BOTA

Pas Koresë së Veriut Putin në Vietnam, në përpjekje për të forcuar lidhjet në Azinë Juglindore ndërsa thellohet izolimi i Rusisë

n.f Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 11:35
Pas Koresë së Veriut Putin në Vietnam, në përpjekje
Takimi

VIETMAN- Presidenti rus Vladimir Putin, po synon të forcojë lidhjet me partnerin e vjetër, Vietnamin, në një vizitë shtetërore të enjten, ndërsa Moska po përballet me izolimin ndërkombëtar në rritje për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Presidenti Putin u përshëndet nga personalitetet pas mbërritjes së tij në vendin e Azisë Juglindore, ku shkoi pas vizitës në Korenë e Veriut, gjatë së cilës ai dhe udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un, nënshkruan një marrëveshje që përfshin zotimin për ndihmë të ndërsjellë në rast lufte.

Marrëveshja strategjike që mund të shënojë lidhjen më të fortë midis Moskës dhe Phenianit që nga fundi i Luftës së Ftohtë, u arrit ndërsa të dyja vendet përballen me përplasje të përshkallëzuar me Perëndimin.

Presidenti Putin arriti në pallatin presidencial të Vietnamit të enjten pasdite, ku u përshëndet nga nxënës shkollash që valëvitnin flamujt rusë dhe vietnamezë. Atje ai shtrëngoi duart dhe përqafoi presidentin e ri të Vietnamit. To Lam. Udhëheqësi rus planifikon të takohet gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste Nguyen Phu Trong, politikani më i fuqishëm i Vietnamit dhe zyrtarë të tjerë.

Rusia është e e përkushtuar të mbajë "bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv" në fushat e energjisë, industrisë, teknologjisë, arsimit, sigurisë dhe tregtisë, tha të mërkurën ambasadori rus në Vietnam, Genadi S. Bezdetko, sipas mediave zyrtare vietnameze. Udhëtimi u kritikua ashpër nga ambasada amerikane në Vietnam.

Shumëçka ka ndryshuar që nga vizita e fundit e presidentit Putini në Vietnam në vitin 2017. Rusia tani përballet me një sërë sanksionesh të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për shkak të agresionit në Ukrainë. Në vitin 2023, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin Putin nën akuzat për krime lufte. Kremlini e hodhi poshtë atë si "të pavlefshëm", duke theksuar se Moska nuk e njeh juridiksionin e gjykatës.

Vizitat e fundit të presidentit Putin në Kinë dhe tani në Korenë e Veriut dhe në Vietnam, janë përpjekje për të "thyer izolimin ndërkombëtar", tha Nguyen Khac Giang, një analist në Institutin ISEAS-Yusof Ishak të Singaporit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë shprehur shqetësimin për një marrëveshje të mundshme armësh, sipas së cilës Pheniani i siguron Moskës municionet e nevojshme për luftën e saj në Ukrainë, në këmbim të ndihmës ekonomike dhe teknologjisë që mund të rris kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore dhe ai i raketave të Koresë së Veriut.

Të dyja vendet mohojnë akuzat për transferime armësh, gjë që do të paraqiste shkelje të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat Rusia i ka miratuar më parë.

Ndërkohë, Rusia është e rëndësishme për Vietnamin për dy arsye, tha analisti Giang. Ajo është furnizuesi më i madh me pajisje ushtarake për vendin Azisë Juglindore dhe teknologjitë ruse të kërkimit të naftës ndihmojnë në ruajtjen e pretendimeve të saj për sovranitet në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Hanoi dhe Moska kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 1950 dhe këtë vit shënohen 30 vjet të një marrëveshjeje që vendos “marrëdhënie miqësore” midis Vietnamit dhe Rusisë.

Dëshmia e kësaj marrëdhënieje të gjatë dhe ndikimi i saj mund të shihen në qytetet vietnameze si kryeqyteti, ku shumë blloqe apartamentesh të stilit sovjetik, tani janë nën hijen e rrokaqiejve dhe një statujë e Vladimir Iliç Leninit, themeluesit të Bashkimit Sovjetik, qëndron në një park të Hanoit. Shumë nga udhëheqësit e lartë të Partisë Komuniste në Vietnam studiuan në universitetet sovjetike, përfshirë shefin e saj aktual, Trong.

Në një artikull të shkruar për gazetën zyrtare të Partisë Komuniste të Vietnamit Nhan Dan, presidenti Putin u zotua të thellojë lidhjet midis Moskës dhe Hanoit dhe përshëndeti Vietnamin si një "mbështetës të fortë të një rendi botëror të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, parimet e barazisë së të gjitha shteteve mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme”.

Në artikullin e publikuar nga Kremlini, si falënderoi gjithashtu "miqtë vietnamezë për qëndrimin e tyre të drejtpeshuar ndaj krizës ukrainase".

Duke pasur parasysh izolimin ndërkombëtar të Putinit, Vietnami po i bën udhëheqësit rus një "favor të madh dhe mund të presë favore në këmbim", shkroi Andrew Goledzinowski, ambasadori australian në Vietnam, në platformën e mediave sociale X. Ai tha se do të kishte qenë e vështirë për Vietnamin të refuzojë vizitën pasi presidenti Putin ishte tashmë në Azi dhe Vietnami ka lidhje historike me ish Republikën Sovjetike, por tha se nuk kishte gjasa që të dyja vendet të ishin përsëri partnerë strategjikë. "Vietnami do të veprojë gjithmonë në interes të Vietnamit dhe të askujt tjetër", shkroi ai.

Politika pragmatike e Vietnamit e "diplomacisë bambu", një frazë e krijuar nga udhëheqësi komunist Trong duke iu referuar natyrës së drurit që përkulet por nuk thyet nga erërat e kundërta të gjeopolitikës globale, po vihet në sprovë gjithnjë e më shumë.

Një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm në zinxhirët e furnizimit global, Vietnami ishte mikpritës i presidentit amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit të Kinës rivale, Xi Jinping, në vitin 2023.

Vietnami ka qëndruar i “paanshëm” ndaj agresionit rus në Ukrainë. Por neutraliteti po bëhet më i ndërlikuar, me ambasadën amerikane në Hanoi që kritikoi vizitën e presidentit Putini, duke thënë se "asnjë vend nuk duhet t'i japë Putinit një platformë për të promovuar luftën e tij të agresionit dhe ta lejojë atë të normalizojë mizoritë e tij". Nëse Putinit i lejohet të udhëtojë lirshëm, “mund të normalizojë shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar nga Rusia”, thuhet në deklaratë./ VOA

putin rusia vietnam korea e veriut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë