Një në tre shqiptarë me veturë/ Numri i makinave në Shqipëri arrin në 1.05 milionë
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga banorë të Lagjes nr. 5 në Durrës, të cilët ankoh...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer nj...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
SHBA- Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të drejtës për abort nuk zë një vend të rëndësishëm, një kontrast i thellë me qëndrimet e mëparshme të partisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, i cili ndoqi punimet e Kuvendit njofton se ky qëndrim zyrtar më i butë për të drejtat riprodhuese synon ta bëjë kandidatin e tij Donald Trump më tërheqës për votuesit e pavendosur.
Republikanët mbërritën në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki në mbështetje të ish-presidentit Trump si asnjëherë më parë, pas atentatit ndaj tij. Por debatet mes tyre vijuan për një për një nga politikat konservatore: e drejta për abort. Miratimi i programit të partisë në një votim me zë, pa debat, zhgënjeu shumë republikanë që mbështesin një ndalim të rreptë të abortit, ndërsa të tjerë kanë një qëndrim më pragmatik.
“Nuk duhet të jetë një vendim: gjithçka ose asgjë. Dhe ne nuk do të fitojmë zgjedhjet nëse ky është qëndrimi ynë. Pra, duhet të bëjmë pak kompromis. Do të marrë kohë”, thotë Sheila Klopp një votuese katolike, e cila pranon se ndërsa disa aktivistë republikanë kërkojnë një ndalim total të abortit, shumë politikanë republikanë duhet të moderojnë qëndrimin e tyre kundër abortit për t’u zgjedhur.
Ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy i tha Zërit të Amerikës se ai është ‘100 për qind pro jetës’, por se një qasje më e butë është një domosdoshmëri politike.
“A duhet të mos pajtohemi me disa amerikanë që janë në anën tjetër, pro abortit? Po do ta bëjmë. Por a duhet të jetë një çështje që na çon në pikën tonë të thyerjes? Absolutisht jo”, thotë ai.
Kandidati republikan për president Donald Trump, të paktën përkohësisht ka zgjedhur të bëjë politikë dhe të lërë mënjanë retorikën e vijës së ashpër për çështjen e abortit.
“Unë mendoj se ai është miqësor me çështjen e jetës, kundër abortit dhe mendoj se ne do të jemi në gjendje të bëjmë përparim nën udhëheqjen e tij të ardhshme”, thotë Steve McKee, nga Fondacioni “Heritage”.
Tek republikanët ka një optimizëm se nëse zoti Trump merr një mandat të dytë ai mund të nënshkruajë një projekt-ligj që vendos një ndalim kombëtar të abortit.
“Duke folur vetëm për veten time, personalisht prirem të shikoj më shumë historinë sesa retorikën e fushatës. Dhe mendoj se kur kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë në detyrë më parë, kemi shumë për të punuar”, thotë Noelle Huizenga, ish punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.
Kandidati me të cilin lëvizja pro-jetës ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës kur zoti Trump ishte president nuk do të jetë më, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në nëntor. Si nënpresident, Mike Pence trumpetonte vazhdimisht mesazhin kundër abortit.
Ndërsa kandidati për nënpresident i zotit Trumpit këtë vit, J.D. Vance, kundërshtoi amendamentin e të drejtave të abortit të shtetit të tij vitin e kaluar, por ka të ngjarë që ai të mos sjellë në Shtëpinë e Bardhë të njëjtin pasion ndaj kauzës, si zoti Pence./ VOA
SHBA- Shkencëtarët thonë se një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë...
UKRAINË- Forcat ajrore të Ukrainës raportohet se kanë rrëzuar 35 nga 39 dronët Shahed të prodhimit iranian që Rusia l&...
SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump mbajti të shtunën në Miçigan tubimin e parë elektoral së bashku me ...
JERSEY- Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u larguan nga një angazhim publik në fillim të kësaj jave pasi polic&eu...
SHBA- Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë refuzuan vazhdimisht kërkesën e Donald Trump për siguri shtesë para se të ndodh...
SHBA- Një burrë nga Florida është arrestuar për një sërë kërcënimesh për të vrarë i...
Foto ilustruese BALLKAN- A po shkakton lufta në Gaza një valë të re radikalizimi në Ballkanin Perëndimor? Tentativa e sulmit ...
Foto ilustruese KOSOVË- Bekim Muji nga Gjilani fiton 250 euro në muaj duke punuar në një kompani private të sigurimeve në Pri...
Foto ilustruese IZRAEL- Pas sulmit ajror të Izraeli në Jemen në përgjigje të një sulmi me dron nga milicia pro-iraniane Huthi...
Foto ilustruese BANGLADESH- Gjykata Supreme e Bangladeshit ka anuluar të dielën shumicën e kuotave për vende të punës në...