BOTA

"Mama, jam e lodhur, dua të vdes"! Histori të trishta nga Gaza, 8-vjeçarja humbi flokët nga stresi i luftës: Do t’i lë të më rriten në Parajsë! E mbaj pasqyrën sepse dua t'i kreh (VIDEO)

e. d Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 17:32

"Mama, jam e lodhur, dua të vdes"! Histori të trishta

GAZA- Sama Tubail jo vetëm që ka humbur thuajse çdo fije floku në kokë, por edhe një pjesë të fëmijërisë së saj. Mjekët thonë se flokët Samas ranë nga shoku i nervozizmit, i shkaktuar nga trauma që ajo kaloi, sidomos pasi shtëpia e fqinjëve të saj në Rafah, u sulmua me raketë gushtin e vitit të shkuar. Si pasojë e rraketave izraelite tetë vjeçarja shikohet në pasqyrë, jo me vetëkënaqësi, por me trishtim.

“Dua të kreh flokët sërish”, thotë ajo, por nuk mund ta përjetojë as këtë gëzim të vogël, të përditshëm, pasi nuk i ka mbetur asnjë fije.

"Jam shumë e trishtuar që nuk kam asnjë fije floku për të krehur me furçën time. Unë e mbaj pasqyrën sepse dua të kreh flokët. Unë me të vërtetë dua t'i kreh flokët përsëri," tha Sama për CNN. 

Sama para 7 tetorit 2023 kishte flokë të gjatë dhe luante jashtë me miqtë e saj në Jabalya të Gazës veriore. Por që atëherë, Sama dhe familja e saj kanë qenë në mesin e 1.9 milionë palestinezëve të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke ikur së pari në rajonin jugor të enklavës Rafah nën urdhrat e ushtrisë izraelite.

Alopecia e saj nuk është rezultat i kimioterapisë apo ndonjë sëmundje fizike, por mjekët besojnë se është për shkak të stresit të luftës dhe statusit të refugjatit, pasi ajo dhe familja e saj dhe 1.9 milionë palestinezë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Sama, ishte një vajzë e vogël krejtësisht e shëndetshme, derisa pa shtëpinë e fqinjëve të tyre duke u bombarduar nga avionët izraelitë, në atë moment ajo filloi të humbiste flokët e saj. Shëndeti i saj mendor u përkeqësua deri në atë pikë sa nuk donte më të dilte nga shtëpia, ose dilte gjithmonë e veshur me një fashë rozë.

“Mami, jam e lodhur. Dua të vdes dhe t’i lë flokët të më rriten në Parajsë”, i thotë vajza nënës së saj.

Me lot në sy dhe e trishtuar Sama tha: "Shtëpia jonë u bombardua dhe brenda saj kishte kaq shumë kujtime - fotot e mia, certifikatat e mia. Kisha fustane dhe kaq shumë sende, por shtëpia u shkatërrua dhe unë nuk kam mundur ta shoh atë që atëherë".

Edhe pas armëpushimt në vend, flokët e saj nuk u rritën dhe ajo pyet veten nëse do të ndodhë ndonjëherë.

“Sa herë që flokët fillojnë të më rriten, i shikoj me shpresë, por më pas bien përsëri”, tha ajo.

Nëna e saj shpjegoi se Sama ndihet e turpëruar që nuk ka flokë, madje edhe para motrave të saj, dhe ndjen se nuk mund ta rifillojë jetën e saj derisa ajo të rritet sërish.

"Sama gjithmonë më thoshte 'dua të shkoj në veri për të gjetur rrobat dhe kujtimet e mia'," tha nëna e saj.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, që nga qershori i kaluar, pothuajse të gjithë fëmijët në Gaza ( 1.2 milionë ) kanë nevojë për mbështetje psikologjike, pasi kanë qenë të ekspozuar ndaj ngjarjeve traumatike. Ose, siç tha zëdhënësi i organizatës Tom Fletcher, një brez i tërë është traumatizuar. Fëmijët janë vrarë, janë të uritur dhe kanë vdekur nga të ftohtit. Disa u vranë para se të lindnin, së bashku me nënën e tyre shtatzënë.

Izraeli nisi një luftë në Gaza pasi militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë 1200 njerëz kryesisht civilë, sipas autoriteteve izraelite, dhe duke rrëmbyer më shumë se 250. Ofensiva ushtarake e Izraelit, e ndërprerë për gati dy muaj nën një marrëveshje të brishtë armëpushimi, ka vrarë më shumë se 48, fëmijë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë