Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
LITUANI- Lituanezët dolën për të votuar të dielën në zgjedhjet presidenciale, në një kohë kur Rusia po çan përpara në fushëbetejë në Ukrainë, duke nxitur frikë të madhe për qëllimet e Moskës, posaçërisht në rajonin Baltik.
Presidenti i tanishëm, Gitanas Nauseda, është favorit për ta fituar një mandat tjetër pesëvjeçar. Por, tetë kandidatë garojnë në përgjithësi, dhe kjo e bën të vështirë për të dhe kandidatët e tjerë të fitojnë mbi 50 për qind të votave të dielën. Në këtë rast, një balotazh do të mbahej më 26 maj.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Rezultati pritet të bëhet i ditur të dielën vonë në mbrëmje.
Detyrat kryesore të presidentin në sistemin politik të Lituanisë janë mbikëqyrja e politikave të jashtme dhe të sigurisë. Presidenti është gjithashtu edhe komandant i Forcave të Armatosura të vendit.
Këto detyra ia rrisin rëndësinë pozitës së presidentit në një vend relativisht të vogël, duke qenë se Lituania ndodhet në krahun strategjik lindor të NATO-s. Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Shqetësimet janë shumë të mëdha në Lituani, si dhe në vendet fqinje Letoni dhe Estoni, për shkak të përparimit që kanë bërë trupat ruse së fundmi në fushëbetejë në verilindje të Ukrainës.
Këto vende baltike e shpallën pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe morën rrugën drejt Perëndimit, duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Për herë të parë, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e hodhi poshtë ftesën e Lituanisë për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Qeveria lituaneze kërkoi që vëzhguesit nga Rusia dhe Bjellorusia të përjashtoheshin, duke i akuzuar të dyja vendet – të cilat janë anëtare të OSBE-së – se po i kërcënojnë proceset e saj politike dhe zgjedhore.
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut tha se Lituania po i shkel rregullat të cilat i nënshkroi kur iu bashkua kësaj organizate.
Ajo tha se vëzhguesit nuk i përfaqësojnë qeveritë e vendeve të tyre, dhe se ata duhet patjetër ta nënshkruajnë një kod të sjelljes duke u zotuar për neutralitet politik dhe, nëse i shkelin rregullat, ata nuk lejohen ta kryejnë më punën e vëzhguesit./REL
Gordana Silanovska-Davkova MAQEDONIA E VERIUT- Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presid...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. (Fotografi nga arkivi) BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE)...
Foto ilustruese TIRANA- Interneti ka qenë një ndër shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut dhe nd&eu...
Foto ilustuese GREQI - Një 39-vjeçar grek është arrestuar nga Policia në Volos, pasi është kapur me lëndë na...
Maqedoni e Veriut Maqedoni e Veriut - Fitorja e thellë e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 8 majit po hap debate në publik lidhur me që...
Foto ilustruese GAZA - Zyra e Qeverisë për Media në Gaza thotë se numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori ë...
Volodymy Zelensky UKRAINË - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një mesazh televiziv sonte se zmbrapsja e ofensiv&e...
SHBA - Ish-presidenti Donald Trump njihet për sulmet e vazhdueshme dhe ndonjëherë personale ndaj rivalëve kryesorë, si presidenti Joe...
Foto ilustruese GREQI - Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit ...
Foto gjatë mbikëqyrjes së hedhjes së raketës KORE E VERIUT - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyru...