarajevë shpesh nuk e kuptojnë është fakti se qëndrimi i Çoviqit ndaj Republikës së Kroacisë nuk është si ai i Dodikut ndaj Serbisë. Gjenero beson se komunikimi është përkeqësuar dhe për shkak të qëndrimeve të Zoran Milanoviqit, i cili ka përsëritur gabimin e politikanëve kroatë që anashkalonin Sarajevën kur vizitonin B-H, duke u rreshtuar në dukje me ato që bën Serbia.

"Unë besoj se e gjithë kjo sot është vetëm një "stuhi në një filxhan çaji", nëse kemi parasysh se rendi ndërkombëtar në lidhje me B-H ende qëndron si më parë. Por nuk ka dyshim se Dodik dhe Aleksandar Vuçiq do të donin të fusnin në këtë lojë edhe kroatët”, thotë Davor Gjenero. Prandaj, nëse gjërat nuk lëvizin në drejtimin e duhur atëherë gjërat nuk do të qetësohen si duhet./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë