Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të martën në Bruksel në një raund të ri bisedimesh, mes debateve për situatën në veriun e Kosovës dhe përpjekjeve evropiane për ripërtëritjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura siç është thënë “sjelljen dhe gjuhën agresive e armiqësore të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës”.
Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, formimin e drejtorisë rajonale të policisë dhe kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në vendet e tyre të punës.
Në Prishtinë kjo shihet si një kërkesë për zhbërjen e shumë veprimeve të nxitura nga vet Beogradi.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se blloku “mirëpret thirrjet e presidentit serb Vuçiç që serbët e Kosovës, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”.
Policët, gjykatësit dhe prokurorët serbë dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 në shenjë proteste ndaj shkarkimit nga autoritetet në Prishtinë të një oficeri policie, pas refuzimit nga ana e tij të zbatimit të urdhrave që kishin të bënin me zëvendësimin e targave të makinave serbe, me ato të Kosovës.
Presidenti serb tha se "institucionet serbe" në Kosovë "nuk do të shfuqizohen apo mbyllen" dhe pranë kufirit me Kosovën do të hapen zyra ku serbët e veriut të Kosovës do të kenë qasje në shërbimet e mbrojtjes sociale, duke akuzuar Prishtinën se me mbylljen e institucioneve paralele serbe ka lënë pa punë dhe përkujdesje mijëra pjesëtarë të komunitetit serb.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha sot se dorëheqja e punonjësve serbë ishte një bojkotim i organizuar duke theksuar se veprimet e autoriteteve të Kosovës në atë zonë ishin të domosdoshme për konsolidimin e kushtetushmërisë, shtetësisë dhe tërësisë tokësore të Kosovës.
“Pra strukturat paralele gradualisht janë hequr prej Kosovës, po vazhdojnë të hiqen edhe sot e kësaj dite kur po flasim mirëpo substanca e tyre do të thoja tashmë është hequr, kanë mbetur edhe disa të tjera mirëpo në vazhdimësi nuk kemi përse të ngutemi shumë, është në rrugë të mbarë ky proces”, tha ai.
Presidenti serb paralajmëroi gjithashtu themelimin e prokurorisë që posaçme që do të ndjekë siç tha "të gjithë ata që kryejnë përndjekjen e serbëve në Kosovë, përfshirë serbët që punojnë për shërbimin shqiptar”. Ai shtoi se parlamenti i Serbisë do t'i shpallë të paligjshme dhe të pavlefshme të gjitha aktet që janë miratuar nga Prishtina në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit.
“Mirëpo ky është një kërcënim i cili me thënë të drejtën nuk është se na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi sepse në atë pjesë janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë dhe është shansa e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procese politike dhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha ai.
Kërkesat e Beogradit pasuan veprimet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele në veri të mbështetura nga Serbia, në fund të muajit gusht.
Vendimi nxiti kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të shqetësimeve se tensionet në Kosovë mund të çojnë në destabilitet më të gjerë në Ballkan. Diplomatët perëdnimorë kërkojnë që që të gjitha çështjet që lidhen me veriun të trajtohen në kuadër të bisedimeve në Bruksel.
Ka 13 vjet që Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Vitin e kaluar palët arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj, që është edhe kusht për përparimin drejt anëtarësimit në bllok, ka ngecur./ VOA
Lloyd Austin SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Yaov Gallant. A...
ITALI- Kamerat e sigurisë në Viareggio kanë regjistruar momentet dramatike kur një grua përplas fatalisht grabitësin që i k...
Jaan Roose TURQI- Atleti estoneze Jaan Roose bëri histori duke kaluar nga Azia në Evropë me një lita...
meloni, starmer BRITANI- Sir Keir Starmer ka pohuar se Britania mund të marrë mësime nga Italia se si të reduktoj&e...
PORTUGALI- Tym i trashë e i zymtë ka mbuluar ditën e sotme qytetin portugez të Aveiro ku disa zjarre vijojnë të djegin zona...
Jens Stoltenberg RUSI- Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për p...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dënoi tentativën për vrasje ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe dënoi dhunën pol...
BULLKARI- Ky është momenti tragjik kur një aeroplan përplaset në tokë dhe shpërthen, ku si pasojë humbin jetën dy...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilloi disa biseda me komandantin e përgjithshëm Oleksandr Syrskyi në lidhje me situat&...
Foto ilustruese SHBA- NASA ka lëshuar një paralajmërim për një asteroid me madhësinë e një "stadiumi...