BOTA

"Lufta në Gazë duhet të marrë fund së shpejti"! Takimi i Trump me Netanyahun, ja çfarë diskutuan dy liderët në Shtëpinë e Bardhë

E.D Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 22:53

"Lufta në Gazë duhet të marrë fund së

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ai dëshiron që lufta në Gazë të ndalet dhe se kjo mund të ndodhë së shpejti. Trump deklaroi se po vazhdon puna për të liruar pengjet që mbahen nga Hamasi, grupin palestinez të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja, por theksoi se lirimi i të gjithëve është një proces i gjatë.

Izraeli nisi luftën pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023, kur luftëtarë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke marrë 251 pengje, sipas të dhënave izraelite. Që nga ajo kohë, Izraeli ka vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

I pyetur nëse do të përmbushë premtimin e fushatës për të përfunduar luftën në Gaza, Trump tha: “Do të doja ta shihja luftën të marrë fund, dhe mendoj se ajo do të ndalet në një moment, jo shumë larg në kohë.”

Trump gjithashtu tha të hënën se do të ishte një gjë e mirë që Shtetet e Bashkuara të kontrollonin dhe zotëronin Rripin e Gazës, duke rikthyer një propozim që e kishte përmendur disa herë gjatë javëve të para të administratës së tij.

“Është një gjë e mirë të kesh një forcë si Shtetet e Bashkuara atje, që kontrollon dhe zotëron Rripin e Gazës,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit me Netanyahun, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë filluar bisedime të drejtpërdrejta mbi programin bërthamor të Teheranit.

Ky njoftim erdhi pasi zyrtarët iranianë kishin lënë të kuptohej se i kishin refuzuar thirrjet e SHBA-së për negociata të tilla. Irani kishte kundërshtuar kërkesat e Trumpit që të negocionte drejtpërdrejt mbi programin bërthamor ose të përballej me bombardime, megjithëse fillimisht kishte lënë të hapur mundësinë për bisedime jo të drejtpërdrejta.

“Ne po zhvillojmë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, dhe ato kanë filluar. Do të vazhdojnë të shtunën. Kemi një takim shumë të madh, dhe do të shohim se çfarë mund të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Dhe mendoj se të gjithë bien dakord që arritja e një marrëveshjeje do të ishte më e preferueshme”, tha Trump.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Paralajmërimet e Trumpit për një veprim ushtarak kundër Iranit kishin rritur shqetësimet në një rajon tashmë të tensionuar në Lindjen e Mesme, pas luftës së hapur në Gazë dhe Liban, sulmeve ushtarake në Jemen, ndryshimit të udhëheqjes në Siri dhe shkëmbimeve të zjarrit mes Izraelit dhe Iranit.

Trump ka thënë se do të preferonte një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit sesa një përballje ushtarake dhe më 7 mars ai kishte thënë se i kishte shkruar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për t’i propozuar bisedime. Zyrtarët iranianë kishin deklaruar në atë kohë se Teherani nuk do të shantazhohej për të hyrë në negociata.

Gjatë mandatit të tij të parë në vitet 2017-2021, Trump e tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, e cila vendoste kufizime të rrepta mbi aktivitetet bërthamore të diskutueshme të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Trump gjithashtu rivendosi sanksione të gjera amerikane. Që nga ajo kohë, Irani ka tejkaluar ndjeshëm kufizimet e asaj marrëveshjeje për pasurimin e uraniumit.

Fuqitë perëndimore akuzojnë Iranin se ka një agjendë të fshehtë për të zhvilluar aftësi për armë bërthamore duke pasuruar uraniumin në një nivel të lartë pastërtie të ndashme, më shumë sesa ajo që konsiderohet e justifikueshme për një program civil të energjisë atomike. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është tërësisht për qëllime energjetike civile.

donald trump benjamin netanyahu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë