BOTA

Macron dhe von der Leyen, trysni Presidentit kinez në lidhje me tregtinë

E.D Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 21:37
Macron dhe von der Leyen, trysni Presidentit kinez në lidhje me
foto ilustruese

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i kërkuan presidentit kinez Xi Jinping të punojë për një tregti më të ekuilibruar me Evropën në bisedime mes tyre në Paris të hënën në fillim të vizitës dy-ditore të Presidentit Xi në Francë.

Presidenti Macron gjithashtu i bëri trysni udhëheqësit kinez që të përdorte ndikimin e tij në Rusi për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti Xi tha se Franca dhe Kina duhet të punojnë së bashku të parandalojnë një “Luftë të re të Ftohtë” midis blloqeve globale, për çështje të ndryshme përfshirë tregtinë.

Presidenti Xi mbërriti në Evropë për herë të parë pas pesë vjetësh, në një kohë tensionesh në rritje në lidhje me tregtinë. Bashkimi Evropian është duke hetuar sektorë të ndryshëm kinezë përfshirë atë të automjeteve elektrike, ndërsa Pekini është kundërpërgjigjur duke vendosur tarifa kryesisht ndaj importeve të konjakut që është prodhim francez.

Presidenti francez i bëri dhuratë homologut kinez Xi konjak ‘Hennessey’ nga firma ‘LVMH’ dhe ‘Remy Cointreau RCOP.PA’, të cilat janë ndër kompanitë franceze të prekura nga vendosja e tarifave kineze.

Pa dhënë detaje, zoti Macron falenderoi Presidentin Xi për atë që ai e përshkroi si qëndrimin e tij të hapur në lidhje me masat e përkohshme për konjakun.

“BE ka sot tregun më të hapur në botë... por ne duam të jemi në gjendje ta mbrojmë atë”, u tha Presidenti Macron gazetarëve, duke folur së bashku me homologun kinez pasi të dy u takuan disa herë gjatë ditës.

“Ne mund të ecim para vetëm përmes dialogut dhe punës së përbashkët”, tha ai.

Pasi mori pjesë në takimin trepalësh me të dy udhëheqësit në pallatin presidencial francez, Elysee, Presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen ishte më e drejtpërdrejtë.

Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë që prodhimet e shumta kineze, përtej nevojave të tregut, të mbizotërojnë tregun e tij”, tha ajo.

“Evropa nuk do të hezitojë të ndërmarrë vendime të ashpra nëse është e nevojshme të mbrojë tregun e saj”, tha ajo, duke përmendur hetimet që po zhvillon BE-ja dhe sanksionet që mund të pasojnë.

Qëndrimi kategorik i BE-së për tregtinë me Kinën është i ngjashëm me qasjen e Uashingtonit. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka paralajmëruar Pekinin se Uashingtoni nuk do të pranojë ‘shkatërrimin’ e sektorëve të rinj nga importet kineze.

Gjatë bisedimeve të tyre, të mbajtura me dyer të mbyllura, Presidenti Xi ra dakord që mospajtimet lidhur me tregtinë dhe ekonominë duhet të tejkalohen përmes dialogut, thanë media shtetërore kineze.

Në komentet e bëra përpara një prej takimeve të tij me Presidentin Macron, zoti Xi i kërkoi homologut francez që “të parandalojë një ‘luftë të re të ftohtë’" midis blloqeve.

“Ne duhet të jemi largpamës dhe të punojmë së bashku për një botë të barabartë dhe të rregullt shumëpolare”, tha Presidenti Xi, duke i bërë thirrje zotit Macron që t'i bashkohet atij për të kundërshtuar pengesat ndaj zinxhirëve të furnizimit të Kinës dhe ekonomive të tjera.

QËNDRIME TË NDRYSHME NË BE LIDHUR ME KINËN

Burimet diplomatike franceze thanë se Presidenti Xi dukej i hapur ndaj shqetësimeve në lidhje me disbalancat tregtare, duke shtuar se objektivi i vizitës ishte të përçonte mesazhe gatishmërie për bashkëpunim. Nëse do të ndërmerret ndonjë veprim më pas, mbetet për t'u parë, thanë burimet.

27 anëtarët e BE-së - veçanërisht Franca dhe Gjermania - nuk janë në të njëjtën linjë në qëndrimin e tyre ndaj Kinës. Ndërsa Parisi mbron një linjë më të ashpër mbi hetimin e makinave elektrike kineze, Berlini dëshiron të tregojë më shumë kujdes, thonë burimet.

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk mori pjesë në takimin e Presidentëve Macron dhe Xi në Paris për shkak të angazhimeve të mëparshme, thanë diplomatët.

Disa zyrtarë të qeverisë franceze shprehën privatisht shqetësimin se Berlini do të përpiqet të minojë hetimin ndaj automjeteve elektrike kineze.

Franca gjithashtu po kërkon nga Kina të hapë tregun e saj ndaj eksporteve bujqësore franceze dhe të zgjidhë çështjet rreth shqetësimeve të industrisë franceze të kozmetikës mbi të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Kompanitë dhe autoritetet franceze dhe kineze komunikojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin”, tha Jean-Paul Agon, kryetari i gjigantit francez të kozmetikës L'Oreal, në një forum biznesi franko-kinez. “Ajo që ka rëndësi është dëshira jonë e përbashkët për të gjetur zgjidhje dhe për të ecur përpara së bashku”.

Ndërkohë, Kina pritet të njoftojë se do të blejë rreth 50 avionë Airbus gjatë vizitës së Presidentit Xi në Paris.

Pas një darke në Pallatin Elysee, Presidenti Macron do ta shoqërojë homologun kinez në Pirenej të martën, një rajon malor i dashur për presidentin francez pasi aty është vendlindja e gjyshes së tij nga nëna./VOA

emmanuel macron ursula von der leyen xi jiping

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë