BOTA

Macron: Franca dhe aleatët janë të bashkuar për Ukrainën

n.f Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 22:59

Macron: Franca dhe aleatët janë të bashkuar për

UKRAINË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shqetësimet për sigurinë evropiane duhet të merren parasysh në çdo marrëveshje të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Qëndrimi i Francës dhe i aleatëve të saj është i qartë dhe i bashkuar. Ne dëshirojmë paqe në Ukrainë që do të ishte e qëndrueshme”, tha Macron përmes një postimi në X, pasi u takua me udhëheqësit e 19 shteteve, përfshirë të Kanadasë. Në takim, shumica nga ta morën pjesë përmes video-lidhjes.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka befasuar Bashkimin Evropian, duke thënë se është gati të rinisë diplomacinë me presidentin rus, Vladimir Putin, tre vjet pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainës. SHBA-ja dhe Rusia veçse kanë mbajtur një takim në Riad më 18 shkurt, në të cilin nuk u ftua Kievi, e as Evropa.

Macron mbajti një takim të ri për Ukrainën të mërkurën pasdite, në përpjekje për të koordinuar përgjigjen evropiane për atë që ai e ka cilësuar si “kërcënim ekzistencial” nga Rusia, pas ndryshimit të papritur të politikës amerikane.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe do të vazhdojmë të kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona për të ofruar paqe dhe siguri në Evropë”, tha Macron pas video-konferencës.

Por, ai tha se pjesëmarrësit – ku bënin pjesë krerët e shteteve apo qeverive të BE-së, por edhe të Islandës dhe Norvegjisë – theksuan se Ukraina duhet të përfshihet dhe “të drejtat e saj duhet të respektohen” në këtë proces.

Ata thanë se kërkohen “garanci të forta dhe të besueshme” në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje e qëndrueshme” dhe se “shqetësimet për sigurinë evropiane”, duhet të merren parasysh.

“Ne jemi të bindur për nevojën që të rriten shpenzimet tona të mbrojtjes e sigurisë dhe të rriten kapacitetet për Evropën dhe për çdo shtet tonin”, shtoi Macron.

Ndërkaq, përmes një postimi në X, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Macron e kishte informuar atë për takimin me udhëheqësit evropianë dhe të Kanadasë.

“Evropa ka nevojë për paqe të qëndrueshme dhe themeli i saj mund të jenë vetëm garancitë e sigurisë”, tha ai.

Mediat kanë raportuar se Macron pritet që javën e ardhshme të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky, ndërkaq tha se do të takohet me të dërguarin amerikan për Ukrainë dhe Rusi, Keith Kellogg të enjten, duke shtuar se shpreson për bashkëpunim “konstruktiv” me SHBA-në. Këto deklarata ai i bëri pasi Trump bëri reagimin më të ashpër ndaj Zelenskyt deri më tani, duke e quajtur “diktator pa zgjedhje”.

Po ashtu, Trump ka lënë të kuptohet se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës më 2022. Franca është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës që kur ka nisur lufta. Macron veçse kishte mbajtur një samit për Ukrainën. Në Paris, të hënën ai mblodhi udhëheqësit evropianë, përfshirë ata nga Gjermania, Britania, Italia, Polonia, Holanda, por edhe shefat e NATO-s dhe BE-së për bisedime urgjente, por disa shtete më të vogla, sikurse Rumania dhe Republika Çeke raportohet se janë shqetësuar se nuk ishin ftuar në takim.

Në takimin e 19 shkurtit, presidenti në detyrë i Rumanisë, Ilie Bolojan, dhe kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, ishin prezentë në takimin në Paris, tha Presidenca franceze. Udhëheqësit nga Lituania, Qiproja, Finlanda, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Estonia, Greqia, Irlanda, Islanda, Letonia, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Sllovenia dhe Republika Çeke iu bashkuan takimit përmes video-lidhjes. Hungaria dhe Sllovakia, kryeministrat e të cilave shihen si të afërt me Putinin, por edhe anëtarja e NATO-s, Turqia, nuk ishin në listën e të ftuarve për takimin e 19 shkurtit./REL

emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë