foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi do të zhvillojë të mërkurën (15 janar) një konferencë për media lidhur me vdekjen e Liridona Ademajt. Kjo e fundit u ekzekutua në makinë në nëntor të 2023, ndërsa porositësi i vrasjes së saj dyshohet se është bashkëshorti, Naim Murseli.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ju fton të merrni pjesë në konferencën për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila do të mbahet me datë 15.01.2025 me fillim nga ora 10:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, Salla e Konferencave, Kati 0”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë edhe pse ka kaluar mbi një vit nga vrasja e saj dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka ngritur aktakuzë për ngjarjen, pasi hetimet vazhdonin ende. Më 24 tetor të 2024, Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi se e ka zgjatur paraburgimin ndaj të dyshuarve edhe për dy muaj.
Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.
Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media.
vrasja e liridona ademajt prokuroria themelore e prishtinës
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
13 Janar11:51
FOTO/ Hapet zyrtarisht dhoma e parë e konsumit më të sigurt të drogës në Britani, ja për çfarë do të shërbejë dhe si do të funksionojë
foto ilustruese
BRITANI- Dhoma e parë e konsumit më të sigurt të drogës në Mbretërinë e Bashkuar ka hapur dye...
r.ll
BOTA
13 Janar11:50
I ngatërruan me anëtarët e bandave kriminale, ushtria në Nigeri vret gabimisht 16 civilë
foto ilustruese
NIGERI- Të paktën 16 civilë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë Zamfara janë vrarë gabimisht...
n.f
BOTA
13 Janar11:35
Belgjika në grevë, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me tren
Foto ilustruese
BELGJIKË- Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, pasi punonjësit e trafikut ajro...
BOTA
13 Janar11:32
Energjia elektrike në Gjermani më e shtrenjta në Evropë, politikanët po kërkojnë një zgjidhje
Foto ilustruese
GJERMANI- Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndon si konsumatorë...
n.f
BOTA
13 Janar08:10
10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, mes tyre edhe 4 anëtarë të një familjeje
Brazil
BRAZIL- Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë dhjetë persona n&eu...
n.f
BOTA
13 Janar08:10
Dronët e rinj rrisin fuqinë e Rusisë në Ukrainë
Foto ilustruese
RUSI- Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një mjet i r...
r.ll
BOTA
13 Janar08:07
"Gjermania dhe Franca ende pa një qeveri të qëndrueshme", DW: Pak para inaugurimit të Trump si president, motori i BE ka ngecur
foto ilustruese
BRUKSEL- Shumë kohë përpara zgjedhjes si president, Donald Trump i kërcënoi evropianët: Ai do ...