BOTA

U arrestua në Francë, themeluesi i Telegram mbetet në paraburgim

M.B. Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 22:15
U arrestua në Francë, themeluesi i Telegram mbetet në paraburgim
Pavel Durov

FRANCA- Pavel Durov, drejtuesi i aplikacionit për shpërndarjen e mesazheve Telegram, mund të mbahet në paraburgim deri të mërkurën. Prokurorët francezë njoftuan se kanë siguruar kohë shtesë për ta marrë në pyetje. Ndërkaq, një zyrtar i lartë rus, aleat i Presidentit Vladimir Putin ka thënë se dyshon se Uashingtoni ka ndikuar për ndalimin e zotit Durov.

Miliardieri i lindur në Rusi është arrestuar në Francë gjatë fundjavës në kuadër të hetimit mbi krimet që kanë lidhje me shpërndarjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve, trafikimit të drogës dhe mashtrimeve që bëhen me transaksione në ‘Telegram’, sipas prokurorëve francezë. Të martën, zëdhënësi i prokurorit publik tha se vendimi për mbajtjen në paraburgim të zotit Durov është shtyrë për 48 orë të hënën.

Aplikacioni për shpërndarjen e mesazheve, që analistët e përshkruajnë si një fushëbetejë virtuale, është shfrytëzuar masivisht nga të dyja palët e përfshira në luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Ajo shfrytëzohet shumë edhe nga kanalet që shpërndajnë propagandë. Pa ofruar dëshmi, udhëheqësi i Dumës, dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin tha se Shtetet e Bashkuara, përmes Francës, po bëjnë përpjekje që të ushtrojnë kontroll mbi ‘Telegramin’.

“Telegrami është një nga platformat e pakta dhe të njëjtën kohë më të mëdhatë të internetit mbi të cilat Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndikim”, shkroi zoti Volodin përmes një postimi.

“Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve presidenciale amerikane, është e rëndësishme për (Presidentin Joe) Biden që ta fusë ‘Telegramin’ nën kontroll”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente lidhur me arrestimin e zotit Durov. Me rreth 1 miliardë përdorues, ‘Telegrami’ e prezanton veten si parajsë të lirisë së shprehjes dhe për disidentët politikë. Ai shfrytëzohet më së shumti në Rusi, Ukrainë dhe ish republikat e Bashkimit Sovjetik.

Ndërsa miliona përdorues të aplikacionit e pëlqejnë atë për shkak se është i lehtë për tu përdorur, ai shfrytëzohet gjerësisht nga përkrahës të së djathtës së skajshme, nga ata që propagandojnë kundër vaksinimit, si dhe nga lëvizjet konspiracioniste.

Presidenti francez Emmanuel Macron, që njihet si përdorues i shpeshtë i aplikacionit tha se arrestimi nuk ka të bëjë me çështje politike. Pasi Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë në vitin 2022, ‘Telegrami’ u bë burimi kryesor i informacionit nga të dyja palët e përfshira në konflikt. Shpesh publikimet aty janë të pafiltruara dhe me përpjekje mashtrimi./ VOA

pavel durov

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë