BOTA

Turi në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen në Beograd: Do të mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane

M.B. Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 17:19

Turi në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen në Beograd: Do

BEOGRAD- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u zotua të premten në Beograd se do të mbështes Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, ndërsa vendi ballkanik ecën në rrugën e ngushtë ndërmjet aspiratave evropiane dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Von der Leyen po qëndron në Serbi prej nga të shtunën do të udhëtojë në Kosovë në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin, për t'i siguruar ata se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet përparësi e bllokut, posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian miratoi një plan të rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje për të ndihmuar përshpejtimin e procesit të integrimit. Zonja von der Leyen tha në një konferencë shtypi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç se Serbisë do t’i takojnë 1.5 miliardë euro nga plani i rritjes ekonomike.

“Evropa mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Serbisë. Në kohë konfliktesh, luftërash dhe trazirash, të qenit anëtar i Bashkimit Evropian është një premtim paqeje e begatie dhe është një premtim që ne mund ta realizojmë së bashku. Serbia është tashmë një nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit. Ju keni treguar se mund të përmbushni standardet e nevojshme”, tha zonja von der Leyen.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e ardhmja e vendit të tij është në Bashkimin Evropian, një synim që sipas tij nuk ka ndryshuar nëpër vite.

“I fitova zgjedhjet dy herë duke u thënë njerëzve se jemi në rrugën evropiane dhe duke u thënë njerëzve se jemi në marrëdhënie të mira me të tjerët... Nuk është e lehtë të jesh në këpucët tona për shkak të Kosovës dhe gjithçkaje tjetër, por ne do të bëjmë çmos për të përshpejtuar rrugën evropiane”, tha ai.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia aleate tradicionale sllave e Rusisë, ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës edhe pse e ka dënuar me ngurrim agresionin rus në Ukrainë. Presidenti Vuçiç ka ritheksuar shume herë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

Presidentja von der Leyen tha se Beogradi zyrtar po hedh hapa drejt integrimeve evropiane ndërsa e vlerësoi faktin se presidenti serb priti disa udhëheqës të vendeve evropiane këtë javë, në vend që të shkonte në Rusi për të marrë pjesë në takimin e grupit ekonomik BRICS.

“Ne jemi bashkim demokratik i vendeve që anëtarësohen qëllimisht, vullnetarisht dhe është populli serb ai që do të vendosë për të ardhmen e tij dhe mendoj se veprimet, përparimi dhe projektet që po bëjmë së bashku flasin vetë se ne po punojmë për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, tha ajo, duke mbështetur pohimet se Serbia mund të hap së shpejti një grup kapitujsh të negociatave për anëtarësim.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, janë në në faza të ndryshme në aplikimet e tyre për anëtarësim. Aktualisht vetëm Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Përparimi i saj sikurse edhe i Serbisë në rrugën e integrimeve kushtëzohet edhe me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre./ VOA

be serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë