Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm!
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
Një aksident me tre automjete është regjistruar në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë...
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 4 maj se forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar katër raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, mbi Gadishullin e Krimesë. Këto raketa njihen si Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS), që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë në javët e fundit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk dha më shumë detaje. Më herët gjatë javës, zyrtarët rusë thanë po ashtu se Ukraina ka sulmuar Kriemenë me raketa ATACMS në përpjekje për të mposhtur mbrojtjen ajrore ruse në gadishullin e aneksuar, por gjashtë prej tyre Rusia pretendoi se i rrëzoi.
Një zyrtar amerikan muajin e kaluar tha se Uashingtoni javëve të fundit ka dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Raketat ATACMS, me rreze veprimi prej 300 kilometrash, për herë të parë u përdorën mëngjesin e 17 prillit, kur u sulmua një bazë ajrore ruse në Krime, që gjendej rreth 165 kilometra nga vijat e frontit në Ukrainë, tha zyrtari.
Pentagoni fillimisht kishte kundërshtuar dislokimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, për shkak të shqetësimit se këto armë do të merreshin nga stoqet amerikane dhe do të dëmtonin gatishmërinë ushtarake të SHBA-së.
Po ashtu ka pasur shqetësime se Ukraina do t’i përdorte këto raketa për të sulmuar caqe thellë në territorin brenda Rusisë, gjë që do të mund të çonte në përshkallëzimin e luftës drejt një konfrontimi mes Rusisë dhe SHBA-së.
Rusia ka aneksuar paligjshëm Krimenë nga Ukraina më 2014. Flota e saj e Detit të Zi është e stacionuar në këtë gadishull.
Të enjten, sekretari i Jashtëm britanik, David Camoron, premtoi 3 miliardë funta për ndihmën vjetore ushtarake për Ukrainën. Ai tha se shteti i tij do ta ndihmojë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se Londra nuk ka kundërshtime nëse armët e saj përdoren për sulme brenda Rusisë, deklaratë që nxiti reagime të ashpra nga Moska, e cila ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.
Marrë nga REL
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Maqedoni e Veriut: Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Rënia me 19 vende e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave krahasuar me vitin e kaluar ka ndezur deb...
Djegia e Kuranit SUEDI- Dy persona dogjën një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit t&eum...
Permbytjet INDONEZI- 20 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkakt...
Blinken GAZA- Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken së fundmi është shprehur se Hamasi mbetet e vetmja pengesë m...
Trump SHBA- Hope Hicks, zëdhënësja e fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, gjatë dëshmisë n&eu...
Foto ilustruese UKRAINË- Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe presid...
Foto ilustruese GJERMANI- Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në ve...
foto ilustruese IRAN-Irani është një prej shteteve më të sanksionuara në botë. Por, kufizimet e vendosura nga Shtetet e ...
Foto ilustruese GREQI- Një 35-vjeçar është dërguar në spitalin e Lefkadës në Greqi me dhimbje të forta n&eum...