Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke e finalizuar raportin rreth hapave që ka marrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të bllokut evropian, dhe se aty do të përfshihen edhe operacionet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.
Më 20 maj, autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që ka rezultuar me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si masë për vendosjen "e rendit dhe ligjshmërisë", janë konfiskuar prova të ndryshme, përfshirë para.
Vendet anëtare të BE-së, kanë kërkuar javë më parë që Borell të përpilojë sa më shpejt një raport, për të kuptuar se çfarë ka bërë Kosova drejt përmbushjes së kushteve për t’ia hequr masat e vendosura. Shumica e vendeve anëtare kanë propozuar që masat të hiqen tërësisht, ndërsa disa shtete që të hiqen gradualisht. Por, para se të marrin vendim, ato kanë kërkuar edhe vlerësimin e Borrellit.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet diplomatike se për shkak të zhvillimeve rreth mbylljes së objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, është kërkuar që këto veprime të merren parasysh në raportin e Borrellit. Njëjtë ka thënë edhe Stano më 28 maj.
“Masat ishin vendosur si pasojë e veprimeve të pakoordinuara dhe të njëanshme të Kosovës, që sollën deri te përshkallëzimi i situatës. Masat ishin vendosur me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Natyrisht, gjithçka që ka ndikim negativ në terren, dhe në përpjekjet për shtensionim, është duke u marrë parasysh dhe është duke u përfshirë në raport“, ka thënë ai.
Edhe Shtetet e Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian, kanë thënë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës kanë qenë të “njëanshme dhe të pakoordinuara”.
Në bazë të fjalorit që ka përdorur zëdhënësi i BE-së, duke paraqitur qëndrimin e Bashkimit Evropian - diplomatët vlerësojnë se tani do të jetë më vështirë që të propozohet heqja e masave ndaj Kosovës. Megjithatë, disa vende anëtare janë ende në pritje të raportit. Bashkimi Evropian ka vënë masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë, me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në maj të vitit të kaluar në veri të vendit. Në atë kohë, serbët lokalë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Në rritje e sipër të tensioneve, serbët lokalë janë konfrontuar me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë./ REL
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. BELGJIKA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zele...
Foto ilustruese SPANJA- Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja e ka njohur zyr...
Foto ilustruese KOSOVË - Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja e ka njoh...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez MADRID- Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë ...
Ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski. POLONI - Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trup...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të mart&eu...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për “Financial Times”, se...
Pamje nga kamerat e sigurisë GREQI - Pamjet nga një grabitje e dështuar në Greqi kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë 2...
Foto ilustruese GREQI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, mbrëmjen e kaluar. Një burrë ...
Josep Borrell BRUKSEL- Bashkimi Evropian ra dakord në parim të hënën për të ringjallur një mision civil të vetin n&...