BOTA

Lufta në Lindjen e Mesme/ Bombardimet izraelite vrasin dhjetëra njerëz në Bejrut dhe në një shkollë në Gazë

M.B. Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 22:43

Lufta në Lindjen e Mesme/ Bombardimet izraelite vrasin dhjetëra

LINDJE E MESME- Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve izraelite në Bejrut, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit të enjten mbrëma. Ndërkohë, në të njëjtën ditë, ushtria izraelite vrau 27 njerëz gjatë një sulmi në një shkollë që po strehonte palestinezë në Rripin e Gazës.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit, NNA, raportoi për dy sulme ajrore në mbrëmje në qendër të Bejrutit. I pari kishte në shënjestër një ndërtesë tetëkatëshe dhe i dyti një ndërtesë katërkatëshe, e cila u shemb plotësisht si pasojë i sulmit, tha NNA.

Agjencia e lajmeve Retuers raportoi me burime se në shënjestër të sulmeve ishte të paktën një figurë e lartë e Hezbollahut. Kjo është hera e tretë që ushtria izraelite kryen sulme në Bejrut prej kur Izraeli e filloi një fushatë ushtarake në Libanin jugor muajin e kaluar kundër grupit mbështetur nga Irani, Hezbollah, gjë që ka ngjallur frikë për shpërthimin e një lufte të përgjithshme rajonale.

Më herët më 10 tetor, një sulm izraelit në një shkollë në Rripin e Gazës vrau të paktën 27 persona, thanë zyrtarët palestinezë të Shëndetësisë, ndërsa një sulm tjetër izraelit goditi selinë e paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor, duke e nxitur Italinë ta qortojë ambasadorin izraelit në Romë.

Ushtria izraelite tha se kreu një "sulm të saktë mbi terroristët", të cilët kishin vendosur një qendër komanduese në shkollë.

"Ky është një shembull tjetër se si organizata terroriste Hamas e abuzon sistematikisht infrastrukturën civile, duke shkelur ligjin ndërkombëtar", tha ushtria izraelite.

Grupi militant palestinez Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i ka mohuar akuzat e tilla.

Njerëzit që ishin strehuar në shkollë thanë se sulmi goditi punonjësit e ndihmës gjatë një takimi të tyre dhe plagosi 54 persona të tjerë.

Izraeli ka vazhduar t’i godasë ato që thotë se janë shënjestra militantësh në të gjithë Gazën, edhe pse njëkohësisht e ka zgjeruar luftën pasi po e lufton edhe Hezbollahun në Liban, në një kohë të tensioneve të rritura me Iranin.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Në një incident tjetër më 10 tetor, forcat paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor thanë se një tank izraelit hapi zjarr ndaj selisë së tyre në qytetin Naqoura, duke goditur një kullë vrojtimi dhe duke plagosur dy paqeruajtës. Kombësia e paqeruajtësve të plagosur nuk u bë e ditur.

Misioni paqeruajtës i OKB-së i njohur si UNIFIL tha në një deklaratë se forcat izraelite gjithashtu qëlluan drejt një bunkeri të afërt ku po strehoheshin paqeruajtësit, duke dëmtuar automjete dhe një sistem komunikimi.

Izraeli i vazhdoi sulmet pavarësisht se Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, e paralajmëruan atë të mos kryejë bombardime në Liban të ngjashme me ato që e kanë shkatërruar plotësisht Gazën. Izraeli e nisi luftën në Gazë si hakmarrje ndaj Hamasit pas sulmit vdekjeprurës të këtij grupi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që la më shumë se 1.100 persona të vdekur.

Bombardimi i Izraelit në Gaza qendrore dhe veriore ditët e fundit ka vrarë dhjetëra njerëz dhe ka bllokuar mijëra në shtëpitë e tyre, sipas zyrtarëve palestinezë.

"Nuk duhet të ketë asnjë lloj veprimi ushtarak në Liban që i ngjan atij në Gazë dhe që sjell pasoja të ngjashme me ato në Gazë", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, për gazetarët më 9 tetor.

Paralajmërimi erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden, theksoi bisedë telefonik, më 9 tetor, me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nevojën për një marrëveshje diplomatike për kthimin e civilëve libanezë dhe izraelitë në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.

Biden gjithashtu dënoi sulmin me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Biden "pohon të drejtën e Izraelit për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga Hezbollahu, i cili ka lëshuar mijëra raketa në Izrael vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa theksoi nevojën për të minimizuar dëmet ndaj civilëve, veçanërisht në zonat e mbipopulluara të Bejrutit", thuhet në deklaratë./ REL

lindje e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë