BOTA

Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil që brenda një kohe të shkurtër u kthye në drejtuesin e socialdemokratëve

n.f Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 14:59

Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil që brenda

GJERMANI- Ministër i Financave, zëvendëskancelar, negociator i koalicionit qeverisës për SPD: Pothuajse pa u ndjerë Lars Klingbeil brenda një kohe të shkurtër u kthye në drejtuesin e socialdemokratëve. Të hënën (4.05.2025) e kësaj jave Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD), del në ish-gazometrin e një ish-kompleks industrial në Berlin përpara 500 të ftuarve dhe gazetarëve.

Ata të gjithë duan të jenë të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me konservatorët krsitiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU). Klingbeil u drejtohet me fare pak fjalë të pranishmëve: "Kjo qeveri duhet të jetë e suksesshme. Ajo duhet t'ia dalë me një frymë ekipi, me guxim për ndryshime dhe me më shumë besim tek qytetaret dhe qytetarët." Ai shton gjithashtu, se besimi krijohet me vepra dhe jo me deklarata. Kjo ishte.

Vula e Klingbeil-it në listën e kabinetit

Pak përpara Klingbeil pati bërë të ditura emrat e anëtarëve të qeverisë nga radhët e SPD-së. Ajo që të befason në këtë listë janë ministret e ministrat e rinj socialdemokratë, të cilët nisin punën tani në koalicionin e ri me konservatorët gjerman. Në listë nuk bëjnë pjesë Svenja Schulze, ministre prej shumë vitesh për Mjedisin e më pas edhe ministre e Zhvillimit. Po ashtu nuk është pjesë e ekipit as ministri i Punës, Hubertus Heil.

Boris Pistorius, i vetmi që ka mbetur në post nga qeveria e mëparshme

Vetëm Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes, do të vazhdojë të jetë ministër në kabinetin e kancelarit të ri kristiandemokrat Friedrich Merz. Të gjithë të tjerët janë të rinj në postet e tyre. Kështu duhet të jetë një fillim i ri në aspektin e përbërjes së personelit. E këtë fillim të ri e ka konceptuar Klingbeil. Ai është një ndër dy kryetarët e SPD-së. Klingbeil do të jetë zëvendëskancelar dhe me gjasë një ndër ministrat më me pushtet. Kolegia e tij në krye të SPD-së, partisë më të vjetër demokratike gjermane, Saskia Esken, nuk merr asnjë post.

Nga fortifikata e SPD-së, Saksonia e Ulët

47 vjeç është burri i ri i fuqishëm i socialdemokratëve. E ai vjen nga Saksonia e Ulët, ashtu si shumë politikanë të tjerë drejtues të SPD-së në dekadat e fundit. Fillimisht karriera e tij dukej tipike e një socialdemokrati: Babai ushtarak profesionist në Bundeswehr, nëna shitëse. Familja banon në Munster, ku ndodhet një ndër qendrat më të mëdha të Bundeswehr-it në të gjithë Gjermaninë. Maturën dhe shërbimin civil Klingbeil e kreu në Hannover, ku ai shërbeu në misionin e Stacionit të Trenit (Bahnhofmission). Gjatë kësaj kohe ai vendosi kontaktet e parat ë rëndësishme politike. Klingbeil ndër të tjera punoi në vitet 2001 deri më 2003 në zyrën elektorale të qarkut të ish-kancelarit socialdemokrat Gerhard Schröder, i cili në këtë periudhë qeveriste bashkë me partinë ekologjiste.

Një kthesë në Nju Jork

Në këtë periudhë ndodh edhe një kthesë e rëndësishme në jetën e të riut Klingbeil: Gjatë sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 shtatotir 2001 ai është në Nju Jork, qëndrimi i tij kritik ndaj Bundeswehr-it ndryshon. Qysh atëherë ai angazhohet për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë, ashtu si edhe shumë politikanë të tjerë të krahut të djathtë të SPD-së.

Një karrierë e vazhdueshme partiake deri në krye të saj

Edhe rruga e tij e studimeve është e ngjashme me biografitë e shumë socialdemokratëve të tjerë: Më 2004 ai përfundon studimet për shkencat politike në Hanover, ndërsa merr në këtë periudhë edhe një bursë nga fondacioni i afërt me SPD-në, Friedrich-Ebert. Qysh në vitin 2005, në moshën 27 vjeçare, ai hyn në Bundestag në vend të një kolegu, që u tërhoq, por në të njëjtin vit humbet mandatin në zgjedhjet e reja të Bundestagut.

Që nga viti 2009 ai është pandërprerje anëtar i parlamentit, bëhet sekretar i përgjithshëm i SPD-së dhe së fundi në dhjetor 2021 edhe bashkëkryetar i partisë krah Saskia Eskenit. Në këtë pozicion ai është përgjegjës edhe për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare në shkurt 2025 me rezultatin më të keq në histori për SPD-në me vetëm 16,4 përqind. Partia renditet e treta pas unionit konservator të CDU / CSU-së dhe partisë ekstremiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). E ky rezultat edhe pse socialdemokratët kishin postin e kancelarit me Olaf Scholz-in.

Një krijim koalicioni në një qetësi befasuese

Por Klingbeil ia del, që ky dështim elektoral të mos lidhet detyrimisht me personin e tij. Shpejt ai krijon një raport besimi me fituesin e zgjedhjeve kristiandemokratin Friedrich Merz, negocion pa bujë pothuajse në heshtje marrëveshjen e koalicionit dhe tani nis karrierën e tij në qeverinë e re federale.

Paksa tërhoqi vëmendjen burri 1,96 metra i gjatë kur foli hapur, se ka kaluar me sukses një sëmundje kanceri. Përpara dhjetë vjetësh ai ka qenë i sëmurë me kancer në gjuhë, por e ka kapërcyer atë plotësisht, bëri ai së fundi publike. Klingbeil është i martuar që nga viti 2019 dhe ka një djalë gati një vjeç. Nga jeta private e tij dihet se në rini është prezantuar me band-in e rock-ut "Sleeping Silence", e si i ri i dukej shick një Piercing në vetull. 

Shumë kantiere të hapura në qeverinë e re

Nga koha me band-in "Sleeping Silence" dëshmojnë sot kitarrat, që gjenden në zyrën e tij. Por jeta e Lars Klingbeil këtej e tutje nuk do të vazhdojë më me kaq qetësi. Detyra e tij ndër të tjera do të jetë prezantimi i ideve se si do të përdoret fondi i posaçëm prej 500 miliard eurosh i miratuar në parlamentin e mëparshëm. Nga këto para duan të gjithë të përfitojnë: Landet dhe komunat, hekurudha, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe të tjerë e të tjerë.

Pas viteve të grindjes së vazhdueshme ndër partitë e koalicionit të mëparshëm SPD, ekologjist dhe liberal-demokrat ai tani me Friedrich Merz duhet të demonstrojnë unanimitet – mënyra e tij e qetë e komportimit me siguri që do ta ndihmojë Klingbeil-in në këtë drejtim./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë