BOTA

"Lufta për talentet në Inteligjencën Artificiale po nxehet", The Economist: Kompanitë e mëdha teknologjike po përpiqen të plotësojnë boshllëqet ndërsa ka nisur largimi i trurit!

n.f Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 08:57
"Lufta për talentet në Inteligjencën Artificiale po
Foto ilustruese

TIRANË-  Departamenti i burimeve njerëzore në kompaninë OpenAI është përballur me kriza të njëpasnjëshme. Që nga fillimi i vitit, firma që krijoi aplikacionin e Inteligjencës Artificiale ChatGPT, ka humbur rreth një duzinë studiuesish. Më i njohuri prej tyre ishte Ilya Sutskever, një bashkëthemelues i firmës që ishte përgjegjës për shumë nga përparimet e mëdha të saj.

Ai njoftoi dorëheqjen më 14 maj. Nuk dha asnjë arsye, por shumë veta dyshojnë se dorëheqja ka lidhje me përpjekjen e tij për të dëbuar nga kompania ish-shefin Sam Altman, dhjetorin e kaluar. Cilado qoftë arsyeja, ky eksod punëtorësh nuk është i pazakontë në firmën teknologjike OpenAI.

Sipas një vlerësimi, nga 100 ekspertët e Inteligjencës Artificiale që ka punësuar firma që nga viti 2016, rreth gjysma e tyre janë larguar. Kjo dukuri nuk pasqyron dështimin e zotit Altman për të udhëhequr firmën, por një prirje më të gjerë në industrinë e teknologjisë, që vetë OpenAI e përshpejtoi.

Që kur u bë publik aplikacioni i saj ChatGPT në nëntor 2022, tregu i punës për Inteligjencën Artificiale, ka pësuar një ndryshim. Firma e Inteligjencës Artificiale Zeki Research llogarit se rreth 20,000 kompani perëndimore po punësojnë ekspertë të Inteligjencës Artificiale.

Përparimet e shpejta në trajnimin e makinerive dhe potenciali i madh për një “ndryshim të platformës”, që në zhargonin teknologjik nënkupton krijimin e një shtrese krejtësisht të re të teknologjisë, ka ndryshuar llojet e aftësive që kërkojnë punëdhënësit dhe vendet ku po punësohen ata njerëz që i zotërojnë këto aftësi. Për rrjedhojë, është krijuar një treg ku talenti në fushën e Inteligjencës Artificiale nuk është më i përqendruar vetëm në kompanitë gjigante teknologjike, por është më i shpërndarë.

Fillojmë me aftësitë

Gjigantët e teknologjisë, si Microsoft dhe Google, janë duke shkarkuar nga detyra punonjës që nuk janë inxhinierë, por njëkohësisht këto kompani po kërkojnë edhe studiues jashtëzakonisht të talentuar, të cilët mund të kuptojnë dhe të ndërtojnë modele të përparuara të Inteligjencës Artificiale.

Ky grup studiuesish me aftësi shumë të larta, përbëhet nga ndoshta disa qindra veta në botë, si zoti Sutskever ose Jeff Dean, i cili drejton departamentin e Inteligjencës Artificiale në Google. Kompanitë i lakmojnë superyje të tillë, sepse ata mund të arrijnë përparime që rrisin shumë efikasitetin e një sistemi të Inteligjencës Artificiale ose që ulin numrin e gafave robotike.

Prandaj këta njerëz janë shumë të vlefshëm për kompanitë teknologjike, dhe një pjesë e mirë e tyre marrin paga që arrijnë në nivele 7-shifrore. Disa punësohen pa intervista pune, ose si ekipe të tëra. Në mars, kompania Microsoft rekrutoi shumicën e stafit të firmës startup Inflection AI, e cila ndërton modele më të përparuara të Inteligjencës Artificiale.

Microsoft punësoi edhe bashkëthemeluesin e kësaj firme, Mustafa Suleyman-in, dhe ky veprim tërhoqi vëmendjen e Komisionit Federal të Tregtisë.

(Zoti Suleyman është edhe anëtar i bordit të kompanisë mëmë të The Economist.) Mark Zuckerberg, drejtuesi i kompanisë Meta (më parë e njohur si Facebook), u dërgoi personalisht email disa studiuesve në DeepMind, dega e Inteligjencës Artificiale e kompanisë Google, në përpjekjen për t’i tërhequr ata që të punojnë në kompaninë Meta.

Është shumë e dukshme mënyra si Inteligjenca Artificiale ka ndryshuar tregun e talenteve. Sipas të dhënave nga faqja e internetit Indeed, një në 40 vende të lira pune për zhvilluesit e programeve kompjuterike në Amerikë, përmend aftësitë e lidhura me Inteligjencën Artificiale “gjeneruese”, e cila është teknologjia që e bën aplikacionin ChatGPT të duket kaq njerëzor.

Kjo shënon një rritje prej më shumë se 100-fish që nga fillimi i vitit 2023 (shih grafikun 1). Amit Bhatia, bashkëthemeluesi i firmës kërkimore Datapeople.io, thotë se përpara krijimit të ChatGPT, një firmë e mesme teknologjike mund të punësonte një grusht inxhinierësh që ndërtonin modele të vogla të Inteligjencës Artificiale për të bërë gjëra të tilla si analizimi i kërkesave të klientëve.

Ndërsa sot, modelet gjeneruese të Inteligjencës Artificiale mund të bëjnë një punë shumë më të madhe se kaq. Disa inxhinierëve të Inteligjencës Artificiale, tani po u kërkohet të përcaktojnë se cilin sistem të Inteligjencës Artificiale do të përdorin dhe si do ta lidhin atë me të dhënat e një kompanie.

Zoti Bhatia thotë se numri i njoftimeve të vendeve të lira të punës për inxhinieri softuerike që përmendin kërkesa të tilla, është dyfishuar që nga fillimi i vitit 2022. Kërkohen gjithashtu lloje të ndryshme aftësish. Kelsey Szot, bashkëthemeluese e firmës startup Adept, thotë se firma është e interesuar për njerëz të talentuar që mësojnë shpejt se si të përdorin mjetet e Inteligjencës Artificiale dhe mund t’i bashkojnë ato së bashku për të ndërtuar diçka të re dhe mbresëlënëse.

Ndryshe nga doktorantët me ide të ngrira, këta njerëz janë shumë më krijues dhe shpesh japin ide origjinale që konsiderohen si “jo elegante” në aspektin akademik. Por ata e zgjidhin një problem shumë më shpejt. Dhe në botën konkurruese të Inteligjencës Artificiale, kjo cilësi është shumë e vyer.

Për shkak të gjithë kësaj kërkese, flukset e talenteve po ndryshojnë. Për vite me radhë, inxhinierët u dyndën në kompanitë e mëdha teknologjike si: Alphabet (korporata që zotëron Google), Amazon, Apple, Meta dhe Microsoft. Firma kërkimore Live Data Technologies, gjurmon lëvizjet e kompanive në punësim.

Nga gjithë punonjësit e Inteligjencës Artificiale në bazën e të dhënave të pesë kompanive më të mëdha teknologjike të botës, shtesa neto kumulative (pra punësimet minus largimet), ishte mesatarisht 168 punonjës në muaj, midis janarit 2019 dhe nëntorit 2022, kur u hodh në treg aplikacioni ChatGPT. Shumë nga punonjësit që u larguan nga një prej pesë kompanive më të mëdha teknologjike, thjesht u punësuan nga një tjetër.

Sidoqoftë, gjatë nëntë muajve të ardhshëm, fluksi neto i punëtorëve në fushën e Inteligjencës Artificiale te kompanitë gjigante teknologjike, nisi të bjerë. Tani, këta njerëz të talentuar po kërkojnë të punësohen edhe në kompani më pak të mëdha, si IBM dhe Oracle. (shih grafikun 2).

Ku po shkon talenti i Inteligjencës Artificiale? Një destinacion popullor është kompania Nvidia, që merret me prodhimin e çipave që fuqizojnë modelet e Inteligjencës Artificiale. Këtë muaj, vlera e tregut e kësaj firme kaloi shifrën 3 trilionë dollarë, duke ju afruar kompanisë më të vlefshme në botë, Microsoft. Të tjerë talente janë punësuar në firma startup më të pjekura, si Databricks dhe OpenAI.

Një në shtatë punonjës që largohen nga kompanitë gjigante teknologjike, shkonin në firma startup “vjedhurazi”, pa dhënë asnjë lajmërim publik.

Të tetë autorët e studimit “Vëmendja është gjithçka që ju nevojitet”, një punim mbi bazat algoritmike të Inteligjencës Artificiale gjeneruese i botuar në vitin 2017, janë larguar nga kompania Google, ku punonin në kohën e publikimit të punimit.

Shtatë prej këtyre ish-punonjësve kanë themeluar firmat e veta (i teti iu bashkua firmës OpenAI). Një arsye për t’u punësuar në një kompani më të vogël startup, është ana financiare. Për një punonjës të talentuar në fushën e Inteligjencës Artificiale, shpërblimet e mundshme nga zotërimi i aksioneve në një firmë të suksesshme, mund t’i tejkalojnë lehtësisht pagat e ofruara nga një kompani e madhe teknologjike.

Studiuesit gjithashtu duan gjithnjë e më shumë që të punojnë në zgjidhjen e problemeve domethënëse dhe madhore. Që nga viti 2015, numri i atyre që u janë bashkuar sektorit të kujdesit shëndetësor çdo vit, është rritur 20 herë, sipas firmës kërkimore Zeki (kjo mund të shpjegojë pse Google po punon për hedhjen në treg të platformës Med-Palm 2, një model i inteligjencës artificiale që jep këshilla mjekësore).

Një arsye tjetër është pavarësia. “Është e vështirë të bësh nisma të mëdha e të rrezikshme në kompanitë e mëdha, sepse ato duan të ruajnë emrin”, tha autori Noam Shazeer, në një konferencë për kapitalin sipërmarrës shtatorin e kaluar. Ai më pas u bë një nga themeluesit e firmës së Inteligjencës Artificiale Character.AI, e cila i lejon përdoruesit të krijojnë chatbot-e me personalitete të ndryshme.

Lajmi i mirë si për firmat e mëdha startup, ashtu edhe për bizneset e vogla, është se oferta e fuqisë punëtore po rritet. Një nga burimet e furnizimit është akademia. Sipas një raporti nga Universiteti Stanford, në vitin 2011, rreth 41% e të diplomuarve me doktoratë në fusha që lidhen me Inteligjencën Artificiale, u punësuan në industri, dhe pak a shumë i njëjti numër u punësua në akademi.

Deri në vitin 2022, kjo shifër kishte shkuar në 71% për industrinë, dhe 20% për akademinë. Edhe universitetet po mësojnë më shumë degë që lidhen me inteligjencën artificiale. Numri i programeve të diplomimit në gjuhën angleze të lidhura me Inteligjencën Artificiale, është trefishuar që nga viti 2017.

“Të gjitha departamentet e shkencave kompjuterike, po bëhen departamente të mësimit të Inteligjencës Artificiale”, thotë Naveen Rao nga firma Databricks. Për kompanitë amerikane, të cilat mbizotërojnë industrinë globale të Inteligjencës Artificiale, punësimi nga vende të tjera është një mënyrë për të zbutur mungesën e talenteve.

Në tetor, presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të zbutur rregullat e emigracionit, me qëllim për të lejuar më shumë ekspertë të inteligjencës artificiale që të studiojnë dhe të punojnë në Amerikë. Kompanitë Google dhe Microsoft i kanë shkruar Departamentit të Punës për të treguar mbështetjen për këtë plan.

Qeveritë e tjera dëshirojnë të njëjtën gjë. BE-ja po planifikon skema trajnimi dhe subvencione. Qeveria kineze planifikon të tërheqë talente, duke krijuar akademi të inteligjencës artificiale në Pekin dhe Shangai. Në çdo nivel, konkurrenca për punëtorët e inteligjencës artificiale po rritet./ Monitor

ia teknologji kompani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë