BOTA

Maqedonia e Veriut: Komision historik në një mision shumë të vështirë

I.A Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 10:04

Maqedonia e Veriut: Komision historik në një mision shumë të

SHKUP- Njoftimi i sotëm i kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski se në të ardhmen do të ketë ndryshime në Komisionin e Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka shkaktuar reagime të shumta në Bullgari. Në fokus është deklarata e kryeministrit se Komisioni nuk i ka përmbushur pritjet dhe nuk ka qenë mbrojtës i interesave kombëtare të popullit maqedonas.

"Mickoski do ta zhvlerësojë plotësisht Komisionin historik me Bullgarinë”, thuhet në titullin e portalit Mediapool. "Mickoski dhe partia e tij VMRO-DPMNE kanë pasur një fushatë të fuqishme antibullgare, ndërsa tani duan ta ndryshojnë Komisionin (...) Në muajt e fundit, Komisioni ka ndërprerë mbledhjet, por edhe më parë ka pasur shumë pak përparim”. Puna e Komisionit mbetet e lidhur ngushtë me situatën politike në të dy vendet”, shkruan portali.

Mediapool komentoi se "Mickoski është në rrugën e bllokimit të marrëdhënieve me Bullgarinë dhe në rrugën e bllokimit të integrimit evropian të vendit të tij, pasi më herët ai refuzoi të hyjë në bisedime me qeverinë zyrtare të Bullgarisë dhe deklaroi se do të presë një qeveri të re atje".

Problemet me bullgarët në MV

"VMRO-DPMNE nuk i përkrah ndryshimet kushtetuese që duhet të përfshijnë bullgarët në Kushtetutën e vendit. Është një nga kushtet për të nisur negociatat për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thekson Mediapool.

Ndërsa televizioni bullgar BTV transmeton deklaratën e Gorgiev se ai nuk do të komentojë qëndrimin politik, apo mendimin personal të një politikani. Por fakt është që mandati i anëtarëve do të përfundojë së shpejti.

Ai saktësoi se mandati i tyre skadon më 15 shtator dhe akoma nuk dihet nëse do të vazhdohen. Ndërsa për datën 18 shtator është parashikuar mbledhja e re e Komisionit për Çështje Historike në Shkup, së bashku me historianët bullgarë. Ditët e fundit ambasadori bullgar në Shkup – Angel Angelov u takua me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Ai tha se "qeveria e re në Bullgari do të jetë e gatshme për dialog, por jo për negociata të reja”, kujton BTV.

Angelov theksoi se marrëveshjet duhet të fillojnë të zbatohen. "Ne nuk mund të ndryshojmë gjeografinë, do bë mbetemi fqinj. Duhet të kemi komunikim intensiv, përfshirë këtu edhe Komisionin historik”, tha Angelov.

Puna e Komisionit shpeshherë ka qenë në shënjestër të kritikave nga anëtarët bullgarë, ndërsa ata me përvoja të mëparshme politike kanë dhënë shpesh edhe komente politike, si për shembull bashkëkryetari i Komisionit Angel Dimitrov (më parë diplomat), i cili tha se Maqedonia e Veriut nuk po sillet si kandidate për anëtarësim në BE, ose siç pretendonte shpesh ai - se "ekipi maqedonas në Komisionin po punon nën presionin politik".

Ivan Ilçev, anëtar i Komisionit, në një intervistë për "24 Casa” (24 orë) në mes të gushtit foli jo për punën e Komisionit, por për kushtet e brendshme në MV, për Korridorin 8 dhe për qëndrueshmërinë e shtetit. "Në një mënyrë apo tjetër, MV është një vend tepër i izoluar. Nuk e di nëse bullgarët e dinë se cili është territori i fqinjit tonë jugperëndimor - me 26.000 kilometra katrorë - që është më shumë se katër herë më i vogël se Bullgaria. Ndërsa në pjesën veriperëndimore të vendit popullata dominuese është me origjinë shqiptare, që nuk ndjen asnjë lidhje me qytetarët maqedonas”, thotë Ilçev.

Ai paraqiti edhe dy shembuj për të ilustruar situatën. "Para 3-4 vitesh isha në mbledhjen e rregullt të universiteteve ballkanike që u mbajt në Tetovë – një nga qendrat shqiptare të komunitetit shqiptar. Më pas erdhi rektori i Universitetit të Bukureshtit dhe më pyeti - si është e mundur të valojnë flamujt e një shteti të huaj në MV - në Bukuresht kjo nuk mund të ndodhë kurrë”, thotë Ilçev.

Shembulli i dytë ka të bëjë me takimin e tij me një shitëse të re (Shqiptare) që nuk dinte gjuhën maqedonase. "Mendoj se ka një brez të ri që nuk flet dhe nuk e kupton gjuhën zyrtare të vendit, një brez që nuk ndihet i detyruar ndaj vendit. Nuk e shoh se si mund të mbahet kjo gjendje. Është shumë keq nëse prishet, sepse ka pasoja shumë të rënda gjeostrategjike për ne. Shpresojmë që ata të gjejnë një sistem të tolerancës reciproke”, tha Ilçev.

Anëtarët maqedonas të Komisionit deri tani nuk kanë bërë deklarata që shkojnë përtej mandatit të tyre. Ata folën ekskluzivisht për punën e Komisionit. Por ata janë në një pozitë të vështrë: Ata u kritikuan se "u dorëzuan" dhe se dëgjoheshin vetëm deklaratat e anëtarëve maqedonas si të "të palëkundur".

Tri mbledhje të Komisionit janë mbajtur këtë vit. Por akoma po flitet për mesjetën, përkatësisht për përmbajtjen e teksteve të historisë për klasën e gjashtë në Bullgari dhe për klasën e shtatë në MV, që trajtojnë atë periudhë. Por as për këtë periudhë nuk ka përparime në tekstet shkollore. Deri më tani janë miratuar vetëm rekomandimet për tekstet e historisë për periudhën antike, të cilat i referohen teksteve shkollore për klasën e pestë në Bullgari dhe për klasën e gjashtë në MV./DW

hristijan mickoski angel angelov

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë