BOTA

Lidhet me protestat? Analiza: Pse Serbia kërkon deklaratë për Vojvodinën

M.B. Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 10:21

Lidhet me protestat? Analiza: Pse Serbia kërkon deklaratë për

SERBIA- Mes protestave të studentëve që zgjasin me muaj, autoritetet në Serbi janë duke paralajmëruar miratimin e një “deklarate të popullit” për Vojvodinën, që është një krahinë autonome në veri të Serbisë. Ky hap është thënë se do të ndërmerret në përgjigje të iniciativave të supozuara separatiste në protesta. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 7 shkurt se, javëve të fundit, janë rishfaqur iniciativat për t’i dhënë Vojvodinës autonomi më të gjerë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se me disa mesazhe “kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë, me disa të flitet gjuha vojvodinase e me disa të tjera duan që Vojvodina të ndahet prej Serbisë”.

Ai nuk specifikoi se kush i dërgon mesazhet e tilla. Zyrtarë të tjerë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet kanë pohuar, gjithashtu, se “kërkesat separatiste” janë pjesë e protestave në Serbi. Presidenca serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këto iniciativa e as për arsyet e sakta për miratimin e deklaratës së lartpërmendur. REL-i e kontaktoi edhe Millenko Jovanovin, shef i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe, por as ai nuk u përgjigj.

Aleksandar Popov, nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë për Radion Evropa e Lirë se pretendimet e Qeverisë serbe për separatizmin e Vojvodinës, janë pjesë e strategjisë “përçaj dhe sundo”.

“Asnjë nga figurat publike, as nga opozita, as nga njerëzit e shënjestruar nga mediat pro regjimit, nuk kanë përmendur deri më tani as ‘V’ prej Vojvodinës, kur bëhet fjalë për ndryshimet që janë të nevojshme”, thotë Popov.

Protestat e studentëve, sipas tij, kanë treguar unitet dhe flasin vetëm për kërkesat kryesore, “e ato janë që institucionet të nisin punën”.

Studentët - të cilët prej muajsh kanë bllokuar fakultetet në Serbi, për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit - kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e këtij stacioni, ndëshkimin e sulmuesve të studentëve në protestat pas tragjedisë, pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar, si dhe rritjen e buxhetit për 20 për qind të arsimit të lartë.

Që nga ajo tragjedi, në Serbi janë mbajtur disa protesta, ku kanë marrë pjesë edhe qytetarë të tjerë. Por, në to, organizatorët nuk kanë thënë se shkëputja e Vojvodinës është kërkesë e tyre. Vuçiç tha më 7 shkurt se do ta kundërshtonte “separatizmin” përmes mjeteve demokratike dhe politike.

“Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Nuk ka dorëzim apo tërheqje para atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë”, shkroi Vuçiç në një postim në Instagram.

Kryeministri në largim i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i tha Televizionit Pink më 2 shkurt se opozita dëshiron shkëputjen e Vojvodinës dhe se protestat i sheh si mundësi për planet e saj. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha për Televizionin Pink më 12 janar se kërkesat e studentëve që organizojnë bllokada në fakultete, janë politike, dhe se organizatorët e këtyre bllokadave nuk janë “autonomistë”, por "separatistë" dhe duan që Vojvodina të shkëputet nga Serbia.

Disa përfaqësues të opozitës kanë thënë se këto pretendime janë të pabaza dhe se studentët në bllokada nuk bashkëpunojnë me opozitën për veprimet e tyre. Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje për këto pretendime nga studentët që kanë bllokuar Fakultetin Filozofik në Novi Sad. Në janar, grafiti “Republika Vojvodina LSV” u shfaq në pjesë të ndryshme të Novi Sadit, raportoi atëkohë agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Partia opozitare, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës (LSV), u distancua nga kjo. Agjencia Beta raportoi se edhe një pankartë me mbishkrimin “Republika e Vojvodinës” është varur në Urën e Varadinit në Novi Sad, më 23 janar, dhe se ekspozimi i saj është siguruar nga policia komunale. Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje as nga policia komunale, as nga qyteti i Novi Sadit lidhur me këto pretendime. Sipas Popovit, deklarata për Vojvodinën “nuk ka status ligjor, ashtu si edhe deklarata e miratuar në Kuvendin gjithëserb”.

Në këtë kuvend, që ishte një seancë e përbashkët e qeverive të Serbisë dhe Republikës Sërpska, e mbajtur në Beograd më 8 qershor, 2024, u miratua Deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb - një dokument prej 49 pikash. Ky dokument u miratua në korrik nga Kuvendi i Serbisë dhe në të, mes tjerash, thuhet se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm. Popov thotë se deklarata për Vojvodinën do të kishte peshë ligjore nëse do të mbahej “referendum për heqjen e autonomisë së Vojvodinës”.

“Do të duhej të zbatoheshin të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese që ekzistojnë për vendosjen apo heqjen e autonomive ekzistuese”, thekson ai.

Popov beson se teza për separatizmin “nuk ka asnjë bazë në realitet”, por se qëllim i saj është “t’i riparojë dëmet e shkaktuara nga të gjitha lëvizjet e gabuara që ka bërë pushteti”.

“Pasojat mund të jenë katastrofike nëse plani [i pushtetit] për të krijuar përçarje mes njerëzve të Vojvodinës dhe pjesës tjetër të popullsisë në Serbi, ka sukses”, thotë Popov.

Kushtetuta e Serbisë thotë se ky vend ka dy krahina autonome, Vojvodinën dhe Kosovën, edhe pse kjo e fundit është shtet i pavarur qysh në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh. Me Kushtetutë, propozimi për krijimin e krahinave të reja ose për shfuqizimin ose bashkimin e krahinave autonome ekzistuese konfirmohet nga qytetarët me referendum. Krahina autonome në Serbi i ka institucionet dhe të ardhurat e veta, menaxhon prona, i ka simbolet dhe përcakton mënyrën e përdorimit të tyre./ REL

serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë