BOTA

Lirimi i libianit të akuzuar për krime lufte/ Prokuroria në Itali nis hetim ndaj kryeministres dhe dy ministrave, Meloni: Nuk jam e detyruar të jap dorëheqjen

r.ll Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 09:09
Lirimi i libianit të akuzuar për krime lufte/ Prokuroria në Itali
giorgia meloni

ITALI - Drejtësia italiane po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për shkak të lirimit të diskutueshëm të një të akuzuari si kriminel lufte nga Libia në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Ndërkohë procesi ka nisur. Prokurorët po hetojnë edhe kundër ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio, ministrit të Brendshëm Matteo, Piantedosi dhe sekretarit të Shtetit për Shërbimet Sekrete, Alfredo Mantovano. Meloni deklaroi, se nuk është e detyruar të japë dorëheqjen. Fakti që ndaj saj po hetohet, nuk do të thotë se ajo është fajtore, dhe as se detyrimisht do të pasojë një padi zyrtare. "Unë nuk lejoj të më bëjnë presion, nuk lejoj të më trembin, ndaj unë jam, le të themi, e padëshiruar për ata, që duan, që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë", shkruan Meloni në Facebook.

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon sqarim

Italia e ka lënë të lirë një të dyshuar për krime lufte dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare do të dijë, se përse Italia e ka lënë atë sërish të lirë. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon libianin për tortura dhe përdhunime. Fjala është për Osama Almasri Najeem, shef i policisë kriminale të Libisë dhe një ndër drejtuesit e burgut famëkeq të milicëve SDF të mbështetur nga qeveria në kryeqytetin Tripoli.

Trupa e milicëve, që vepron si një lloj policie ushtarake, akuzohet se gjatë luftës civile në Libi ka kryer një sërë mizorish. Urdhërarresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër Najeem bazohet në krime të kohëve të fundit dhe ndër të tjera me krime në burgjet e SDF. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon atë për krime çnjerëzore si vrasje, tortura dhe përdhunime të të burgosurve. Ky rast është mjaft delikat për qeverinë italiane. Më 19 janar, sipas një të dhëne nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, Najeem është arrestuar në Torino, por dy ditë më pas sërish është liruar dhe mënjehrë ka udhëtuar për në Tripoli, ku është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij.

Sipas disa njoftimeve në media për flurutimin e Najeem është përdorur një avion i shtetit italian. Si shtet që ka nënshkruar kontratën me Gjykatën Penale Ndërkombëtare Italia duhet t'i dorëzojë personat e dyshuar dhe në kërkim nga kjo gjykatë. Megjithatë qeveria në Romë mbështet truprojën bregdetare të Libisë, që të pengojë migrantët të nisen drejt Italisë. Një proces kundër Najeem në Gjykatën Penale Ndërkombëtare mund të hedhë dritë më shumë mbi atë, se çfarë ndodh në burgjet e SDF-së, ku mbahen edhe migrantë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut akuzojnë Italinë, se përmes marrëveshjeve me qeverinë në Tripoli është bashkëpërgjegjëse për keqtrajtimet në burgjet libiane.

Tajani: Gjykata Penale Ndërkombëtare "nuk është fjala e Zotit dhe as burimi i gjithë së vërtetës"

Ministri i Brendshëm, Piantedosi javën e kaluar tha, se Gjykata e Apelit në Romë udhëzoi lirimin e Najeem, pasi arrestimi i tij u konsiderua jo konform procedurës. Sipas Ministrisë së Brendshme Najeem u lirua, sepse policia lokale nuk pati informuar menjëherë Ministrinë e Drejtësisë për arrestimin - gjë që është e parashikuar në procedurë. Më pas Piantedosi ishte shprehur për Najeem për një "rrezikshmëri sociale".

Për arsye të sigurisë shtetërore ai ka lëshuar urdhërin e dëbimit. Ndërsa ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka deklaruar, se Gjykata Penale Ndërkombëtare "nuk është fjala e Zotit dhe as burimi i gjithë së vërtetës". Edhe Italia është një vend sovran "dhe ne marrim vendimet tona". Gjykata Penale Ndërkombëtare heton që prej luftës civile në Libi në vitin 2011 krimet e rënda në këtë vend. Sipas të dhënave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në valën e arrestimit që pritej i ishte kërkuar Italisë, që të vendoste kontak me gjykatën, në rast se do të kishte probleme me procesin e arrestimit, Por Najeem është liruar pa njoftuar ose konsultuar më parë Gjykatën Ndërkombëtare./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë