BOTA

Kush janë dy burrat që kontrollojnë dokumentet sekrete dhe pasuritë miliona dollarë të Jeffrey Epstein

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 21:48

Kush janë dy burrat që kontrollojnë dokumentet sekrete dhe

Kur Federal Bureau of Investigation (FBI) bastisi rezidencën e Jeffrey Epstein në New York City në korrik 2019, në ditën kur ai u arrestua për trafikim seksual të të miturve, agjentët hapën me forcë një kasafortë të madhe ku gjetën diamante, tufa parash, pasaporta, dosje me CD dhe hard-disqe. Por një problem me urdhrin e kontrollit bëri që ata të mos mund t’i merrnin sendet me vete. Kur u kthyen me një urdhër të ri, kasaforta ishte zbrazur ndërkohë, sipas dokumenteve të FBI-së.

Richard Kahn, kontabilisti dhe përgjegjësi i dokumenteve të Epstein që nga viti 2005, i kishte thënë stafit të rezidencës të paketonin dy valixhe me përmbajtjen e kasafortës dhe t’ia dorëzonin në shtëpinë e tij.

Pasi FBI foli me avokatin e atëhershëm të Kahn, ai pranoi t’i dorëzonte valixhet pa i prekur, por nuk donte që agjentët të shkonin në shtëpinë e tij dhe refuzoi të tregonte se kush i kishte kërkuar t’i hiqte sendet nga kasaforta. Megjithatë, një burim pranë hetimit për Epstein tha se nuk kishte dijeni që Kahn të ishte intervistuar apo hetuar ndonjëherë në lidhje me hetimin penal ndaj financierit pedofil. Avokati aktual i Kahn i tha BBC News se klienti i tij kishte bashkëpunuar plotësisht me kërkesat e FBI-së. Richard Kahn dhe avokati prej kohësh i Jeffrey Epstein, Darren Indyke, janë ekzekutorët e vetëm të pasurisë së Epstein, duke kontrolluar gjithë pasurinë dhe pronat e tij.

Kush janë dy burrat që kontrollojnë dokumentet sekrete dhe

Megjithëse nuk janë emra shumë të njohur për publikun, të dy tani kontrollojnë kompensimet që u takojnë të mbijetuarave dhe sekretet që përmbajnë dokumentet ende në zotërim të pasurisë së Epstein – të cilat, me kërkesë, i janë dorëzuar House Oversight Committee.

Si pjesë e hetimit të saj mbi rrjetin e Epstein, komiteti i Kongresit i ka thirrur zyrtarisht për të dëshmuar të dy. Kahn pritet të paraqitet të mërkurën, më 11 mars, ndërsa Indyke duhet të dëshmojë të enjten, më 19 mars.

BBC ka folur me persona të lidhur me hetimet për Epstein, kemi shqyrtuar dokumente nga disa procese gjyqësore dhe ka analizuar materialet më të fundit të publikuara në dosjet Epstein nga Departamenti i Drejtësisë, për të kuptuar më mirë rolin që dy burrat dyshohet se kanë pasur në jetën e Epstein dhe që vazhdojnë të kenë edhe pas vdekjes së tij.

Epstein emëroi Indyke dhe Kahn si bashkë-ekzekutorë në gusht 2019, vetëm dy ditë para se të vdiste në burg, ndërsa priste gjyqin për trafikim seksual të të miturve. Ai ndryshoi testamentin për të transferuar gjithë pasurinë në një fond besimi (trust) të quajtur sipas vitit të lindjes së tij, i cili do të administrohej nga avokati dhe kontabilisti.

Në rolin e tyre si ekzekutorë, Indyke dhe Kahn kanë rënë dakord për paketa kompensimi për të mbijetuarat, duke përfshirë kushte që pengonin viktimat që pranonin paratë të ndërmerrnin veprime të tjera ligjore kundër tyre personalisht. Pretendime të tjera ligjore janë ende të hapura.

Si përfitues të fondit, dy burrat mund të marrin gjithashtu dhjetëra miliona dollarë secili nga ajo që mbetet pasi të zgjidhen të gjitha kërkesat për kompensim. Vlera e saktë e pasurisë së Epstein mbetet e paqartë. Por në kohën e vdekjes së tij ajo u vlerësua rreth 635 milionë dollarë (475 milionë paund), sipas firmës ligjore Edwards Henderson, e cila përfaqëson shumë nga të mbijetuarat.

Një nga gratë që Epstein abuzoi, e cila kërkoi të mbetet anonime, i tha BBC se Indyke dhe Kahn kanë shumë pyetje për të cilat duhet të përgjigjen lidhur me atë që dinin për “operacionin” e tij. “Jeffrey ishte vetëm një njeri. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të mund ta mbante gjithë këtë vetëm,” tha ajo. “Ne gjithmonë themi: ndiqni paratë, apo jo? Nëse ndiqni paratë, mund të kuptoni shumë për mënyrën se si funksiononte ky operacion.”

Dokumentet gjyqësore pretendojnë se Indyke dhe Kahn – shpesh të dy – kishin autoritet nënshkrimi mbi pothuajse të gjitha llogaritë bankare të Epstein, që do të thotë se ishin të autorizuar të kryenin transaksione.

Ata gjithashtu ndihmuan në drejtimin e disa kompanive të Epstein – disa prej të cilave, sipas pretendimeve në dokumentet gjyqësore, ekzistonin vetëm për qëllimin e operacionit të tij të trafikimit seksual. Avokati i Kahn tha se “nuk ka bazë për këto pretendime” dhe se bizneset e Epstein nuk funksiononin për të fshehur aktivitetet e tij; “pothuajse të gjitha ishin subjekte për deklarime tatimore dhe pronësia e tyre nuk ishte fshehur kurrë”. /Pershtati ne shqip PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë