
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse, janë shtyrë për 30 ditë.
“Ne kemi pranuar [një shtyrje] për 30 ditë për Industrinë e Naftës të Serbisë. Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Në letrën e Departamentit amerikan të Thesarit, që Vuçiç e publikoi, thuhet se sanksionet kundër NIS-it janë shtyrë deri më 28 mars. Më 10 janar, SHBA-ja e vendosi NIS-in nën sanksione për shkak të aksioneve të kompanisë ruse të naftës, Gazprom Neft, në mënyrë që të parandalojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.
NIS është e vetmja kompani në Serbi që është e përfshirë në nxjerrjen, prodhimin dhe rafinimin e naftës, si dhe në prodhimin e gazit natyror. Më herët gjatë shkurtit, kompania dorëzoi kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Qeverisë amerikane për të shtyrë vendosjen e sanksioneve.
Kërkesa për të shtyrë sanksionet për minimum 90 ditë, në mënyrë që të zgjidhet çështja e pronësisë, u mbështet nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Hungarisë. Që atëherë, struktura pronësore e NIS-it ka ndryshuar. Siç njoftoi Bursa e Beogradit më 26 shkurt, Gazprom Neft ka transferuar të paktën 5 për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, një kompani ruse që nuk është subjekt i sanksioneve perëndimore.
Dokumentet e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit tregojnë se Gazprom Neft ka zvogëluar përqindjen e aksioneve në NIS nga 50 në rreth 44.85 për qind. Në të njëjtën kohë, Gazpromi ka rritur përqindjen e aksioneve në NIS nga 6.15 në 11.30 për qind.
Sa i përket pjesës tjetër të aksioneve, 29.87 për qind janë në pronësi të shtetit të Serbisë dhe pjesa tjetër janë në pronësi të qytetarëve, punëtorëve aktualë dhe ish-punonjësve dhe hisedarëve të tjerë më të vegjël./REL
rafineria e naftës së nis-it në serbi aleksandar vuçiç
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
27 Shkurt10:24
Diplomatët e SHBA-së dhe Rusisë takohen në Turqi për të diskutuar për misionet diplomatike
SHBA- Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen më 27 shkurt në Stamboll për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet q...
r.ll
BOTA
27 Shkurt09:27
"Shqipëria sot ka një dritare të hapur për të hyrë në BE", Rama: Më duhet të rri dhe pak në këtë detyrë të përmbush këtë mision historik
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rublikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'sy" u shpreh se&nb...
n.f
BOTA
27 Shkurt08:08
Nga sulmi në Banjskë te mbyllja e institucioneve serbe/ Kosova dhe Serbia bëjnë hapa pas, analiza: Po shkelet Marrëveshja e Brukselit!
KOSOVË- Në vend të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, sulm i armatosur në Banjskë; në vend të pranimit ...
n.f
BOTA
27 Shkurt08:08
Koreja e Veriut i dërgon Rusisë mijëra trupa ushtarakë për të luftuar në frontin ukrainas
RUSI- Koreja e Veriut po dërgon trupa të reja në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas, me vlerësimet që b...
r.ll
BOTA
27 Shkurt07:49
Starmer mbërrin në Uashington për bisedime me Trump, përsërit thirrjet për garanci sigurie për Ukrainën
keir starmer
SHBA- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Uashington për bisedime me Presidentin amerikan Donald Tr...
r.ll
BOTA
27 Shkurt07:48
Zgjedhjet në Kosovë/ Janë numëruar 19 nga 43 qendrat e votimeve në përfaqësitë diplomatike, si ka votuar diaspora
foto ilustruese
PRISHTINË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votim...
n.f
BOTA
27 Shkurt07:35
Trump: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të nënshkruajnë një marr...
n.f
BOTA
27 Shkurt07:34
Ekspertët e sigurisë peshojnë argumentat pro dhe kundër marrëveshjes SHBA-Ukrainë për mineralet
SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet e rralla, duke shënuar një ...
b.z
BOTA
26 Shkurt22:56
U përhap një muaj më parë në Teksas, njoftohet vdekja e parë nga virusi i fruthit
Foto ilustruese
LUBBOCK, TEKSAS - Një pacient me fruth ka vdekur në një spital në Teksasin Perëndimor, vdekja e parë nga p&eu...
E.D
BOTA
26 Shkurt22:53
U goditën nga orteku në Norvegji, një i vdekur dhe një i plagosur
NORVEGJI- Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. BBC bë...