BOTA

Kryeministri i ri i Francës: Do të rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit

M.B. Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 21:08

Kryeministri i ri i Francës: Do të rinegociojmë planin për

FRANCA- Kryeministri i Francës François Bayrou njoftoi të martën se do të rinegociojë planin për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 65 vjeç, një lëvizje që vlerësohet e rëndësishme për të siguruar stabilitet për qeverinë e tij të pakicës. Në fjalimin e tij të parë para ligjvënësve në Asamblenë Kombëtare, Kryeministri Bayrou tha se “ka vendosur ta rihapë këtë çështje”. Ai u zotua se do të kërkojë “një rrugë të re për reforma, pa patur ndonjë tabu as kur bëhet fjalë për çështjen e moshës së pensionit”, përderisa financat për ndryshimin janë të garantuara. Plani i Presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën për të dalë në pension nxiti protesta masive nga janari deri në qershor të vitit 2023.

Çfarë po propozon Kryeministri Bayrou?

Kryeministri duhet ta miratojë me urgjencë buxhetin për vitin 2025. Pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme u miratua një ligj emergjence që t’i mundësonte qeverisë mbledhjen e taksave duke filluar nga 1 janari, pagimin e shpenzimeve bazë për të shmangur mbylljen e qeverisë. Megjithatë, vetëm një buxhet i rregullt mund të ndihmojë në zvogëlimin e deficitit buxhetor të Francës dhe të mundësojë shpenzime kyçe si për shembull marrjen e masave mbrojtëse që janë të nevojshme si rezultat i luftës në Ukrainë. Kryeministri Bayrou gjithashtu ka nënvizuar nevojën që Franca dhe Bashkimi Evropian të vazhdojnë të mbeten të fuqishme pas komenteve të bëra së fundmi nga Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump.

“Vetë Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, në mënyrë të paprecedent, ka bërë kërcënime për të aneksuar territore sovrane: Groenlandën, Kanalin e Panamasë si dhe Kanadanë”, tha kryeministri, duke shprehur keqardhje për këto komente.

Tregjet financiare, agjencitë që vlerësojnë aftësitë kreditore të vendeve dhe Komisioni Evropian po i bëjnë trysni Francës që t’i përmbahet rregullave të bllokut për të kufizuar borxhin dhe për të mos lejuar daljen jashtë kontrollit të kostos së huamarrjes. Kjo do të rrezikonte ekonominë e vendeve të eurozonës. Deficiti i Francës pritet të arrijë në 6% të prodhimit të brendshëm bruto të vitit 2024. Kryeministri tha të martën se qeveria synon të mbajë deficitin në nivelin 5.4% me qëllim që deri në vitin 2029 ta ulë në 3%, sipas rregullave të BE-së.

“Do të propozohen shkurtime të mëdha të shpenzimeve”, tha ai pa dhënë detaje konkrete.

Pse janë bisedimet për reformat e pensionit me rëndësi kyçe?

Reforma për ligjin e pensionit, që u miratua në prill të vitit 2023, pavarësisht protestave masive, është zbatuar gradualisht. Socialistët i kërkuan Kryeministri Bayrou të shpallte “pezullimin” e reformës që rrit moshën e daljes në pension dhe të vendosë masa të posaçme për ata që kanë karriera të gjata dhe disa profesione që vlerësohen si punë të vështira. Kryeministri Bayrou nuk e mori këtë vendim të martën, megjithatë propozimi i tij për të rinegociuar duket si një dorë e shtrirë drejt së majtës.

Kryeministri i ri dëshiron të sigurojë një pakt me socialistët për të shmangur sulmet, në mënyrë që ata të mos mbështesin asnjë lëvizje të ardhshme për të rrëzuar qeverinë e re. Ai sugjeroi se mosha 64 vjeçare, që ishte ndryshimi më i kritikuar, mund të ulej në varësi të rezultatit të negociatave.

“Ne nuk mund ta përkeqësojmë bilancin financiar” të sistemit të pensioneve, këmbënguli Kryeministri Bayrou.

Në anën tjetër të spektrit politik, konservatorët kanë paralajmëruar kundër pezullimit të ndryshimeve në lidhje me pensionet.

“Nëse do të anulonim reformën e pensioneve, kostoja do të ishte 3.4 miliardë euro më 2025 dhe pothuajse 16 miliardë më 2032”, tha presidenti i senatit Gérard Larcher, një konservator.

A mund të rrëzohet sërish qeveria?

Kabineti i Kryeministri Bayrou mbështetet në një marrëveshje të brishtë midis aleatëve të qendrës së Presidentit Macron dhe konservatorëve të partisë Republikane, të cilët edhe po u bën bashkë nuk kanë shumicë parlamentare. Qeveria e mëparshme ishte në pushtet vetëm për tre muaj përpara se të rrëzohej nga ligjvënësit e opozitës si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme mes një mosmarrëveshjeje buxhetore.

Këtë herë, socialistët thanë se ishin të hapur për bisedime me Kryeministrin Bayrou ndërsa qëndronin në opozitë. Kreu i grupit socialist në Asamblenë Kombëtare, Boris Vallaud, tha se partia e tij pranon ofertën për të rihapur negociatat mbi ndryshimet në ligjin për pensionet. Megjithatë, ai paralajmëroi se qëllimi ende ishte tërheqja e reformës dhe për rrjedhojë ulja e moshës së pensionit në 62 vjeç. Ndërkohë, mundësia për një tjetër votë mosbesimi është ende një mundësi. Partia e fuqishme e majtë ‘Franca e Padorëzuar’ refuzoi të hynte në bisedime me qeverinë dhe njoftoi se do të paraqiste një mocion mosbesimi.

“Sa më shpejt të largoheni, aq më mirë”, i tha Kryeministrit Bayrou Mathilde Panot, drejtuesja e grupit të ligjvënësve të së majtës “Franca e Padorëzuar”.

A ka ende fuqi e djathta ekstreme?

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, rivalja më e ashpër e Presidentit Macron luajti rol të rëndësishëm në rrëzimin e qeverisë së mëparshme. Kryeministri Bayrou u konsultua me të kur formoi qeverinë e re dhe zonja Le Pen mbetet një forcë e fuqishme. Partia e saj “Bashkimi Kombëtar” ka grupin më të madh si subjekt i vetëm politik pa një koalicion në Asamblenë Kombëtare, dhomën e ulët të fuqishme të parlamentit të Francës.

Ditët e fundit, qeveria e Kryeministri Bayrou u përpoq të mënjanonte zonjën Le Pen duke negociuar në vend të kësaj me socialistët, të gjelbërtit dhe komunistët për çështjet e buxhetit. Ligjvënësi i “Bashkimit Kombëtar” Jean-Philippe Tanguy tha se “vijat e kuqe” mbeten të njëjta. Partia tha se do të kundërshtojë çdo buxhet që do të rrisë koston e mjekimeve, do të sigurojë më shumë kujdes shëndetësor për emigrantët që qëndrojnë ilegalisht në vend dhe do të vendosë taksa të reja për bizneset.

“Ne u themi francezëve: prisni, ne po arrijmë”, tha Tanguy.

Por zonja Le Pen do të përballet me probleme të tjera në muajt në vijim pasi një vendim i gjykatës në mars mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të partive mund ta ndalojë atë të kandidojë për postin e Presidentit./ VOA

franca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë