
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta arritur një marrëveshje e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
“Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Putini dëshiron të më takojë, dhe do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Unë do ta takoja menjëherë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Trump theksoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë atij se është i gatshëm për ta bërë një marrëveshje për përfundimin e luftës. Ndërkohë, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trump tha të enjten se dëshiron ta takojë Putinin së shpejti, duke shtuar se përpjekjet e SHBA-së për ta siguruar një marrëveshje për paqe kanë filluar, por nuk dha hollësi.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trumpi thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëri edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë. Ndërkohë, edhe Zelensky foli në Forumin Ekonomik Botëror, ku tha se nevojiten një forcë paqeruajtëse me 200.000 trupa për ta siguruar për ta garantuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen
Ai shtoi se një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte vetëm njëra nga pjesët e garancive të përgjithshme të sigurisë që do t’i nevojiteshin Kievit, në rast se fillojnë bisedimet për armëpushim me Putinin. Më herët, Zelensky tha për Bloomberg News se për të qenë efektive një forcë paqeruajtëse, pjesë e saj duhet të jenë patjetër edhe trupat amerikane.
“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara”, tha ai për Bloomberg.
"Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putinit ta ndajë këtë aleancë", shtoi ai.
Një forcë paqeruajtëse prej 200.000 trupash do të ishte përpjekje e paparë për Evropën, shumë më e madhe se forcat individuale të shumicës së kombeve. Misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Bosnje e Hercegovinë arriti kulmin në vitin 1996 me 60.000 trupa, rreth një e treta e tyre nga Shtetet e Bashkuara.
Zelensky tha se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri. Vendosja e një force të huaj ushtarake në Ukrainë po diskutohet me vende që mund të jenë të gatshme të marrin pjesë, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 16 janar.
Shtypi britanik raportoi gjithashtu se Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës. Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me telefon më 23 janar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe diskutoi rëndësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.
Departamenti i Shtetit tha se Rubio gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s pasi Trump tha se “nuk është i sigurt" nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shpenzojnë ndonjë gjë për aleancën, ndërsa i shtyu vendet e tjera anëtare t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5 për qind të PBB-së. Zelensky tha se ekipi i tij është "aktualisht në proces" të organizimit të një takimi ballë për ballë me Trumpin, i cili e nisi mandatin e dytë më 20 janar.
Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj Putinit, për të cilin shpesh ka folur me admirim. Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja "të larta" nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës.
Një ditë më herët, ai sugjeroi se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t'i dhënë fund luftës. Dhe më 20 janar, në ditën e parë pas marrjes së mandatit të ri, Trump tha se Putini po e “shkatërron” Rusinë duke mos pranuar të bëjë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.
“Ai duhet ta bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos e bërë një marrëveshje”, tha Trump.
Rusia i ka derdhur qindra miliarda dollarë për luftën, ka pësuar rreth 700.000 viktima dhe ka zemëruar fqinjët e saj, derisa gjithashtu ka sakrifikuar tregun fitimprurës evropian të gazit dhe qasjen në tregjet financiare perëndimore, gjë që ka çuar në rënien e vlerës së rublës. Kremlini po e shpenzon rreth 40 për qind të buxhetit të tij për ushtrinë dhe po has në vështirësi të mëdha për ta frenuar inflacionin pavarësisht normave të interesit mbi 20 për qind. Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022./ REL
shba
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
24 Janar08:12
"Mund të shihet nga hapësira!" Ajsbergu më i madh në botë mund të përplaset me ishullin South Georgia, rrezik për gjallesat e zonës
ANTARKTIDA- Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktida drejt ishullit të ...
b.z
BOTA
24 Janar08:05
Era rikthen zjarret në Kaliforni, ndizen vatra të reja në kufi me Meksikën, flakët përfshijnë mijëra hektarë tokë
Zjarre
KALIFORNI - Urdhrat e evakuimit u hoqën për dhjetëra mijëra njerëz pasi zjarrfikësit ishin në gjendje të nga...
b.z
BOTA
24 Janar08:04
Greva e përgjithshme në Serbi/ REL: Ekspertët në kundërshtim me ligjin, cila janë paqartësitë që fshihen
Protestë
SERBI - “Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në pro...
M.B.
BOTA
24 Janar07:44
Trump bën premtimin për sipërmarrjeve botërore: Taksa më të ulëta për mallrat e prodhuara në SHBA, në të kundërt do ketë tarifa
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë produktet e tyre...
r.ll
BOTA
23 Janar22:56
Nga falja e protestuesve kundër abortit te kriptomonedhat, çfarë urdhrash ekzekutivë nënshkroi së fundmi presidenti Donald Trump
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash të rinj ekzekutivë në Zyrë...
n.f
BOTA
23 Janar22:56
2024 viti alarmues për Brazilin, në 12 muaj u dogjën 30.86 milionë hektarë
Foto ilustruese
BRAZIL- Brazili pasi duroi thatësirën më të keqe të regjistruar në vitin 2024, e mbylli vitin me një tje...
E.D
BOTA
23 Janar22:42
CNN: Me Gazën të qetë, Izraeli po e kthen fokusin e tij në Bregun Perëndimor
IZRAEL- Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke synuar celulat e militant&eum...
n.f
BOTA
23 Janar22:41
Kompania farmaceutike Purdue Pharma dhe pronarët e saj do të paguajnë 7.4 miliardë dollarë si kompensim për rolin që luajtën në krizën e opioideve në SHBA
Foto ilustruese
SHBA- Kompania farmaceutike amerikane Purdue Pharma dhe pronarët e saj, familja Sackler, arritën një marrëveshje me 15 ...
E.D
BOTA
23 Janar22:31
Irlanda në panik, parashikohet stuhia "Eowyn", rrezikohen dhe jetët e njerëzve
IRLANDË- Irlanda po përgatitet për atë që është përshkruar si një nga stuhitë më të rrezikshme q&e...