BOTA

Luftimet me rebelët Houthi, më intensivet për Marinën Amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore

r.ll Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 17:24
Luftimet me rebelët Houthi, më intensivet për Marinën
foto ilustruese

SHBA- Megjithëse grupi rebel Houthi në Jemen thotë se i sulmon anijet në Detin e Kuq për të mbështetur palestinezët në Gazë, nga sulmet e tyre janë goditur edhe anije që nuk asnjë lidhje me konfliktin Izrael-Hamas. Marina Amerikane vazhdon të mbrojë çdo ditë anijet tregtare, në misionin më të zgjatur që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.

Fushata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant Houthi, të mbështetur nga Irani, është shndërruar në një ndër betejat më intensive dhe të vazhdueshme me të cilat është përballur Marina Amerikane që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ekspertët dhe drejtuesit e misionit e bënë këtë këtë vlerësim për agjencinë e lajmeve Associated Press, gazetarët e së cilës vizituan gjatë ditëve të fundit anijet amerikane pranë brigjeve të Jemenit.

“Është një punë e rrezikshme, por do t’ia dalim. Ekziston një nivel i shtuar rreziku këtu, por marinarët ia kanë dalë mbanë mirë. Kanë shpëtuar jetët e civilëve. E kam vështirë edhe ta llogaris në këtë pikë se sa njerëz kemi shpëtuar deri më tani. Është e vështirë të përllogarisësh diçka që nuk ka ndodhur pasi i shpëtuam. Është një mesazh i rëndësishëm që mendoj se duhet të jepet”, thotë kapiteni Christopher F. Hill, komandant i luftanijes “USS Dwight D. Eisenhower”.

Lufta ndaj sulmeve pothuajse të përditshme të Houthi-ve është lënë në hije për shkak të luftës Izrael-Hamas në Gazë. Deri më tani janë sulmuar mbi 50 anije drejtpërsëdrejti nga rebelët.

“Nuk mendoj se njerëzit e dinë se sa serioze është situata dhe se sa të rrezikuara vazhdojnë të jenë anijet. Huthitë godasin çdo ditë. Vetë luftanijet tona rrezikohen çdo ditë. Ne po i mbrojmë shkëlqyeshëm, po mbrojmë edhe vete. Por është e pandalshme”, thotë komandanti i luftanijes “USS Laboon”, Eric Blomberg.

Nga këto dhe sulme të tjera është rrezikuar transporti tregtar përmes korridorit të Detit të Kuq.

“Destrojerët kalojnë gjashtë nga shtatë ditët e javës në atë që ne e quajmë zona e angazhimit me armë, ku mund të goditen nga një varietet armësh të armikut, qofshin dronë, ose raketa anti-anije, me vetëdrejtim apo balistike. Fluturimi i këtyre mjeteve zgjat vetëm pak minuta dhe nga momenti kur pikasen mbeten vetëm disa sekonda”, thotë kapiteni David Wroe, komandant i destrojerëve me raketa.

Duket se shkëmbimet e zjarrit vetëm do të intensifikohen, duke shtuar rrezikun për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.

“Aktualisht kemi bindjen e fortë se jo vetëm që Irani i mbështet financiarisht, por u jep mbështetje zbulimi. Dhe pjesa që del më shumë në lajme është mbështetja kinetike, pra ofrimi i armëve”, thotë kundëradmirali Marc Miguez, komandant i Grupit të Dytë të Aeroplanmbajtësve.

Rebelët Houthi thonë se sulmet synojnë ndalimin e luftës dhe mbështetjen për palestinezët, megjithëse shpesh sulmohen anije që nuk kanë të bëjnë aspak me konfliktin.

Lufta në Gazë ka shkaktuar vdekjen e mbi 36 mijë palestinezëve, sipas të dhënave të autoriteteve mjekësore palestineze të drejtuara nga Hamasi, si dhe qindra të tjerë janë vrarë gjatë operacioneve izraelite në Bregun Perëndimor.

Konflikti filloi pasi militantët e Hamasit, një organizatë e cilësuar terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë./VOA

rebelët houthi marina amerikane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë