BOTA

Vdekja e komandantit islamist, Hezbollahu shënjestron kazermat izraelite

M.B. Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 14:30
Vdekja e komandantit islamist, Hezbollahu shënjestron kazermat izraelite
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Hezbollahu, grupi militant i Libanit, ka thënë të dielën se ka shënjestruar me dron të armatosur një pozicion ushtarak në veri të Izraelit, si përgjigje për vrasjen e një komandanti. Izraeli dhe ky grup, që përkrahet prej Iranit, dhe është aleat me Hamasin, grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë shkëmbyer sulme gati çdo ditë në zonën kufitare, prej nisjes së luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Njoftimi i Hezbollahut ka ardhur disa orë pasi është publikuar një video në të cilën tregohen lokacionet e shënjestruara në Izrael, teksa rriten shqetësimet për një konflikt të madh në mes të dy armiqve. Të shtunën, grupi Jamaa Islamiya ka bërë të ditur vdekjen e njërit prej komandantëve, Ayman Ghotmeh, duke thënë se ai është vrarë “në bastistjet e zionistëve” në Kaira, në zonën lindore Beka të Libanit.

Izraeli e ka konfirmuar më vonë kryerjen e sulmit, duke thënë se Ghotmeh ka qenë përgjegjës për furnizim me armë të forcave Fajr, krahut të armatosur të grupit Jamaa Islamiya, por edhe të militantëve të Hamasit. Tensionet kufitare janë rritur edhe më shumë në ditët e fundit, pasi ushtria izraelite ka thënë të martën se plani për një ofensivë në Liban është “miratuar dhe legjitimuar”.

Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është përgjigjur me kërcënimet që asnjë pjesë e Izraelit nuk do të mbetet pa u prekur, në rast të një lufte të plotë. Si pasojë e dhunës kufitare janë vrarë të paktën 480 njerëz në Liban, shumica prej tyre luftëtarë, por në mesin e tyre edhe 93 civilë, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Autoritetet izraelite kanë thënë se të paktën 15 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë në veri të shtetit. Ushtria izraelite ka nisur fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin, pas sulmit të pashembullt të militantëve të grupit, në jug të Izraelit, më 7 tetor. Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë./ REL

hezbollahu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë