BOTA

Ligji për abortin në Florida, në qendër të polemikave mes kampeve të kandidatëve Biden dhe Trump

E.D Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 18:37
Ligji për abortin në Florida, në qendër të polemikave
foto ilustruese

SHBA- Shteti amerikan i Floridës ka filluar të zbatojë një ligj të ri që ndalon shumicën e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë. Në këtë fushatë presidenciale, Donald Trump po mbron të drejtën e shteteve për të rregulluar të drejtat riprodhuese. Presidenti Joe Biden thotë se decentralizimi i autoritetit mbi ligjet e abortit kërcënon jetën e grave.

Ekipi i fushatës së Presidentit Biden ka vendosur të drejtat riprodhuese në qendër të përpjekjes së tij për të siguruar një mandat të dytë. Nënpresidentja Kamala Harris bëri fushatë në Florida në ditën kur hyri në fuqi ligji i ri i shtetit për abortin.

"Kjo është një luftë për liri. Liria themelore për të marrë vendime për trupin tuaj dhe për të mos lejuar ndërhyrjen e qeverisë në këtë çështje", tha ajo.

Ligji i ri i Floridës për abortin është ndër më kufizuesit në të gjithë vendin dhe ka nxitur një iniciativë për të hedhur në votim në nëntor përfshirjen e të drejtave të abortit në kushtetutën e shtetit.

Shtetet amerikane filluan të miratonin ligjet e tyre për abortin pasi një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 2022 i dha fund mbrojtjes federale të abortit.

Ish Presidenti Trump ka emëruar tre nga gjashtë anëtarët e Gjykatës së Lartë që vendosën për këtë çështje dhe Nënpresidentja Harris thotë se votuesit duhet ta mbajnë atë përgjegjës për këtë.

"Në të gjithë vendin tonë, ne jemi dëshmitarë të një sulmi të gjerë nga shtetet ndaj të drejtave riprodhuese. Dhe duhet ta kuptoni se fajtor për këtë është ish Presidenti Donald Trump", tha ajo.

Ndërsa zoti Trump thotë se ligji i ri i Floridës shkon shumë larg, ai rregullisht merr meritat për këtë qasje të shteteve ndaj abortit. Është "vullneti i popullit" shpjegoi ai në një video në faqen e tij të mediave sociale muajin e kaluar.

“Shumë shtete do të kenë kufizime të ndryshme për abortin, për numrin e javëve kur do të lejohet aborti. Disa shtete do të kenë ligje më konservatore. Në fund, kjo ka të bëjë me vullnetin e popullit. Ju duhet të ndiqni zemrën tuaj, ose në shumë raste, fenë ose besimin tuaj.”

Candace Dye, pronare e një klinike aborti, thotë se kishte një nxitim të pacientëve përpara hyrjes së ligjit të ri të abortit në fuqi. Ajo mendon se ndalimi i abortit që në javën e gjashtë të shtatënizë është shumë kufizues.

“Shumë vajza as që e dinë se janë shtatzënë deri në javën e gjashtë. Ato mendojnë se janë në javën e katërt të shtatzënisë kur vijnë për kontrollet mjekësore, ku mësojnë se tashmë janë në javën e gjashtë të shtatzënisë. Ato pastaj duhet të bëjnë kontrolle mjekësore në dy ditë të ndryshme”, thotë ajo.

Jashtë klinikës, protestuesit kundër abortit përpiqen të flasin me çdo grua që hyn në klinikë.

“Unë jam këtu sepse aborti më ka lënduar dhe sigurisht që nuk dua të shoh gra të tjera të lënduara nga aborti. Ata hyjnë në derë dhe nuk dalin kurrë njësoj. Pavarësisht se si përpiqen ta vazhdojnë jetën normalisht, jeta e tyre nuk do të jetë kurrë normale”, thotë protestuesja Tammy Holly.


Ndonëse rrëzimi i ligjit të abortit po motivon shumë votues republikanë,
zoti Trump duket se është i ndërgjegjshëm për pasojat politike të kësaj çështje në një garë të ngushtë presidenciale.

“Gjithmonë veproni me zemër, por ne duhet të fitojmë zgjedhjet. Ne jemi një vend i dështuar, por nuk mund të jemi më një vend i dështuar. Ne do ta bëjmë Amerikën një vend të madh”, tha ai.

Nënpresidentja Harris thotë se aleatët republikanë të zotit Trump në Kongres duan një ndalim të abortit në të gjithë vendin.

Zoti Trump ka thënë se kjo nuk është e nevojshme tani që shtetet mund të miratojnë vetë ligjet për abortin./VOA

joe biden donald trump

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12