BOTA

Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi

n.f Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 19:43
Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi është shprehur se nuk mund të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Në një intervistë për KosovaPress, Kurti tha se nuk pranon që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi. Ai theksoi se në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defaco.


“Ai dokument [draft-statuti i Asociacionit] ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike, neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme.

Tani, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë-Serbi është apo duhet të jetë Asociacioni, është njohja reciproke. Nuk mund të flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Pra, në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defaco. Unë nuk e mohoj që pararendësit dy herë e kanë nënshkruar Asociacionin, më 2013 dhe 2015, nuk e mohoj një gjë të tillë, mirëpo në të njëjtën kohë nuk pranoj që të vendoset në qendër Asociacioni në raportet Kosovë-Serbi”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për marrëveshjen e Brukselit në shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit në mars të atij vitit, por nuk ka pasur zbatim. Kurti tha se nëse ka dështuar diçka atëherë ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes, sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar dhe më pastaj Brukseli nuk ka reaguar. Sipas Kurtit këtu është dështimi.

“Besoj që nëse ka dështuar diçka atëherë ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes, sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar dhe më pastaj, gjyqtarët, Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi. Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshjeje nëse nuk ka ndëshkim për shkeljet e saj, pra përderisa një marrëveshje nuk zbatohet, ajo nuk do të duhej të shkelet dhe kjo është toleruar nga ana e Brukselit për Serbinë.

Ne jemi përtej dialogut, sepse ne kemi marrëveshje. Marrëveshja bazike i ka 11 nene e 6 fjali në preambulë dhe e ka një aneks zbatimi me 12 pika. Besoj që kur flasim për dialogun duhet t’i rikthehemi marrëveshjes dhe aty ta theksojmë që Serbia nuk guxon ta shkelë marrëveshjen, duhet ta tërheqë letrën e zonjës Bernabiç si kryeministre që tha se nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës, besoj që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kundërshtim me këtë, po ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe përveç se ta nënshkruajmë atë marrëveshje bazike – si një siguri juridike, si një garanci për zbatim, do të duhej që sa më parë të dorëzohej Millan Radoiçiç kryekrimineli serb i cili na e vrau rreshterin policor Afrim Bunjaku, hero i Kosovës”, thotë Kurti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë