Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...

Vdekja e njërit prej trafikantëve më të kërkuar në botë, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ka tronditur Meksikën dhe ka lënë pas një vakum pushteti në krye të kartelit famëkeq Jalisco Nueva Generacion (CJNG). Por ndërsa lideri 59-vjeçar u vra nga forcat federale në shtetin e Jalisco-s, perandoria e tij me vlerë disa miliarda dollarë mbetet e paprekur dhe sytë tani janë kthyer drejt gruas dhe familjes së tij.
“La Jefa” në qendër të stuhisë
Në botën e dhunshme dhe të dominuar nga meshkujt të karteleve meksikane, ajo njihet si “La Jefa” – Shefja. Rosalinda González Valencia, 63 vjeçe, u martua me Oseguera-s në vitin 1996 dhe konsiderohet nga autoritetet si pjesë kyçe e strukturës financiare të kartelit.
Sipas qeverisë meksikane, arrestimi i saj në vitin 2021 përbënte “një goditje të rëndësishme ndaj strukturës financiare të krimit të organizuar”. Ajo u dënua me pesë vite burg për pastrim parash dhe u lirua vitin e kaluar për sjellje të mirë. Që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet e panjohur.
Ish-zyrtarë amerikanë të luftës kundër drogës e kanë përshkruar si “narco queen”, duke theksuar se ajo kishte akses në informacionin dhe rrjetin financiar të bashkëshortit të saj.
Megjithëse në botën e karteleve trashëgimia zakonisht kalon tek figura mashkullore, disa analistë nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të përpiqet të marrë drejtimin, një skenar që kujton serialin Griselda apo filmin Traffic.
Fëmijët e përfshirë në rrjetin vrastar
Familja e “El Mencho” ka qenë prej kohësh në shënjestër të autoriteteve amerikane. Vajza e tij, Jessica Johanna Oseguera González, e njohur si “La Negra”, u arrestua në SHBA në vitin 2020 dhe u dënua me 30 muaj burg për pastrim parash. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ajo menaxhonte disa biznese të sanksionuara, përfshirë kompani sushi dhe një markë tekile.

Ndërkohë, djali i tij, Rubén Oseguera González, i njohur si “El Menchito”, u ekstradua në SHBA dhe u dënua me burgim të përjetshëm, si dhe me konfiskim të mbi 6 miliardë dollarëve. Ai konsiderohej numri dy i Kartelit dhe përgjegjës për trafikimin e dhjetëra tonëve kokainë.
Një kartel global me reputacion brutal
Nën drejtimin e “El Mencho”, CJNG u shndërrua në një nga organizatat më të fuqishme dhe më të dhunshme kriminale në Meksikë. Ai u bë i njohur për sulme të hapura ndaj forcave të sigurisë, përfshirë rrëzimin e një helikopteri ushtarak në vitin 2015 dhe atentate ndaj zyrtarëve të lartë.
Karteli ka shtrirë rrjetin e tij në pesë kontinente, duke trafikuar qindra tonë kokainë, metamfetaminë dhe fentanil drejt SHBA dhe tregjeve të tjera ndërkombëtare.
Pas vrasjes së liderit të tij, Meksika u përfshi nga një valë dhune, automjete të djegura, aeroporte të bllokuara dhe përplasje të armatosura në disa shtete. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se operacioni kundër kartelit ishte pjesë e një strategjie më të gjerë për të rikthyer kontrollin e shtetit ndaj organizatave kriminale.
Ekspertët e sigurisë besojnë se trashëgimia e pushtetit në kartel zakonisht kalon tek një figurë e afërt familjare për të shmangur luftën e brendshme. Një nga emrat më të përmendur është njerku i “El Mencho”, Juan Carlos Valencia González.
Megjithatë, nëse drejtuesit e lartë të organizatës nuk arrijnë një marrëveshje, ekziston rreziku i një lufte të brendshme për pushtet, që mund të përshkallëzojë edhe më tej dhunën në vend.
CJNG mbetet një organizatë me strukturë piramidale, ku “El Mencho” ushtronte komandë të padiskutueshme. Me largimin e tij, e ardhmja e një prej perandorive më të fuqishme të drogës në botë mbetet e pasigurt, por një gjë është e qartë: dinastia e tij nuk ka rënë ende.
Kanceri kolorektal po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun në rritje. ...
Zvicra thotë se do të ngrijë “çdo pasuri” që mban në pronësi të Nicolás Maduro-s. Çfar&eu...
Një përplasje e re diplomatike është krijuar mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Parisi i ka ndaluar ambasadorit amerikan Cha...
Irani është afër arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për të blerë raketa të drejtuara supersonike t&...
Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, bosi më i madh narkos në botë, u vra gjatë një operacioni special nga Ushtri...
Gjatë një ndeshjeje Atalanta-Napoli, një tifoz 40-vjeçar reagoi në mënyrë të ashpër ndaj vendimit të arbit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se Ukraina duhet të marrë mbështetje me municione për luftë...
Në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit rus të Ukrainës, Vladyslav Heraskevych thotë se s’k...
Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal ndaj Pavel Durov, themeluesit të rrjetit social Telegram, për “lehtësim të vep...
Kërkesa e Presidentit Donald Trump që ish-këshilltarja e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Susan Rice, të hiqet nga bordi...