BOTA

"Administrata e re amerikane ka nisur të pranojë realitetet në terren!" Lavrov sinjalizon sërish gatishmërinë për propozimet e Trump për Ukrainën

M.B. Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 15:31

"Administrata e re amerikane ka nisur të pranojë realitetet

RUSIA- Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe këshilltarët propozimet për të zgjidhur luftën në Ukrainë, duke thënë se administrata e re amerikane “ka nisur të pranojë realitetet në terren”.

Këto deklarata Sergei Lavrov i bëri gjatë një konference vjetore për mediat më 14 janar. Edhe më herët, zyrtarë të lartë rusë kanë bërë deklarata lidhur me propozimet potenciale për armëpushim në konfliktin, që muajin e ardhshëm shënon përvjetorin e tretë.

Trump ka thënë se dëshiron të takohet direkt me presidentin rus, Vladimir Putin, për të tentuar që ta zgjidhë luftën, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 1 milion trupa në dy anët. Rusia, trupat e së cilës aktualisht kanë nën kontroll rreth 20 për qind të territorit ukrainas, e ka justifikuar pushtimin e saj të plotë të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, duke përdorur një sërë arsyetimesh të ndryshme, përfshirë parandalimin që Kievi të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

“Ne do të presim për iniciativa specifike. Presidenti Putin ka thënë në shumë raste se është i gatshëm të takohet, por ende nuk janë bërë propozime”, tha Lavrov gjatë konferencës për media që zgjati tri orë.

“Presidenti Trump po ashtu tha se Putini dëshiron të takohet dhe ai beson se duhet të takohen, por fillimisht Trump duhet të marrë detyrën”.

Në ditët e fundit si president i SHBA-së, Joe Biden, ka nxituar të dërgojë miliarda dollarë armatime dhe pajisje të tjera në Ukrainë, duke synuar që të forcojë arsenalet e Kievit në rast se administrata e re e Trumpit do të zvogëlojë dërgesat e armëve. Në Kiev, zyrtarët ukrainas kanë sinjalizuar po ashtu se janë të hapur që të dëgjojnë propozimet për paqe të Trumpit. Gjatë jë interviste për Newsmax më 13 janar, Trump tha se Putin është gati të takohet sapo ai të inaugurohet si president më 20 janar.

“E di se ai dëshiron të takohet dhe unë do të takohem me të shumë shpejt”, tha Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve pas deklaratave të Lavrovit se ende nuk ka pajtim për detajet lidhur me një takim mes Trumpit dhe Putinit. Këshilltari i ri i Trumpit për siguri kombëtare, Mike Walz, po ashtu ka përmendur një shtytje të re diplomatike për të zgjidhur çështjen e konfliktit. Por, ai po ashtu ka sinjalizuar se kërkesat ukrainase që Rusia të tërhiqet nga të gjitha territoret e pushtuara ka pak gjasa të përmbushet.

“Thjesht, nuk mendoj se është realiste të thuhet se ne dëbojmë çdo rusë nga çdo milimetër i territorit ukrainas, madje edhe nga Krimeja”, tha ai për ABC News më 12 janar.

“Presidenti Trump e ka pranuar këtë realitet dhe mendoj se ka qenë një hap i madh përpara që e gjithë bota po e pranon këtë realitet. Tani, le të ecim përpara”./ REL

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë