BOTA

Kriza që po trondit Brukselin, klanet që përplasen për pushtet/ Kush flet vërtet në emër të BE?

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Korrik 2026, 18:14
Kriza që po trondit Brukselin, klanet që përplasen për

Prej gati 1 muaji është rikthyer në qendër të vëmendjes një debat i madh mbi atë se kush ka kompetencën të përcaktojë politikën e jashtme të BE-së dhe kush, në fund të fundit, flet në emër të Evropës në nivel diplomatik.

Ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, në një intervistë për revistën Politico, kritikoi hapur Komisionin Evropian. Sipas tij, Komisioni Evropian, nën drejtimin e presidentes Ursula von der Leyen, ka zgjeruar rolin e tij në çështjet e mbrojtjes dhe diplomacisë përtej asaj që është rënë dakord në traktatet evropiane, duke krijuar paqartësi mbi atë se kush përfaqëson Evropën në skenën ndërkombëtare.

Borrell deklaroi se rolet e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), krahu diplomatik i BE-së, të cilin ai e drejtoi nga viti 2019 deri në fund të vitit 2024, po mbivendosen gjithnjë e më shumë dhe kanë krijuar "një rrëmujë të madhe" në mekanizmin e politikës së jashtme të Bashkimit.

"Komisioni Evropian nuk flet në emër të Bashkimit Evropian. Komisioni përfaqëson vetëm vetveten", deklaroi Borrell.

Zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Brukselit kanë shprehur privatisht shqetësimet e tyre për faktin se Komisioni ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme praninë e tij diplomatike. Megjithatë, Josep Borrell është ish-Përfaqësuesi i parë i Lartë që deklaron kaq drejtpërdrejt dhe publikisht se Komisioni Evropian, si garantues i traktateve të BE-së, në fakt ka tejkaluar kufijtë e përcaktuar nga e drejta evropiane.

Edhe më parë, Borrell, ashtu si edhe drejtuesja aktuale e EEAS-së, Kaja Kallas, është përplasur me Ursula von der Leyen. Qasja e Komisionit Evropian ndaj Izraelit vazhdon ta zemërojë Borrellin.Ai solli si shembull komisioneren për Mesdheun, Dubravka Suica, e cila javën e kaluar u takua me zyrtarë izraelitë, vetëm pak ditë pasi ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ndërpreu marrëdhëniet me Kaja Kallas, për shkak të raportimeve se kjo e fundit kishte krahasuar trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me regjimin e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Sipas Borrellit, kjo tregon se Komisioni Evropian po tejkalon kompetencat e tij dhe po ndërhyn në fushën e përgjegjësive të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.

"Me çfarë autoriteti shkon një komisioner në Izrael për të deklaruar se BE-ja dhe Izraeli e duan njëri-tjetrin dhe për të lavdëruar rolin e Izraelit në paqen dhe stabilitetin, ndërkohë që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme është përjashtuar nga Izraeli?", tha Borrell.

Ai iu referua Traktatit të Bashkimit Evropian, i cili përcakton se Komisioni "siguron përfaqësimin e jashtëm të Bashkimit", me përjashtim të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Për Borrellin ekziston një dallim i qartë midis dimensionit të jashtëm të politikave të BE-së, për të cilin është përgjegjës Komisioni, dhe politikës së jashtme të Bashkimit, e cila është në duart e shteteve anëtare.

"Sigurisht që Komisioni ka politika që kanë një dimension të jashtëm. Por kjo është një gjë, ndërsa një gjë krejt tjetër është të pretendosh se përcakton dhe formulon qëndrimin e Bashkimit për luftën kundër Iranit, për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës apo për konflikte të tjera në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është marrëdhënie me jashtë. Kjo është politikë e jashtme... Nëse doni të përcaktoni një qëndrim të përbashkët të politikës së jashtme, atëherë drejtojuni Këshillit Evropian", theksoi Borrell, duke kujtuar se pikërisht aty shtetet anëtare ushtrojnë kompetencat e tyre në fushën e politikës së jashtme.

"Thumbat" e Borrellit edhe për politikën e mbrojtjes

Borrell identifikon të njëjtin problem edhe në politikën evropiane të mbrojtjes.

"Nëse sot do të isha Përfaqësuesi i Lartë dhe do të ndodhesha në një tryezë ku dikush do të thoshte: 'Do të krijoj Unionin Evropian të Mbrojtjes', atëherë do të ndihesha disi në siklet", deklaroi ai.

Sipas Borrellit, kjo ndodh sepse Komisioni Evropian po tejkalon gjithashtu rolin e tij edhe në fushën e mbrojtjes, e cila, ashtu si politika e jashtme, është kompetencë e shteteve anëtare.

Në vitin 2024, Ursula von der Leyen emëroi komisionerin e parë në historinë e BE-së për Mbrojtjen, ish-kryeministrin e Lituanisë, Andrius Kubilius. Në letrën e mandatit ajo i ngarkoi atij detyrën për të krijuar një Union Evropian të Mbrojtjes.

Sipas Borrellit, kjo është një tjetër dëshmi se Komisioni Evropian "e ka zgjeruar qartë ambicien e tij për të qenë autoriteti përgjegjës për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë".

Në teori, Kubilius është "thjesht komisioner për industrinë e mbrojtjes", gjë që është në përputhje me kompetencat e Komisionit në fusha si rregullimi i tregut. Megjithatë, "është e qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për këtë", tha Borrell, duke argumentuar se misioni i Kubiliusit për të krijuar një Union Evropian të Mbrojtjes shkon shumë më tej.

"Ky është një funksion që Traktati ia ngarkon Përfaqësuesit të Lartë", tha ai, duke vënë në dukje ngjashmëritë midis një Unioni Evropian të Mbrojtjes dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kuadrit ekzistues të BE-së për mbrojtjen dhe menaxhimin e krizave.

"Nëse fillon të ndërtosh këtë kuadër institucional, përplasja është e pashmangshme", deklaroi Borrell, duke shtuar se sistemi "duhet të qartësohet".

Sipas tij, realiteti është se "politika e mbrojtjes është një politikë ndërqeveritare. Ky është realiteti. Komisioni nuk mund të sillet sikur të ishte një Pentagon në hije."

"Lëkundet" pozicioni i Kaja Kallas

Rreth tre javë më parë, një artikull i Financial Times nxori në pah përplasjet e brendshme në Bruksel dhe faktin se shtetet anëtare kanë vënë në shënjestër Përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas, si dhe Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), duke shqyrtuar kufizimin e rolit të tij.

Sipas publikimit, Franca dhe Gjermania po diskutojnë propozime për një ristrukturim rrënjësor të shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, me synimin për të përmirësuar aftësinë e bllokut për t'iu përgjigjur krizave gjeopolitike.

Disa vende argumentojnë në mënyrë jozyrtare se ekziston mbivendosje e tepërt e kompetencave dhe koordinim i pamjaftueshëm mes EEAS-së, ministrive kombëtare të Punëve të Jashtme, si dhe shërbimeve të Komisionit Evropian dhe të Këshillit.

Këto shqetësime janë shtuar edhe për shkak se Kaja Kallas, herë pas here, ka shprehur publikisht qëndrime për çështje si marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës, përpara se ato të miratoheshin plotësisht nga shtetet anëtare.

Në të njëjtën kohë është hapur edhe një front i dytë, këtë herë lidhur me Ukrainën. Gjatë Samitit të BE-së në qershor, revista Politico zbuloi se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kritikuan ashpër presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, pasi ai u përpoq në mënyrë jozyrtare të hapte një kanal komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas raportimit, samiti u nda në dy kampe: në njërën anë ishin ata që kundërshtuan iniciativën e Antonio Costës, ndërsa në anën tjetër krerët e shteteve që mbështetën këtë nismë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë