BOTA

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

n.f Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 13:17
Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e
Irakli Kobakhidze

GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka vazhduar të mbrojë legjislacionin për “agjentët e huaj”, që ka nxitur protesta masive në Tbilisi, duke thënë se ky ligj është i nevojshëm për të arritur “depolarizimin”, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Kobakhidze, gjatë një bisede të zhvilluar më 3 maj me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai shprehu zhgënjimin e tij që partnerët e Gjeorgjisë “po hezitojnë të angazhohen në diskutime substanciale” për legjislacionin dhe se “ne ende nuk kemi dëgjuar kundërargumente për legjislacionin e propozuar”.

Draft-ligji, i cili kërkon që organizatat e shoqërisë civile dhe mediat të raportojnë për financimet nga jashtë dhe të jenë subjekt i mbikëqyrjes qeveritare, ka nxitur protesta masive në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

Më 3 maj, tensionet ishin të larta në Tbilisi pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë, e cila ka përdorur forcën kundër demonstruesve, përfshirë edhe plumba gome në përpjekje për të shtypur protestat.

Kobakhidze shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se legjislacioni i propozuar “synon vetëm të promovojë transparencën dhe llogaridhënien e organizatave të rëndësishme karshi shoqërisë gjeorgjiane”.

Ai po ashtu përsëriti pretendimet se “organizatat që financohen nga jashtë janë përfshirë në mënyrë aktive në dy përpjekjet për revolucion në Gjeorgji në mes të viteve 2020 dhe 2023”. Në një postim të mëhershëm më 3 maj, Kobakhidze kritikoi Shtetet e Bashkuara, një prej mbështetëseve më të mëdha të Gjeorgjisë, për “deklarata të rreme” lidhur me legjislacionin.

Kobakhidze po ashtu ka akuzuar ish-ambasadoren amerikane në Gjeorgji, Kelly Degnan, që ka mbajtur këtë post nga viti 2020 deri më 2023, si dhe organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë, për mbështetje të supozuar të dy përpjekjeve për revolucion.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Ndërkaq, Michel shkroi në X se në bisedën telefonike me Kobakhidze ai ka përsëritur se BE-ja “mbështet plotësisht të gjithë gjeorgjianët të cilët e vendosin si prioritet të parë të ardhmen evropiane të shtetit”.
Gjeorgjia është shtet kandidat për anëtarësim në BE dhe po ashtu synon të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Këshilltari i lartë në DASH, Derek Chollet, i cili i ka bërë thirrje Khobakhidzes që të tërheqë projektligjin për “agjentët e huaj”, tha më 3 maj se Gjeorgjia ka arritur në pikën kur po rrezikohen aspiratat e saj euroatlantike.

“Ka ende hapësirë që të kthehet në rrugën që populli gjeorgjian dëshiron dhe meriton”, shkroi ai në X.

Një valë zemërimi ka mbërthyer mbarë Gjeorgjinë, që kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, rivendosi të sillte sërish një version paksa të modifikuar të legjislacionit për “agjentë të huaj”. Një vit më parë, për shkak të protestave të mëdha, një projektligj i tillë u tërhoq nga autoritetet.

Më 1 maj, draft-ligji kaloi në lexim të dytë – nga gjithsej tre – në Parlamentin gjeorgjian. Që atëherë, dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Tbilisi. Autoritetet kanë arrestuar dhjetëra prej tyre dhe është raportuar për lëndime në mesin e demonstruesve.

Tensionet po vazhdojnë të jenë të larta edhe mëngjesin e 4 majit dhe rrugët kryesore të Tbilisit janë mbyllur, teksa disa protestues ende po qëndrojnë në rrugë. Legjislacioni i prezantuar është i ngjashëm me ligjin në Rusi që përdoret për të heshtur disidencën dhe mediat e pavarura.

Projektligji pritet të votohet në lexim të tretë më 17 maj. Presidenti gjeorgjian, Salome Zurabishvili, ka distancuar veten nga politikat e partisë në pushtet, dhe ka premtuar se do të vendosë veto pasi ligji të miratohet zyrtarisht. Megjithatë, Zurabishvili ka thënë se Ëndrra Gjeorgjiane ka vota të mjaftueshme që të zhbëjë veton e tij.

Marrë nga REL

gjeorgji agjente te huaj projektligj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë