BOTA

Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze zemra e Evropës

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2024, 22:09
Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze zemra e Evropës
Macron

GJERMANI- Emmanuel Macron dëshiron t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve me Gjermaninë, me vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në 24 vjet.Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Berlin me bashkëshorten e tij Brigitte për një vizitë shtetërore treditore. Presidenti Macron dhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, theksuan në fillim të takimit të tyre rëndësinë e marrëdhënieve midis Francës dhe Gjermanisë për Evropën.

"Marrëdhëniet gjermano-franceze janë qendrore për Evropën, ato janë të nevojshme që Evropa të ecë përpara”, tha Macroni të dielën pasdite gjatë një debati me Steinmeier në Festën e Demokracisë, që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin.  

Macroni është i vetmi i huaj i ftuan në Festën e Demokracisë në Berlin. Sipas Zyrës së Presidentit Federal, qëllimi ishte të theksohej e veçanta e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Francës.    

"Kur Gjermania dhe Franca janë dakord, shumë gjëra ende mund të arrihen në Evropë”, tha Steinmeieri. Presidenti i Gjermanisë theksoi se festimi i 75-vjetorit të Ligjit Bazë së bashku me Macron është gjithashtu "provë e thellësisë së miqësisë gjermano-franceze". "Ne duam ta bëjmë këtë vizitë një festë të vërtetë”, tha Presidenti Federal.

Në mesditë, kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi aleancën e ngushtë me Presidentin francez në disa projekte kyçe të BE. Në dialogun me qytetarët në Festën e Demokracisë, Scholzi tha se kishte krijuar një "aleancë" me Macron-in për të nisur një bashkim funksional të tregjeve të kapitalit në BE. Objektivi kryesor është të sigurohet që paratë e kursyera në Evropë të investohen më shpejt dhe më shumë në vendet e BE.      

Macroni paralajmëron për rrezikun nga forcimi i nacionalistëve

Macroni paralajmëroi në Berlin për rrezikun që paraqet forcimi i nacionalistëve në Evropë. "Po të kishin qenë ata në pushtet, ne nuk do të kishim vaksina (...) dhe do të kishim braktisur Ukrainën për të mbështetur Rusinë," tha ai, duke iu referuar pandemisë së koronavirusit dhe fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Ka një "magjepsje me autoritarizmin", paralajmëroi Macroni. "Jetojmë në një moment ekzistencial në Evropë," shtoi ai. "Unë sinqerisht besoj se Evropa mund të vdesë," theksoi Macroni.

Macron i quajti marrëdhëniet gjermano-franceze qendrore dhe 'zemrën e Evropës'. Ai kundërshtoi përshtypjen se motori gjermano-francez i Evropës ka ngecje. "Kjo nuk është e vërtetë. Ne po avancojmë," tha presidenti, sipas përkthimit zyrtar.   

Në një sesion pyetje-përgjigje në mediat sociale me të rinjtë këtë muaj, Macroni i kërkoi Scholz-it ndihmë, kur u pyet nëse "çifti" franko-gjerman ende funksiononte. "Përshëndetje të dashur miq, rroftë miqësia franko-gjermane!" tha Scholzi në frëngjisht në një video të Macronit në platforën X. "Faleminderit Olaf! Jam shumë dakord me ty," u përgjigj Macroni në gjermanishte të qartë.  

Në mbrëmje, Steinmeieri do të organizojë një banket shtetëror për Macronin në Pallatin Bellevue, ku do të marrë pjesë edhe kancelari Olaf Scholz. Steinmeier do të presë presidentin francez me nderime ushtarake. Të dy krerët e shteteve do të shpallin gjithashtu në mënyrë simbolike fillimin e verës sportive gjermano-franceze, e karakterizuar nga Kampionati Evropian i Futbollit dhe Lojërat Olimpike.

Vizita e parë e Macronit në Lindje të Gjermanisë

Macroni mbërriti në Gjermani në orët e para të pasdites, për vizitën e tij shtetërore treditore, e cila do ta çojë edhe në Dresden. Kjo do të jetë vizita e parë e Macronit në landin e Saksonisë, një nga pesë lindore gjermane, veç Berlinit. Të hënën, Macroni do të mbajë një fjalim para të rinjve përpara Frauenkirche në Dresden dhe të martën ai do të marrë Çmimin Ndërkombëtar të Paqes Vestfalike në Münster, përpara se të takohet me kancelarin Olaf Scholz (SPD) dhe me ministra të të dy qeverive në Pallatin Meseberg, pranë Berlinit.

Kjo është vizita e parë zyrtare shtetërore e një presidenti francez në Gjermani pas 24 vjetësh dhe vetëm e gjashta në histori. Në maj të vitit të kaluar, Macron e shtyu vizitën shtetërore për shkak të trazirave në Francë.

Marrë nga DW

macron france gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë