Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
SHBA- Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës Kombëtare të Burimeve për Trafikimin Njerëzor. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aunshuman Apte, autoritetet thonë se shifrat janë shtuar kohët e fundit me rritjen prurjeve të emigrantëve pa dokumente. Korrespondenti i Zërit të Amerikës bisedoi me një të mbijetuar të trafikut njerëzor që ka ndërmarrë një fushatë në mbrojtje të viktimave të trafikut njerëzor.
Laura Mullen, një e mbijetuar e trafikimit të qenieve njerëzore, foli me zyrtarët e qytetit gjatë një takimi lidhur me gjendjen e vështirë të viktimave të trafikut njerëzor. Ajo u trafikua në vitin 2014.
“Isha e droguar dhe e dëshpëruar pranë një dyqani që rri hapur 24 orë. Një individ më tha se dukesh e uritur dhe më ofroi të lahesha tek shtëpia e tij. Kështu që përfundova e mbyllur në bodrumin e tij ndërsa përpiqesha për të shpëtuar”, tregon e mbijetuara e trafikut njerëzor.
Asaj iu ofrua drogë dhe e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale. Kjo zgjati pesë vjet për Laurën, e cila kishte frikë të raportonte trafikantin e saj.
“Kisha frikë të shkoja në polici sepse ajo që bëja ishte kriminale. Përdorimi i drogës dihet që nuk është i ligjshëm”, thotë Laura Mullen, viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.
Ajo u arrestua në vitin 2019 nën akuza për drogë. Pas lirimit nga burgu, një organizatë jofitimprurëse, ECLI-VIBES, e ndihmoi atë të fillonte një jetë të re. Ajo u bë veprimtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Veprimtarët si ajo punojnë kundër trafikimit në qytetin e Nju Jorkut, duke vënë në dukje rritjen e rasteve me shtimin e fluksit të emigrantëve pa dokumente, që shfrytëzohen nga trafikantët. Veprimtarët thonë se në raste të shpeshta, viktimat nuk kanë punë, familje dhe nuk i njohin ligjet apo flasin gjuhën.
“Emigrantët e rinj i plotësojnë shumë nga këta faktorë dhe janë jashtëzakonisht të cenueshëm. Për shumë prej tyre, përfitimet monetare po mbarojnë. Ata po dëbohen nga strehimoret që u dhanë kur mbërritën fillimisht dhe nuk kanë asnjë aftësi për të siguruar jetesën në ekonominë lokale”, thotë Sonia Ossorio, me Organizatën Kombëtare për Gratë.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, thotë se qyteti po punon për të luftuar problemin, por ka nevojë për fonde federale dhe ndryshime në ligjin e punës.
“Problemi nuk duhet injoruar pasi ne po shohim se çfarë po ndodh për shkak të paaftësisë së emigrantëve dhe azilkërkuesve për të punuar. Shumë gra të reja po detyrohen të përdorin rrugë të tmerrshme për të mbajtur familjet e tyre. Mënyra për ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, fillimisht është goditja e atyre që kryejnë aktin. Së dyti, e drejta e njerëzve për të punuar. Nëse lejohen të punojnë, ata nuk kanë nevojë të bëjnë vepra të paligjshme”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.
Veprimtarët paralajmërojnë se jo të gjitha viktimat e trafikimit janë emigrantë.
“Aktualisht në Nju Jork, shumica dërrmuese e viktimave të trafikimit seksual janë gra dhe vajza të lindura në vend. Ato kanë histori të dhimbshme nga fëmijëria, të qenit të pastrehë, jetimoret, familjet jofunksionale ose janë trafikuar seksualisht si fëmijë”, thotë Taina Bien-Aimé, me Koalicionin Kundër Trafikimit të Grave.
E mbijetuara Laura Mullen thotë se të gjithë kanë një rol për të luajtur.
“Mbani hapur sytë dhe veshët. Dhe nëse sheh diçka, thuaj diçka”, është këshilla që ka Laura Mullen./ VOA
Jonathan Finer SHBA- Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, si një masë mbrojtëse me synimin për...
Aksidenti TURQI- Një veprim i gabuar i një 36-vjeçari i mori jetën tragjikisht në rrugët e Turqisë. Nga videot e shp&e...
China Electric Vehicles KINA- Njoftimi se gjigandi kinez i makinave BYD do të ndërtojë një fabrikë me vlerë miliarda dollar&e...
Foto ilustruese UKRAINË- Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për operacione brenda vendit, tha të...
Harris SHBA- Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris pritet të përballet në zgjedhje me kandidatin republikan Don...
Protesta BANGLADESH- Së paku 50 njerëz kanë vdekur në Bangladesh gjatë përleshjeve të ashpra mes policisë dhe prote...
Foto ilustruese VENEZUELË- Shtatë vende të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Span...
pamje nga ngjarja IZRAEL- Një palestinez goditi për vdekje me thikë një grua dhe plagosi tre të tjerë në Izrae...
Carter dhe Harris SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili është më pak se dy muaj larg ditëlindjes së tij të ...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se shpreson që Irani të tërhiqet nga kërcënimet për hakmarrje kundër...