“Prit, të shoh lajmet ”/ Detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Buzit, prokurori s’i tregoi për vdekjen e ish-vjehrrit!
Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret së...
Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret së...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Zyra e Prokurorit të Lartë në Suboticë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione se kush i ka blerë pajisjet për t’i krijuar lëndët shpërthyese, që janë gjetur në veri të Serbisë më 5 prill.
Dyshohet se ushtria ka gjetur substanca të dyshimta në dy çanta në zonën mes fshatrave Treshnjevac dhe Vojvoda Zimonjiq.
“Përmbajtja e tyre do të jetë subjekt i ekzaminimeve të ekspertëve, të cilët do ta drejtojnë rrugën e hetimit”, ka thënë kjo Zyrë, me urdhër të së cilës janë kryer hetime të dielën.
Sipas saj, nga hetimet që i ka kryer prokurori në vendin ku janë gjetur çantat, është ardhur në përfundim se ka dyshime të bazuara se ka pasur pajisje që do të mund t’i përdorte ndonjë ekspert për të krijuar pajisje shpërthyese.
Ky rast po hetohet si prodhim, posedim dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe eksplozivëve në lidhje me veprën penale të sabotimit.
“Zyra e Prokurorit në Suboticë është duke marrë masa për të siguruar të dhëna për ndjekje penale të autorit të krimit, nëse ai zbulohet”, ka thënë Zyra e Prokurorit për Radion Evropa e Lirë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur më 5 prill se autoritetet kanë gjetur “lëndë me fuqi shkatërruese” pranë fshatit Velebit të Vojvodinës, rreth 20 kilometra larg kufirit verior, përkatësisht afër gazsjellësit Rrjedha Ballkanike që transporton gaz natyror nga Rusia.
Ai ka thënë se menjëherë e ka informuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban për këtë rast.
Orban ka pretenduar më vonë se “Ukraina është përpjekur ta shkëpusë Evropën nga burimet ruse të energjisë për vite me radhë”.
Drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë së Serbisë, Duro Jovaniq, i ka hedhur poshtë pretendimet lidhur me përfshirjen e Ukrainës dhe ka përmendur se eksplozivët e gjetur duket se janë prodhuar nga Shtetet e Bashkuara.
Edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka hedhur poshtë akuzat e Orbanit.
Ky incident ka ardhur në kohën e mospajtimeve tjera mes Hungarisë dhe Ukrainës, lidhur me sektorin e energjisë.
Budapesti ka përplasje me Kievin për pezullimin e transportit të burimeve ruse të energjisë përmes gazsjellësit Druzhba, për çka Hungaria dhe Sllovakia e fajësojnë Ukrainën, derisa Kievi ia atribuon fajin një sulmi rus me dronë për dëmet në tubacion.
Orban ka përfituar nga këto mospajtime për të bllokuar miratimin formal të kredisë së BE-së për Ukrainën në vlerë të 90 miliardë eurove, e cila është miratuar nga 26 vendet tjera të bllokut në dhjetor.
Në pamje më të gjerë, Orbani dhe partia e tij Fidesz kanë tentuar ta lidhin liderin e opozitës, Peter Magyar me Ukrainën dhe BE-në.
Magyar e ka përshkruar incidentin në tubacion si përpjekje transparente për t’i rritur numrat për Orbanin.
Mirëpo, Orbani, duke folur para kamerave, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.
“Ky zhvillim nuk ndikon në zgjedhje. E prek sigurinë energjetike të Hungarisë. Le të mos e përziejmë fushatën me udhëheqje të shtetit”, ka thënë ai.
Zgjedhjet në Hungari do të mbahen më 12 prill, ndërsa Orban është në pushtet që 16 vjet. /REL
Tre propozime të ndryshme armëpushimi prej 10 pikash kishte dërguar në fillim Irani, sipas numrit dy të administratës amerikane J ...
Vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të kërkuar negociata të drejtpërdrejta me Libanin erdhi me kërkesë t&...
Autoritetet në Gjermani po planifikojnë të rrisin ekskursionet shkollore në memorialet e ish-kampeve naziste, në një përpjekj...
Karabinierët e Palermos iu përgjigjën lagjes “Settecannoli” për të shpërndarë një përleshje të dhu...
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretëria e Bashkuar, John Healey, ka bërë të ditur se tre nëndetëse ruse janë vërejtur pran&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një afat të shkurtër prej dy ditësh për NATO, duke kërkuar nga aleatët plane kon...
Vdekje cerebrale është shpallur nga mjekët e spitalit Infermi, ku po kurohet një djalë 12-vjeçar që kishte mbetur i bllokua...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mikalis Rocas dhe ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri, i kan...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar kabinetin e tij që të fillojë “negociata të drejtpërdrejta” me Li...
Koreja e Veriut ka njoftuar testime të armëve të reja elektromagnetike, përfshirë edhe një bombë me fibra karboni të pro...