BOTA

Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokurores së përgjithshme?

M.B. Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 19:16

Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve të kabinetit ka zgjedhur mbështetësit e tij më të fortë. Megjithatë, zgjedhja e ish prokurores Pam Bondi për postin e prokurorit të përgjithshëm mund të përballet me disa pyetje të vështira mbi çështjet etike dhe angazhimin e saj në fushën e lobimit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti sjellë më shumë hollësi mbi karrierën e ish prokurore së Floridës Pam Bondi.

“Para se të merrja postin e prokurores së përgjithshme të Floridës, unë isha prokurore karriere për 18 vite.”

Pam Bondi njihet më së miri si prokurorja e parë e përgjithshme e Floridës, shteti ku ndodhet Mar-a-Lago, shtëpia e Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Ja çfarë i tha zonja Bondi Zërit të Amerikës në vitin 2012 kur u zgjodh për herë të parë.

“Posti më i lartë që unë kam dëshiruar është ai i prokurores së përgjithshme, kaq. Unë jam përqëndruar në këtë. Jam shumë e vendosur dhe e motivuar të bëjë punën e prokurores”, tha ajo në gusht të vitit 2012.

Zonja Bondi foli në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane në vitin 2016 kur Donald Trump ishte kandidati presidencial i partisë, tre muaj para se të fitonte për herë të parë presidencën.

"Unë e njoh Donaldin dhe jam krenar që e njoh atë", tha ajo në gusht të vitit 2016

Një mbështetëse besnike e pretendimit të rremë se zoti Trump kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, ajo ishte gjithashtu anëtare e ekipit ligjor të zotit Trump në gjyqin e tij të shkarkimit në Senat. Së bashku me republikanët e tjerë, zonja Bondi mbështeti zotin Trump në gjyqin në Nju Jork, në të cilin një juri e shpalli atë fajtor lidhur me akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Në fillim të dhjetorit, zonja Bondi vizitoi Kongresin, duke u takuar më senatorët për të siguruar mbështetjen e tyre para seancës së konfirmimit të saj në Senat për postin e prokurores së përgjithshme.

"Dua të sigurohem që ne të përmirësojmë reputacionin e agjencive si FBI-ja, atë të Departamentit të Drejtësisë dhe agjencitë e zbulimit. Duhet të rivendosim reputacionin e tyre si institucione jopolitike", tha senatori republikan John Cornyn.

Analistët thonë se mungesa e pavarësisë së saj nga Shtëpia e Bardhë mund të jetë një çështje shqetësuese gjatë procesit të konfirmimit të saj.

“Do të ketë raste, mendoj se është një siguri absolute duke pasur parasysh shkallën në të cilën zoti Trump po përpiqet të tejkalojë kufijtë në shumë fronte ligjore, ku besnikëria ndaj ligjit dhe besnikëria ndaj Trumpit do të jenë në tension, dhe trajtimi i këtyre rasteve nga Pam Bondi do të jetë një çështje e debatueshme”, thotë James Sample nga universiteti Hofstra.

“Një nga gjërat që mund të shihet si konflikt interesi është vendimi i zyrës së saj në vitin 2013 për të mos hetuar zyrtarisht pretendimet për mashtrim nga Universiteti Trump”, thotë Claire Finkelstein nga Universiteti i Pensilvanisë.

Por komisioni i etikës në Florida nuk gjeti asnjë shkelje nga ana e saj.

“Ish prokurorja e përgjithshme e Floridës ka ofruar gjithmonë mbështetjen e saj. Ajo mund të zgjedhte çfarë të donte”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Pam Bondi aktualisht është pjesë e firmës lobuese “Ballard Partners”, me seli në Uashington. Analistët thonë se senatorët do të pyesin edhe për klientët e saj të profilit të lartë, të cilët mund të përballet pasi ajo të marrë postin e prokurores së përgjithshme./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë