BOTA

"Kur i kërkova bashkëshortes të martoheshim, i thashë, 'kam borxhe dhe një parcelë varrezash'!" Kandidon për postin e zv. presidentit krah Trump, kush është JD Vance?

M.B. Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 18:46

"Kur i kërkova bashkëshortes të martoheshim, i thashë,

SHBA- Jeta e kandidatit republikan për nënpresident, JD Vance, është një histori tipike e "një djali të suksesshëm të një qyteti të vogël". Ai u rrit në rajonin e Apalashes, mbaroi studimet në një nga universitetet më të mira në vend dhe mund të bëhet një nga nënpresidentët më të rinj në histori. Nuk është qyteti ku ai lindi, por JD Vance e konsideron qytetin Xhekson në Kentaki, si vendlindjen e tij.

"Kur i kërkova bashkëshortes të martoheshim, i thashë, 'Zemër, kam 120 mijë dollarë borxh nga studimet dhe një parcelë varrezash në një shpat mali në Kentakin Lindor", tha ai. Në fëmijëri ai jetoi me gjyshen e tij.

"Ai gjithmonë vinte këtu me gjyshen. Ajo e solli këtu për të parë se si ishte jeta në këto zona malore dhe me sa duket atij i pëlqente kjo”, thotë sherifi i qarkut Brithit në Kentaki, John Hollan.

Ai ka lindur në Midëlltaun të Ohajos dhe në fëmijëri ka jetuar kryesisht me gjyshen e tij të rreptë, e cila shante shumë dhe mbante 19 pistoleta në shtëpi.Fillimisht ai mbante mbiemrin e njerkut të tij, Hamel. Zgjedhjet e para që fitoi, për ironi, ishin ato për postin e nënpresidentit të këshillit të nxënësve në shkollën e mesme të Midëlltaunit. Ai shërbeu me marinsat dhe më pas u diplomua nga Universiteti Shtetëror i Ohajos. Më pas vazhdoi studimet në fakultetin juridik të Universitetit Yale, ku takoi bashkëshorten e tij Usha Chilukuri. Miku i tij i shkollës, James Eimers, i njihte të dy.

"Mendoj se ajo ishte në gjendje ta ndihmonte për planet që JD kishte për të ardhmen e tij pas mbarimit të studimeve në fakultetin juridik”, thotë ai.

JD Vance u bë i njohur në nivel kombëtar përmes librit të tij të vitit 2016, që më pas u bë film, "HillbillyElegy", për klasën punëtore të Amerikës. Me mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump, JD Vance, djali nga Ohajo, të cilit i pëlqen Kentaki, u zgjodh në postin e senatorit të Ohajos. Dhe dy vjet më vonë, zoti Trump e zgjodhi senatorin Vance si kandidat për nënpresident. Por ai pati një fillim të vështirë, pasi në të kaluarën e ka quajtur zotin Trump "të pandershëm" dhe ka thënë se "kurrë nuk do ta mbështeste atë". Tani, politikat e tij pasqyrojnë ato të zotit Trump. Dhe, kur u pyet nëse ish-presidenti i kishte "humbur zgjedhjet e vitit 2020", ai u përgjigj:

"Jo, mendoj se kishte probleme serioze me zgjedhjet e vitit 2020. Pra, unë do të thosha se ai nuk i ka humbur ato", tha ai.

Vance është i ashpër ndaj Kinës dhe Azisë Lindore, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka një qëndrim të ashpër për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Kamala Harris thotë se ajo është e shqetësuar për viktimat në mesin e civilëve, por ajo refuzon t'i japë Izraelit armët që e lejojnë ushtrinë e tij të minimizojnë viktimat civile", tha ai.

Në Midëlltaun, vendlindjen e zotit Vance, shumica e banorëve mbështesin zotin Trump. JD Vance u punësua për herë të parë në moshën 16 vjeçare nga Steve Dillman, pronar i dyqanit “Dillman Foods”.

"Jam shumë krenar për atë që ai ka arritur. Ai është rritur në Rrugën McKinley dhe tani mund të bëhet nënpresident i Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

Nëse zgjidhet, JD Vance në moshën 40 vjeçare, do të bëhej nënpresidenti i tretë më i ri i Amerikës./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë