BOTA

Lufta në Ukrainë/ SHBA-ja do lehtësonte hyrjen e tyre në vend, fizikantët rusë hasin probleme me vizën amerikane

n.f Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 13:35
Lufta në Ukrainë/ SHBA-ja do lehtësonte hyrjen e tyre në
Foto ilustruese

SHBA- Në fillim të luftës ruse kundër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës donin që të lehtësonin hyrjen në Amerikë të shkencëtarëve rusë. Por fizikantët rusë flasin për pengesa të mëdha. Pas fillimit të luftës ruse kundër Ukrainës, autoritetet ruse ashpërsuan represionet kundër shkencëtarëve. Shpesh janë arrestuar sidomos fizikantët që akuzohen për tradhëti të lartë, nëse shkojnë të marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare ose shkruajnë artikuj për revistat profesionale.

Ditën e sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022, shkencëtarët rus publikuan një letër të hapur në të cilën ata dënonin luftën agresore. Shumë prej 9000 mijë nënshkruesve janë vendosur tani nën vëzhgimin e shërbimit sekret rus. Më e mira do të ishte për ta që të iknin nga Rusia.

Gati në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë e Kongresit amerikan propozoi lehtësimin e hyrjes në Amerikë të shkencëtareve dhe shkencëtarëve rusë. Detyrimet për vizë duhen lehtësuar dhe dhënia e lejes së punës duhet përshpejtuar. Kjo masë do të joshte shkencëtarët dhe do të shkatërronte "potencialin novator” të Kremlimit për zhvillimin e luftës.

Por nisma ligjore dështoi me kundërshtimin e republikanëve në Kongres. Kështu thotë një shkencëtar rus, që kërkon të mbetet anonim për shkak të çështjeve të sigurisë. Informacionet e tij vijnë nga kolegë të universiteteve kryesore në SHBA.

Hyrje në SHBA nëse garantohet dalja

Kjo gjë nuk mund të dëshmohet me statistika zyrtare, por shumë njoftime tregojnë qartë se pas sulmit kundër Ukrainës, për fizikantët rusë është bërë pothuajse e pamundur hyrja në SHBA.

Michail Feigelman nga Instituti Landau për fizikën teorike në Moskë është një shembull. Në pranverë të 2022 ai shkoi në Varshavë. Atje bëri një kërkesë për vizë në konsullatën e SHBA-së. Për këtë paraqiti ftesën e bërë nga e bija që jeton në SHBA. Gati si gjithë fizikantët në raste të tilla atij iu tha që të dërgonte disa publikime shkencore. Kjo procedurë ishte e njohur për Feigelmanin prej vitesh, gjithnjë ai ka pas marrë një vizë brenda disa javësh. Por kësaj here nuk ndodhi kështu.

"Kësaj herë mu tha pas gjashtë muajsh se më refuzohet dhënia e vizës. Unë nuk kisha treguar se do të largohesha sërish nga SHBA në kohën e caktuar."

Më parë Feigelman e pyesnin në konsullatë vetëm për punën e tij shkencore, siç thotë ai. „Kurrë nuk më është dashur të dëshmoj për kthimin në Rusi." 

Ashtu si Feigelmanit i ndodhi edhe shumë të tjerëve. Përshembull një shkencëtari të ri, i cili mbasi përfundoi studimet në verë të 2022 morri një ftesë për studime të mëtejshme në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni (Caltech) në Pasadena. Ai bëri kërkesën për vizë bashkë me të shoqen, por dy vjet me radhë ai nuk morri përgjigje. Kurse të shoqes iu dha viza.

Një kolegu tjetër të Feigelmanint, që ka punuar mbi 15 vjet në Gjermani, iu refuzua dhënia e vizës me argumentimin se në rastin e tij ekziston rreziku i spiunazhit shkencor. Ai dhe pjesa më e madhe e shkencëtarëve duan të mbeten anonimë, shumë të dhëna nuk mund të vërtetohen konkretisht. Por njoftimet janë të ngjashme.

Sanksione amerikane kundër universiteteve ruse

Një problem tjetër janë sanksionet kundër Rusisë. Deri tani SHBA kanë vendosur sanksione kundër 200 universiteteve ruse. Të prekur janë edhe disa dekanate dhe institute fizike, sepse sipas pikëpamjes së qeverisë amerikane ato mund të marrin pjesë në studime kërkimore në fushën ushtarake.

Në "Forum Winskogo", një portal rus interneti për udhëtime, përdoruesit tregojnë se deri në vitin 2018 SHBA kanë dhënë viza për shkencëtarë që kanë pas qenë aktivë për institutet ruse në fushën e industrisë ushtarake.

Që prej fillimit të invazionit rus kundër Ukrainës, gjithnjë e më shumë përdorues të forumit ankohen se u është refuzuar kërkesa për vizë. Shpesh me argumentimin: Punëdhënësi i kërkuesit të vizës ndodhet nën sanksionet amerikane. Shumë kërkues vize tregojnë se gjatë intervistës në konsullatë janë pyetur nëse kanë njohuri për sanksionet. Kontrolli i dokumentave nga autoritetet amerikane ka zgjatur me muaj, për të mos thënë me vite.

Këtë zhvillim e pasqyrojnë edhe shifrat e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, sipas të cilave në vitin 2023 gati 40 përqind e aplikimeve për vizë nga ruset dhe rusët është refuzuar. Në vitin 2022 u refuzuan 26 përqind dhe në vitet para luftës refuzimi ka qenë 15 dhe 17 përqind. Nuk mund të mësohet nëse shkencëtaret dhe shkencëtarët janë prekur më shumë nga refuzimet, sepse kjo e dhënë nuk hidhet në statistika, bëri të ditur ministria e Jashtme amerikane, e pyetur nga Deutsche Welle.

Makineri e rëndë burokratike dhe BE si shpëtim

Ka edhe fizikantë rusë që nuk shohin ndonjë qëllim të caktuar pas problemeve me vizat, por mendojnë se kanë të bëjnë me autoritetet të ngarkuara shumë. Smirnov – i cili po ashtu nuk do që të thotë emrin e vërtetë, shkon prej dhjetë vjetësh me punë në SHBA, ku siç thotë, bashkëpunon me shumë institucione. Në dhjetor të vitit 2023 ai bëri kërkesë për një udhëtim privat ose udhëtim biznesi për veten dhe të shoqen. E shoqja e mori menjëherë vizën, ai pret edhe sot të marrë një përgjigje. Një gjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë. "Kjo gjë nuk bëhet me synim kundër nesh," vlerëson Smirnovs privatisht. "Por kemi të bëjmë me një makineri burokratike që punon ngadalë."

Nganjëherë ndodh që të bëhet menjëherë, kur kolegë amerikanë me emër ndërhyjnë për shkencëtarët rusë. Kështu ndodhi në rastin e një doktoranti të Institutit të fizikës dhe teknologjisë në Moskë. Ai u pranua në fillim të vitit 2022 nga një universitet i rëndësishëm në SHBA, bëri kërkesën për vizë dhe priti gjashtë muaj më kot. Kur Rusia bëri të ditur se do të fillojë mobilizimin e popullsisë, kolegët europianë iu lutën për ndihmë një shkencëtari të njohur amerikan, mbajtës i çmimit Nobel (që po ashtu nuk do që të bëjë të njohur emrin). Ditën tjetër doktoranti u informua se viza e tij është gati.

Disa bashkëbisedues të Deutsche Welles, që për shkak të mosdhënies së vizës nuk qenë në gjendje të shkojnë për të studiuar ose punuar në SHBA, shkuan më në fund në BE. „Shokët e mi nga shkenca e kanë të qartë se praktikisht është pothuajse e pamundur të shkosh në SHBA," thotë për Deutsche Wellen një ish-punonjës i Institutit të fizikës dhe teknologjisë në Moskë. Ai vetë është vendosur ndërkohë në Europën Perëndimore./ DW

lufta ukraine-rusi viza amerikane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë