Si apelohet vendimi i Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, R...
Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Hagës ndaj katër drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar ...

Në ditën e fundit të pushimeve të Pashkëve, stjuardët dhe stjuardesat eLufthansa-s janë thirrur në grevë.
“Do të preken nga greva të gjitha nisjet e Deutsche Lufthansa AG nga aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut”, njoftoi sindikata e stjuardesëve UFO. Greva pritet të zhvillohet në periudhën nga ora 00:01 deri në orën 22:00.
Në të njëjtën periudhë do të preken nga greva edhe nisjet e degës rajonale Lufthansa Cityline nga gjithsej nëntë aeroporte: Frankfurt, Mynih, Hamburg, Bremen, Shtutgart, Këln, Dyseldorf, Berlin dhe Hanover.
Për pasagjerët e Lufthansa‑s kjo do të thotë me shumë gjasë anulime të shumta fluturimesh. Kompania nuk publikoi një shifër zyrtare. Shoqata e aeroporteve ADV parashikon se gjithsej do të anulohen mbi 520 fluturime.
Në qendrën kryesore të Frankfurtit, nga afro 350 nisje të planifikuara të Lufthansa‑s, 75 për qind janë anuluar, siç tregon plani i aeroportit. Edhe radiotelevizioni i landit Hesen (Hessischer Rundfunk) raportoi online për rreth 280 nisje dhe 270 ulje në Frankfurt që janë anuluar. Në aeroporte të mëdha si Hamburgu ose Berlini u anuluan gjithashtu dhjetëra fluturime.
Greva mund të ketë pasoja edhe për udhëtarët që kthehen nga pushimet e Pashkëve, pasi si pasojë mungojnë avionë në destinacione të huaja.
Si reagim ndaj grevës, Lufthansa njoftoi fluturime shtesë nga linjat e saj ajrore që nuk preken prej grevës. Sipas saj, Discover, Lufthansa City dhe Eurowings do të marrin përsipër fluturime shtesë, për aq sa është e mundur.
Edhe degët ndërkombëtare si Austrian Airlines, Swiss, Brussels Airlines, Air Dolomiti dhe ITA Airways do të përpiqen të ofrojnë frekuenca fluturimesh shtesë dhe të përdorin avionë më të mëdhenj në fluturimet e tyre nga dhe drejt Gjermanisë.
“Situata mund të ishte shmangur”
Anëtari i bordit të Lufthansa‑s përgjegjës për personelin, Michael Niggemann, kritikoi kohën e zgjedhur për grevën. Thirrja për grevë i godet veçanërisht rëndë pasagjerët që po kthehen pas pushimeve të Pashkëve. Për më tepër, me Lufthansa dhe Lufthansa Cityline do të preken njëkohësisht nga greva dy operatorë fluturimesh. Ky përshkallëzim është i papërgjegjshëm.
“Kjo situatë mund të ishte shmangur”, theksoi kryetari i UFO‑s, Joachim Vázquez Bürger. Përgjegjësia, sipas tij, qëndron te Lufthansa, e cila deri tani nuk ka arritur të paraqesë një ofertë të negociueshme. Grevës i kanë paraprirë fillimisht një grevë paralajmëruese dhe më pas një votim nga punonjësit, i cili rezultoi në mbështetje të lartë për grevën./DW
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dronë iranianë në...
Ivanka Trump ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe emocional gjatë një interviste në podkastin “Diary of a CEO&rdquo...
Më pak stuhi se zakonisht mund të formohen gjatë sezonit të uraganeve në Atlantik të vitit 2026, thonë studiuesit, pasi mod...
Një qark i qetë dhe rural në Kaliforni ka çmimet më të larta të benzinës në vend dhe përveç luft&eu...
Donald Trump i ka kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance të gjejë një mënyrë për të nxjerrë SHBA-në ...
Një foto e një krateri gjigant hënor e marrë nga astronautët e Artemis II tregon se “njeriu në Hënë&rd...
Delegacioni iranian ka mbërritur në Islamabad, në kuadër të bisedimeve për armëpushim me Shtetet e Bashkuara, raportoi Wall...
Shpresat për një armëpushim mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani po rriten, por mbeten të brishta për shkak të mungesës së...
Muaji i kaluar ishte marsi i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas të dhënave të publi...
Shefi i ushtrisë izraelite (IDF) ka deklaruar se Izraeli vijon të jetë në gjendje lufte dhe jo në armëpushim sa i përket si...