BOTA

“Sikur të mos ekzistonim”, fëmijët e pakicave etnike nuk mësojnë për veten në shkollë në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 19:34
“Sikur të mos ekzistonim”, fëmijët e pakicave etnike
Foto ilustruese

KOSOVË-Gjatë kohës sa mbante shikimin drejt tavanit të klasës, një nxënëseje 13-vjeçare nuk i kujtohej të ketë mësuar ndonjëherë për komunitetin e saj, ashkali, në shkollë.

“Asgjë...”, thotë ajo ngadalë e me zë të ulët.

I vetmi aktivitet ku ajo ishte ndier se po i respektohej përkatësia e saj etnike, ishte një ngjarje e organizuar nga një qendër e mësimit shtesë në fshatin Gadime të Lipjanit. Për Ditën e Flamurit të komunitetit ashkali, më 15 shkurt, dy mësueset e qendrës - Dinorë Jetullahu dhe Fatime Salihu - kishin organizuar një program, ku fëmijët çuan vizatime me flamurin e komunitetit ashkali, si dhe vallëzuan e kënduan.

“Më së shumti më ka pëlqyer kur e kam vallëzuar një valle tonën. Ka qenë më interesant, ka qenë edhe familja ime këtu për të më parë”, thotë një nga 65 nxënëset e kësaj qendre.

Njëra nga dy mësueset, Dinora, tregon se 47 nxënës në këtë klasë i përkasin komunitetit ashkali, ndërsa 18 të tjerët komunitetit shqiptar.

“Ata kalojnë shumë mirë bashkë, si të ishin vëllezër e motra. Përqafohen mes vete, rrinë bashkë. Janë shumë të socializuar”, thotë ajo për REL-in.

Në këtë qendër, nxënësit shkojnë për të marrë ndihmë në përvetësimin e shkrimit dhe leximit, nëse ngecin prapa nxënësve të tjerë në shkollimin e rregullt. Por, mësuesja tjetër, Fatimja, thotë se aty marrin shumë më shumë sesa vetëm këto mësime. Me aktivitete që u ndihmojnë nxënësve të etnive të ndryshme të mësojnë për njëri-tjetrin, ata kanë nisur një luftë ndaj paragjykimeve.

“Nëse shqiptarët do ta dinin të vërtetën për këtë komunitet, gjendja do të përmirësohej shumë. Nëpërmjet edukimit dhe ndërgjegjësimit mund të krijohet një kulturë e respektit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve”, thotë Fatimja.

Bajram Ilazi, zyrtar për arsim në organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë (VORAE), thotë se nxënësit e pakicave etnike në Kosovë nuk mësojnë për historinë, kulturën e traditat e tyre në shkollimin e detyrueshëm në vend, sepse ato s’janë të përfshira në tekstet shkollore.

“Nxënësit askund nuk kanë mundësi të mësojnë se kush janë këto komunitete. Në libër të edukatës qytetare, aty përmendet se në Kosovë jetojnë edhe romë, boshnjakë, serbë, etj. Por, nuk mësohet për këto komunitete”, thotë Ilazi për REL-in.

Ai shton se kjo i bën fëmijët që vijnë nga pakicat etnike në Kosovë, të ndihen të pabarabartë dhe inferiorë ndaj fëmijëve të komunitetit shqiptar. E, për më tepër, thotë Ilazi, mungesa e përfshirjes së pakicave në tekste shkollore ndikon edhe te vetë shqiptarët.

“Në mungesë të këtyre [mësimeve], njoftimi i nxënësve me komunitetet minoritare mund të ndodhë në rrugë, ku shohin fëmijë [të pakicave etnike] duke pastruar xhamat e veturave ose si lëmoshëkërkues. Dhe kështu bëhet përfaqësim i gabuar i komuniteteve dhe forcohen paragjykimet”, thotë ai.

Edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit thonë se mësimet për kulturën dhe historinë e njëri-tjetrit ndihmojnë në luftimin e paragjykimeve. Në vitin 2023, ky institucion publikoi një raport lidhur me përmbajtjen e 47 teksteve shkollore që përdoren në klasat 1-9 në shkollat në Kosovë.

“Avokati i Popullit ka konstatuar se shumica e teksteve shkollore (me dy përjashtime) nuk përmbajnë gjuhë diskriminuese mbi baza gjinore, racore dhe fetare. Mirëpo, ka konsideruar se nuk janë paraqitur mjaftueshëm në figura e tekste të gjitha grupet diverse të shoqërisë kosovare”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit për REL-in.

Edhe ky institucion, edhe VORAE kanë kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) që të ndërmarrë masa për përfshirjen më të madhe të pakicave etnike në tekste shkollore. Ilazi thotë se ata kanë marrë premtime të shumta ndër vite se një gjë e tillë do të bëhet, por ende pa rezultat.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur MASHTI-n lidhur me këtë temë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. Ilazi thotë se kurrikula e arsimit në vend jep hapësirë për përfshirjen e pakicave etnike, por thotë se një gjë e tillë nuk parashihet as me projektligjin për tekste shkollore, i cili është aktualisht në shqyrtim në institucionet e Kosovës.

“Edhe Strategjia për Arsim, edhe Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali flasin që tekstet shkollore duhet t’i përfshijnë këto komunitete. Jemi në vitin 2024, 25 vjet pas luftës, dhe askund në tekste shkollore nuk flitet kjo gjë. Është për t’u çuditur, sikur të mos ekzistonim fare [pakicat etnike]”, thotë ai.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin akademik 2021/22 tregojnë se nga rreth 217 mijë nxënës në sistemin shkollor të detyrueshëm, rreth dhjetë mijë u përkasin pakicave etnike. Këtu nuk përfshihen ata që ndjekin mësimin në sistemin paralel serb.

Sipas regjistrimit të popullsisë të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë gati 1.8 milion. Prej tyre, rreth 25 mijë janë deklaruar si serbë, 19 mijë turq, 27 mijë boshnjakë, nëntë mijë romë, 15 mijë ashkali, 11 mijë egjiptianë dhe dhjetë mijë goranë.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton vendin si shtet multietnik. Qysh në nenin e tretë përcaktohet se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike”. Megjithatë, librat e historisë në shkollat e ciklit të mesëm të ulët nuk e reflektojnë këtë shumetnicitet të vendit.

Librat e historisë gjatë shkollimit të detyrueshëm nëntëvjeçar në Kosovë kanë për subjekt vetëm shqiptarët dhe ndodhitë e mëdha historike ndërkombëtare. Që nga mësimet për parahistori në klasë të gjashtë e deri te mësimet për sfidat globale aktuale, si pandemia COVID-19, në klasën e nëntë, komunitetet minoritare në Kosovë mbeten të përjashtuara nga tekstet e historisë.

“Fëmijët e pakicave nuk e dinë se kush janë, kur kanë ardhur, çfarë traditash kanë... Krijohet përshtypja sikur kanë ardhur këto vite në Kosovë e kur, në fakt, janë këtu me shekuj të tërë”, thotë Ilazi.

Mosnjohja e historisë dhe kulturës së njëri-tjetrit bën që të ketë më pak mirëkuptim dhe më shumë paragjykime mes pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme etnike, thotë Nexhat Ismajli, nga organizata kosovare Action for Nonviolensce and Peacebuilding (ANP).

“Kam dëgjuar se armiku definohet si personi që ne kurrë nuk e kemi takuar dhe nuk e kemi dëgjuar asnjëherë historinë e tij. Ne jetojmë në paqe, por sa është kjo paqe e qëndrueshme dhe sa është punuar nga sistemet edukative, përfshirë përmes teksteve shkollore, që të ulen paragjykimet? Mendoj që është bërë jashtëzakonisht pak”, thotë Ismajli.

Marrë nga REL

kosove shkolla pakica etnike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë