Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor. Këto deklarata ministri izraelit i bëri një ditë pasi Qeveria e Izraelit njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në territorin palestinez.
Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që shihen si pengesë e madhe për një paqe afatgjatë, vazhdimisht dënohen nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimi i së enjtes i Qeverisë izraelite po ashtu u përball me kritika të ashpra nga jashtë.
“Kjo është një përgjigje e vendosur ndaj organizatave terroriste që po tentojnë të dëmtojnë dhe dobësojnë kontrollin tonë ndaj kësaj toke dhe po ashtu është një mesazh i qartë për [presidentin e Francës, Emmanuel] Macron dhe bashkëpunëtorët e tij: ata do të njohin në letër shtetin palestinez, por ne do të ndërtojmë, këtu, në këtë tokë, një shtet hebre izraelit”, citohet të ketë thënë Katz, sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e tij.
“Ajo letër do të hidhet në koshin e plehrave të historisë dhe shteti i Izraelit do të lulëzojë dhe përparojë”, shtoi ai.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë vizitës në vendbanimin Sa-Nur në veri të Bregut Perëndimor. Kolonët nga Sa-Nur ishin evakuuar më 2005 si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza. Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967.
Gjatë një vizite në Singapor të enjten, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se njohja e një shteti palestinez, nën disa kushte, ishte “jo vetëm obligim moral, por edhe nevojë politike”.
Një konferencë ndërkombëtare, që synon ringjalljen e idesë të zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, pritet të mbahet në qershor në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Në prill, Macron kishte deklaruar se Franca mund ta njohë një shtet palestinez në muajin qershor.
Pas njoftimit të Izraelit për vendbanime të reja, Britania e cilësoi këtë lëvizje si “pengesë të qëllimshme” ndaj shtetësisë palestineze, ndërkaq zëdhënësi i shefit të OKB-së, Antonio Guterres, tha se ky vendim i shtyu përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete “në drejtimin e gabuar”./REL
LONDËR- Russell Brand është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat që përfshinin përdhunim, sulm seksual dhe s...
SHBA- FBI-ja dhe administrata Trump kanë nisur një hetim të përbashkët se si u hakerua telefoni i i Shefes së Stafit të...
GREQI- Mot i keq ka përfshirë Heraklionin e Kretës në orët e fundit me stuhi të forta, reshje të rrëmbyeshme shiu...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kërcënuar me jetë. Kjo nuk është hera e parë që...
GJERMANIA- Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka pa...
SHBA- Qeveria e SHBApo e ashpërson qëndrimin ndaj studentëve të huaj dhe dëshiron të revokojë vizat e student&eum...
SHBA- Rundi i pestë i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfundoi në Romë javën e kaluar, por njer...
ALASKA- Zyrtarët kanë zbuluar një rritje të aktivitetit të tërmeteve në malin Spurr të Alaskë...
SHBA- Shkencëtarët besojnë se më në fund mund ta kenë gjetur përgjigjen dhe kjo tregon se mund të përballemi...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket ngjarjeve në Koso...