BOTA

"Masat ndaj Kosovës, të padrejta dhe joevropiane", DW: Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit BE-Ballkan

r.ll Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 12:24
"Masat ndaj Kosovës, të padrejta dhe joevropiane", DW:
von der leyen, osmani

BRUKSEL- Në deklaratën e përbashkët të liderëve të BE-së dhe e përshtatur edhe nga liderët e Ballkanit Perëndimor nga Samiti BE-BP të mërkurën, theksohet qartë se "e  ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, por njëkohësisht vendeve të rajonit iu kërkohet që të zgjidhin mospajtimet mes tyre. Vetëm në këtë mënyrë thuhet në deklaratë  "përshpejtohet procesi i zgjerimit”.

Nuk duhet të ketë më vonesa në zbatimin e marrëveshjeve

Në veçanti në deklaratë, Kosovës dhe Serbisë i kërkohet që të avancojnë në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre duke i përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu, të cilin e lehtëson vetë BE-ja. "Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja u bën ftesë të gjithë partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, thuhet në tekstin e deklaratës.

Osmani: Masat ndaj Kosovës, të padrejta dhe joevropiane

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani, që mori pjesë në samitin BE-BP, publikoi një deklaratë të enjten 19.12 nga zyra e saj, ku thuhet se samiti "BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin”, duke treguar se çfarë theksoi në takim. "E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm. Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe joevropiane”, thuhet në deklaratën e Osmanit. Ajo tërheq vërejtjen, se "nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”.

"Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë', ka theksuar Osmani. Që para fillimit të Samitit BE-BP, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kritikoi Bashkimin Evropian se është i "padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e tij, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok”.

Mediet në Prishtinë ndërkaq, publikojnë një letër që Presidentja Vjosa Osmani, u ka dërguar vendeve anëtare të BE-së duke shprehur rezerva me deklaratën BE-Ballkani Perëndimor pasi që sipas letrës, "nuk dënohen aktet terroriste në veri të Kosovës”. Në letrën e Osmanit, thuhet se Kosova "shpreh zhgënjimin e saj pse Deklarata nuk dënon aktin e agresionit dhe terrorizmit ndaj Kosovës, të kryer më 24 shtator 2023 nga grupi paramilitar dhe terrorist, me mbështetje logjistike dhe politike nga Serbia”. Po ashtu në letrën e Osmanit tërhiqet vërejtja se, "Kosova i ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve në veri dhe përkundër kësaj nuk janë hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës, e në anën tjetër nuk janë ndërmarrë masa ndaj Serbisë për aktet e përsëritura të agresionit”.

Von der Leyen: Duhet unanimitet në Këshill

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencë për mediat pas samitit në pyetjen në lidhje me kritikat e Osmanit tha, se  "Komisioni Evropian është i gatshëm për të përgatitur opinionin për statusin kandidat për Kosovën si dhe të heqë masat, por për këtë duhet unanimitet në Këshill”.

"Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë e Këshillit për të dalë me opinion. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati. E njëjta vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht gati t'i heqim masat, por edhe këtu na duhet unanimiteti i vendeve anëtare të cilin tani nuk e kemi, por po punojmë shumë që ta marrim, sepse gjithsesi është me rëndësi që edhe Kosova të lëvizë përpara", tha Von der Leyen. Deklarata nga ky Samit është përpiluar nga Bashkimi Evropian dhe është pritur që të përshtatet edhe me liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor./DW

vjosa osmani samiti be-ballkani perendimor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë